Author: Hamdi Kumanova

LSDM kërkon që kryetarja Danella Arsovska ta pranojë vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili dje ka pranuar iniciativën për dorëzimin e letrave kredenciale për projektin për rikonstruimit të Sallës Universale në Ministrinë e Kulturës. Nga partia thonë se Arsovska duhet të përgatisë vendimin në afat prej 7 ditësh. “Salla Universale është simbol i Shkupit, simbol i solidaritetit dhe pas rindërtimit duhet t’u kthehet qytetarëve si objekt i rëndësishëm përfaqësues në kryeqytet, theksojnë nga partia në pushtet. Këshilli i Qytetit të Shkupit me 26 vota “për” e pranoi iniciativën për dorëzimin e përkohshëm të autorizimeve për rikonstruimin e…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Summer Click në TV21 tha se po u shkon mirë partneriteti me Aleancën për Shqiptarët. “Ne jemi në koalicion me ASH-në, në partneritet, sepse jemi së bashku në Qeveri, në Kuvend, përfaqësojmë shumicën parlamentare në Kuvend, marrëdhëniet janë shumë korrekte, me respekt të ndërsjellë, me mirëkuptim të ndërsjellë. Kauza për të cilën jemi bërë bashkë është tejet e madhe, që është mbi interesin e partive tona respektive, kështu që uroj që të kemi sukses për të cilin jemi bërë bashkë”, tha Ademi. Ademi nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë…

Lexo më Shumë

Alberto Nunez Feijoo, politikani konservator për të cilin sondazhet thonë se do të bëhet kryeministri i radhës i Spanjës, dëshiron ta sjellë ndër mend se ai është thjesht një “djalosh i butë fshati” nga pjesa rurale veriperëndimore e vendit. Një njeri i përulur, i çiltër, madje i bezdisshëm, siç i pëlqen atij ta përshkruajë veten.Kandidati i Partisë Popullore Konservatore (PPK) për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, është kryesisht i panjohur jashtë Spanjës, por ai ka qenë lideri më i fuqishëm rajonal i vendit deri tani këtë shekull.Feijoo nuk ka humbur në zgjedhje kurrë.Feijoo ka qenë një “buldozer” politik gjatë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person. Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ndërkaq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. “Dhunim. Gjakovë 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raport. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Lexo më Shumë

Dje (20-korrik) rreth orës 15:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 31-vjeçarin N.K. nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirjen e drejtpërdrejtë të tij në prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër N.K. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Dje (20-korrik) rreth orës 16:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë privuar nga liria 45-vjeçarit A.D. nga Gostivari, i cili gjysmë ore më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht, si dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj antarëve tjerë të familjes. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.TS

Lexo më Shumë

Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të Kuranit në Suedi. Disa u përgatitën për demonstrata në rrugë pas lutjeve të mesditës, për të shprehur zemërimin e tyre. Në Iran, Irak dhe Liban, protestuesit planifikuan demonstrata pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian që jetonte në Stokholm shkelmonte dhe qëndronte mbi një Kuran, librin e shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Irakut. Kryeministri i Irakut Shia al-Sudani ka urdhëruar dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë të Irakut nga Suedia.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin ukrainas Vadym Prystaikon që shërben në Mbretërinë e Bashkuar. Nga njoftimi që ka ardhur nga Kievi, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin, shkruan Skynews. Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku 2020. Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Lexo më Shumë

Ata që konsumojnë ushqimin para orës 8 të mëngjesit, janë më të fituarit, sipas një studimi nga Instituti i Shëndetit Publik të Barcelonës (ISGlobal) të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë. Por ky lajm nuk është i këndshëm për ata që e lënë mëngjesin për më vonë. Ekipi hulumtues, në bashkëpunim me shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore të Francës (INSERM), hetuan lidhjen midis shpeshtësisë së vakteve, kohës dhe incidencës së diabetit të tipit 2 në 103,312 të rritur (79% gra) nga studimi i grupit francez NutriNet-Santé. Pjesëmarrësit plotësuan të dhënat dietike të ushqimit dhe pijeve të…

Lexo më Shumë

Fenerbahce ka shprehur interesim për shërbimet e Mërgim Vojvodës.Mbrojtësi i krahut kosovar aktualisht është pjesë e Torinos dhe njëri nga titullarët.Sipas mediave italiane, klubi i madh turk ka shprehur interesimin për transferimin e tij.Klubi turk ka kontaktuar Torinon dhe bisedimet për një transferim potencial kanë nisur.

Lexo më Shumë

Raketat ruse goditën magazinat e grurit në Odesa gjatë natës, duke shkatërruar tonelata të korra në depo, ndërsa forcat e Moskës shënjestruan qytetin port jugor për natën e katërt radhazi, tha një zyrtar ushtarak ukrainas.Në një postim në Telegram të premten, Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale të Odesës, tha se sulmet u kryen me raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi, shkruan CNN. “Për fat të keq, ka goditje në terminalet e grurit të një ndërmarrje bujqësore në rajonin e Odesa. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb,” tha ai.Dy persona u plagosën në sulmet,…

Lexo më Shumë