Pushimet verore kanë ardhur dhe kjo do të thotë se së shpejti do të përmbytemi me kërkesa nga prindërit që pyesin nëse fëmijët e tyre mund ta shohin kabinën. Por ka disa rregulla për ta bërë këtë që shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm që mund t’i lënë ata dhe fëmijën e tyre të zhgënjyer kur në fund duhet të themi jo. Në blogun e kësaj jave për Sun Online Travel, do të zbuloj se kur mundeni dhe kur nuk mund ta shihni kabinën, në mënyrë që të mund të merrni atë pamje të rëndësishme të fëmijës suaj me pilotin.…
Author: Hamdi Kumanova
Greqia po përjeton një nga javët më të nxehta të korrikut në 50 vitet e fundit ndërsa temperaturat përvëluese do të vazhdojnë edhe për të paktën një javë më shumë. Autoritetet greke iu kanë kërkur qytetarëve të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin sa më shumë të jetë e mundur daljet jashtë, teksa vendet turistike do të qëndrojnë të mbyllura. Deri të dielën, atraksionet turistike, përfshirë edhe Akropolin nuk do të presin turistë deri në 17:30 me orën lokale. Gjatë ditës, temperaturat do të kapin 44 gradë celcius për rreth 6, 7 orë, shifra rekord për shtetin…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Burgun e Shutkës dje ka pasur rrahje masive mes të burgosurve, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar me lëndime dhe është dërguar në spital. “Sot, në ora 03.10 në SPB Shkup nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth orës 02:30 në burg ka pasur rrahje mes disa të burgosurve, ku njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.
Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë zhvilluar intervistë zyrtare me tre të mitur nga Gostivari, të cilët pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve janë identifikuar se me datë 10.07.2023 kanë shkruar disa grafite me përmbajtje kërcënuese në katër objekte banesore dhe një trafostacion në rrugën “Mara Ugrinova” dhe “Goce Dellçev”. Ata e kanë pranuar krimin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse./SPB Tetovë
Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa lundruese” në Detin e Verdhë, ndërmjet Kinës dhe Gadishullit Korean, të shtunën, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut. Provokimi i fundit i Phenianit vjen teksa shqetësimet po rriten për vendndodhjen dhe mirëqenien e një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili bëri një kalim të paautorizuar në territorin e Koresë së Veriut, më herët gjatë javës, ndërsa regjimi i izoluar deri tani ka heshtur rreth incidentit. Lëshimet e së shtunës janë vetëm të fundit në një varg të tillësh nga Pheniani, dhe vijnë teksa Seuli dhe…
Shiu i rrëmbyeshëm, i kombinuar me erëra të forta dhe bubullima, përfshiu rajonet e Serbisë dhe Bosnjës vonë të premten. Stuhia e verës, e dyta këtë javë , ka shkaktuar lëndime te disa njerëz e gjithashtu edhe dëme materiale, raportoi AP. Më e goditura ishte Novi Sadi në Serbinë veriore, ku stuhia ka shkatërruar çatitë e ndërtesave dhe dëmtoi pemët. Stuhia solli gjithashtu kaos në Bosnjën fqinje, me dëme materiale të raportuara në veri të vendit. Zyrtarët në kryeqytetin, Sarajevë, paralajmëruan banorët që të qëndrojnë brenda.
Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serisë A dhe t’i shtohet legjionarëve të tjerë që aktivizohen në Itali. Ish-lojtari i Partizanit aktualisht aktivizohet në Skoci te Aberdeen, aty ku është shndërruar në një element thelbësor për skuadrën. Si rrjedhojë, performancat e Ramadanit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe së fundmi nga Italia raportojnë se është klubi i Leçes që ka nisur nga puna për të nënshkruar me 27-vjeçarin. Klubi nga Puglia, pjesë e të cilit është edhe Kastriot Dermaku është gati të shpenzojë deri në 1 milionë për shërbimet…
Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, janë alarmi i fundit për institucionet që të ndërmarrin masa serioze për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe largimin e ndikimit politik ndaj gjyqësorit, thonë njohësit e çështjeve juridike në Maqedoninë e Veriut. Më 19 korrik, SHBA-ja e futi në listën e zezë biznesmenin Jordan Orce Kamçev, për të gjitha veprat korruptive që dyshohet t’i ketë bërë nga viti 2000 e këndej. Vetëm një ditë më herët, në listën e zezë u përfshi edhe “Cytrox”, një kompani maqedonase vëzhgimi me bazë në Hungari, e dyshuar për veprimtari spiunazhi duke…
Arsimi Profesional, është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë të rinjve një mundësi punësimi “të sigurt” dhe për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës. Në fund të këtij viti akademik, rreth 18.500 të rinj studiuan në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore, në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jepen mbi 2 500 bursa studimi deri në 7 320 lekë për të…
VMRO-ja opozitare ka akuzuar pushtetin dhe kryeministrin Kovaçevski se po pêrgjon në mënyrë të palejuar qytetarët e vendit, përcjell KlanM. Edhe Prokuroria, sipas VMRO-së, prej një jave po hesht për skandalin e softuerit Predator, i cili synon të përgjojë qytetarët. Partia e Mickoskit, siç përcjell KlanM, pyet kryeministrin, Dimitar Kovaçevski se pse ka lejuar që Maqedonia të blejë softuerin Predator, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore. “Kompania Sytrox, e cila është në listën e zezë të SHBA-së për shkelje të sigurisë kibernetike të qytetarëve dhe organizatave në mbarë botën, ka zhvilluar në Shkup softuerin spiun Predator. Me këtë…
Rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur i kanë vënë flakën veturën se zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, raporton gazeta KOHA. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit. Policia, e shoqëruar nga prokurori kujdestar, që herët në mëngjes ka dalë në vendngjarje dhe po e hetojnë rastin. (koha.mk)
Policia ka iniciuar një rast “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ndaj një të dyshuari. Pasi i dyshuari është gjobitur në fshatin Arllat të Gllogocit të premten, ai ka publikuar fotografi të policit që e ka gjobitur dhe ka shkruar përmbajtje urrejtëse. “I dyshuari m/k pasi është gjobitur nga zyrtari policor, i njëjti ka publikuar në facebook një foto të zyrtarit policor dhe një përshkrim me përmbajtje të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare. Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

