Author: Hamdi Kumanova

Pothuajse për të gjithë konsumatorët e Maqedonisë (91 përqind) etiketimi i ushqimit, gjegjësisht informacionet e cekura në paketimin e ushqimit dhe të pijeve janë të rëndësishme. Pesëdhjetenjë për qind prej tyre konsiderojnë që janë shumë të rëndësishme, ndërsa 40 përqind që janë të rëndësishme, përderisa vetëm 9 për qind nga konsumatorët konsiderojnë që etiketimi i ushqimit nuk është i rëndësishëm. Megjithatë, kur bëhet fjalë për leximin e informacioneve në paketimin para se të vendosin të blejnë ushqim ose pije, vetëm 47 për qind konsumatorë gjithmonë e bëjnë atë, ndërsa të tjerët vetëm ndonjëherë, rrallë ose kurrë. Këtë e ka treguar…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska sot është mysafire në “SummerClick” në TV21. E pyetur për grevën në DAP, ajo tha se të premten është arritur marrëveshje me Sindikatën dhe të punësuarit do të fitojnë rritje të pagave. “Është nënshkruar marrëveshje kolektive të premten ndërmjet “Solidaritetit” dhe DAP-it dhe është marrë mendim pozitiv nga ana e Ministrisë së Financave”, tha Llukarevska. Në pyetjen se kur të punësuarit do të fitojnë rritje, Llukarevska potencoi se që nga java e ardhshme pagat do të paguhen me 30% rritje. Ajo sqaroi se marrëveshja është arritur në mënyrë kolegiale, transparente…

Lexo më Shumë

Si zakonisht për periudhën e verës edhe sot ka rritje të frekuencës së automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanoc për hyrje në RMV dhe në VK Bogorodicë për dalje nga shteti. Por nuk ka vonesa të mëdha, koha e pritjes është rreth 30 minuta. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit pret bisedime intensive mes qeverisë dhe opozitës në legjislativ për ndryshimet kushtetuese. Pendarovski thotë se ky është një moment strategjik, të cilin nuk duhet ta humbasim për vendin dhe brezat e ardhshëm. Ai vlerëson se votimi i ndryshimeve kushtetuese do të jetë gjatë muajit shtator. “Nuk pres që votimi në fazën e parë për hapjen e ndryshimeve kushtetuese të ndodh në gusht, siç kishte disa paralajmërime. Pritjet e mia janë që ata do të jenë me siguri pas pushimeve verore në shtator apo mnë fund të shtatorit. Përndryshe e gjithë korniza kohore me të cilën pritet të…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat ka deklaruar se për momentin nuk mendon të kandidon për president, por çdo gjë do të varet nga konsultimet partiake dhe ato me partnerët e koalicionit. Sipas tij më me rëndësi se emri i kandidatin është rreshtimi i forcave pro Evropiane në vend. “Po kam dëgjuar se është lakuar emri im por mund të them se gjithçka është spekulim për momentin. Për momentin nuk mendoj për këtë çështje. Mbase do të vijë koha kur do të mendoj në këtë drejtim dhe t’i ballafaqojmë argumentet. Për mua ka rëndësi që të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, një 25-vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten. Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese. Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares…

Lexo më Shumë

Milioneri Steve Siebold beson se çdokush ka mundësinë që të bëhet i pasur. Dëshironi të bëheni të pasur? Për t’ju ardhur në ndihmë që të vlerësoni premisat tuaja, britanikja “The Independent” sjell 9 shenja që tregojnë se jeni në rrugë të gabuar. Teksa askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, zgjedhjet e mëposhtme nuk do ta bëjnë të shpejtë rrugën tuaj drejt pasurisë Mundoheni shumë për të ruajtur dhe pak për të fituar – Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që kurseni, të mos neglizhoni të fituarit para. Kurseni, por qëndroni gjithmonë të fokusuar si të bëni më shumë para.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”, teksa ka pritur aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për bisedime në Shën Petersburg të dielën. “Nuk ka kundërofensivë”, ka thënë Lukashenka, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. Putini i është përgjigjur atij, duke thënë se “ajo ekziston, por ka dështuar”. Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm përparime të vogla kundër forcave ruse të shtrënguara në pozicione, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj, pas…

Lexo më Shumë

Një 50 vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali. Ai është përplasur nga një veturë derisa ishte duke udhëtuar me motor për në periferi të Lugos në regjionin Emilio-Romana në regjionin e Ravennes. Mediat italiane njoftojnë se shqiptari ishte goditur nga vetura derisa po merrte kthesë. 50-vjeçari ka ‘fluturuar’ për disa metra dhe ka vdekur në vend. Vetura drejtohej nga një grua e moshës 53 vjeçare, nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.

Lexo më Shumë

Të paktën 13 persona vdiqën në Pakistan dhe shtatë të tjerë u lënduan për shkak të shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të dheut, teksa sezoni i musoneve vazhdoi të godasë disa pjesë të vendit të dielën. Në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, nëntë persona humbën jetën në 48 orët e fundit në incidente të lidhura me shiun, shkruajnë mediat e huaja. Në zonën Skardu të Gilgit Baltistanit, katër anëtarë të familjes humbën jetën pasi një rrëshqitje masive dheu goditi makinën e tyre. closevolume_off Autoritetet provinciale vendosën një emergjencë në rrethin Chitral pasi reshjet shkaktuan përmbytje të shpejta edhe në zonën malore.…

Lexo më Shumë

Korfuzi është bërë ishulli i fundit grek që ka lëshuar një urdhër evakuimi, pasi vendi po përballet me zjarret.Një zjarr ka shpërthyer në pjesën veriore të ishullit i cili është i njohur për turistët britanikë. Ai vjen pasi rreth 19,000 njerëz u evakuuan në ishullin Rodos, i cili gjithashtu është goditur nga zjarret.Shumë persona u detyruan të largoheshin nga hotelet e tyre pasi flakët vazhduan të përhapeshin nga qendra e ishullit grek.Greqia është përballur me nxehtësinë më të madhe ndonjëherë, me temperatura që janë mbi 40 gradë celsius në të gjithë vendin dhe zjarret janë ndezur për gati një javë…

Lexo më Shumë

Nënshkrimi i Kylian Mbappes, i cili është 24 vjeç dhe ka një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG, do të kushtonte nga 160 deri në 180 milionë euro, sipas faqeve kryesore që vlerësojnë vlerën e tregut të futbollistëve. Reklama Observatori i futbollit CIES e vlerëson lojtarin, i cili u përjashtua nga turneu veror parasezonal i PSG-së për refuzimin e rinovimit të kontratës deri në vitin 2025, me 163.2 milionë euro, duke marrë parasysh se i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata. Ky vlerësim do të rritet në 261.8 milionë euro nëse kontrata e lojtarit është për…

Lexo më Shumë