Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku një persona është goditur nga një tjetër, me një mjet të mprehtë, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku është shtuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.
“TENTIM VRASJE – Vushtrri 24.07.2023 – 19:14. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.”, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net



