Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në “Summer Click” në TV21 njoftoi se dy nga tre parkingjet në kate në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza, pritet të përfundojnë deri në fundvit. Sipas tij, në përfundim e sipër janë të gjitha parapërgatitjet. “Ne jemi marrë me të gjitha parapërgatitjet dhe përgatitjet të kemi version final si do të duket kjo. Do të jetë partneritet publiko privat. Këtë ne e kemi të gatshme, jemi në përfundim e sipër të të gjitha parapërgatitjeve. Këtë informatë do ta dërgojmë në Qeveri. Ashtu siç prej ditën e parë kemi thënë se këto projekte do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, KReshnik Bekteshi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike. Bekteshi thotë se çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar. “Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike. Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut”. “Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që…

Lexo më Shumë

Kuvendi, dje pasdite në kuadër të seancës së 124-të, njëzëri me 62 vota “për” e miratoi vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurisë së burgun e Idrizovës. Paraprakisht në debat Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE theksoi se kjo është një përpjekje për të legalizuar, siç tha, paaftësinë e kësaj Qeverie. “Si Kuvend ne aspak nuk kemi votuar vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të Komunës së Gazi Babës.…

Lexo më Shumë

2 gushti (e mërkurë), do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët në RMV. Kështu njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prej ku thonë se do të shënohet Dita e Republikës. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në RMV, 2 Gushti (e mërkurë) – Dita e Republikës është ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së. MPPS ua uron të gjithë qytetarëve Ditën e Republikës”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Lexo më Shumë

Në Kosovë e në RMV shitet lehtësisht e pa recetë e madje për qëllime përtej atyre për çka është i miratuar zyrtarisht. E në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ankohen se ky ilaç po shkakton paralizë të stomakut te pacientët që e kanë konsumuar ilaçin, “Ozempic”, i cili është i miratuar për trajtim të diabetit të tipit 2, por që në Maqedonj përdoret e shitet edhe për ta mundësuar humbjen në peshë, transmeton Lideri.mk. Në një raportim të martën, mediumi prestigjioz CNN ka shkruar për ankesat e amerikanëve që kanë përdorur ilaçin për të njëjtin qëllim. Joanie Knight është…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla, ka folur rreth një operacioni të madh që u zhvillua gjatë natës. Balla tha se gjatë këtij operacioni janë arrestuar disa persona të lidhur me krimin, e po ashtu në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të përfshirë në krim. “Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë”, tha Balla. “Përgëzoj…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) informon se pas procedurës hetimore, ka dorëzuar akt prokuror kundër katër personave për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”. Njëri nga të akuzuarit ndiqet edhe për veprën penale “përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë”. Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për katër persona (tre meshkuj dhe një femër), në lidhje familjare, të cilët në një auto-servis në lagjen e Gjorçe Petrovit kanë mbajtur 133 kg marijuhanë. “Në të njëjtën ditë, bashkërisht kanë organizuar bartjen e marihuanës, duke lëvizur me tre vetura njëra pas tjetrës – automjeti i parë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të jetë për vizitë pune në Itali, ku së bashku me Nënkryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani; Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë në Brindizi një takim ministror katërpalësh. Në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-europian që lidh Detin Adriatik me…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian është shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në sferën e sundimit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me Këshillin Gjyqësor dhe për këtë qëllim në vend dërgon mision vlerësues për punën e tij, deklaroi për AIM zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, në prag të fillimit të sotëm të vizitës dyditore të shefit të misionit, Branko Hërvatin në Shkup. “Këshilli duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjykatësve dhe institucioneve dhe të mbrohet nga ndikimi joadekuat. Duke pasur parasysh ngjarjet më të reja në lidhje me Këshillin Gjyqësor,…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Kongresit në SHBA dëgjuan nga afër teoritë rreth UFO-ve të mërkurën në një seancë dëgjimore mbi fenomenet e pashpjegueshme ajrore (UAP) të raportuara nga pilotët. Ekspertët e UAP, të gjithë ish-oficerë të ushtrisë, dolën para ligjvënësve të mërkurën për të shprehur pretendimet e tyre për mjete dhe prona misterioze. Deputetët kërkuan një shpjegim dhe ishin skeptikë ndaj pretendimeve të dëshmitarëve. Ndoshta ka një shpjegim më të thjeshtë dhe nuk bëhet fjalë për fenomene të pashpjegueshme. Megjithatë, ata nuk morën përgjigje të qarta, edhe pse dëgjuan shumë teori. Ishin tre dëshmitarë kyç që dëshmuan për atë që panë dhe…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi. Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një e moshuar. Viktima është identifikuar me emrin, Mane Hoxha. closevolume_off Ndërkohë mësohet se drejtuesi i makinës pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Lexo më Shumë

Frank Kesi është emri më i kërkuar nga Juventusi dhe trajneri Alegri e pret ta ketë sa më shpejt në radhët e tij. Madje mediat italiane kanë konfirmuar se mes Juves dhe Barçës është mbyllur gjithçka në lidhje me të. Ka qenë “Gazzetta dello Sport” që ka raportuar të martën se dy klubet kanë përparuar në bisedimet e tyre për të arritur një marrëveshje për Kesin. Megjithatë, për momentin ajo që mungon është marrëveshja përfundimtare e dy klubeve me vetë lojtarin. Siç është publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, transferimi do të mbyllet në një transfertë për një vit, plus një…

Lexo më Shumë