Nga Lëvizja BESA përmes një kumtese kanë akuzuar Qeverinë për skandal korruptiv me paratë e BE-së ”Shërbimi Evropian Kundër Mashtrimit (OLAF) ka njoftuar se ka zbuluar që në Maqedoni 18 keqpërdorime të fondeve të Bashkimit Evropian. Pasi SHBA filloj të zbardh krimin në Maqedoni dhe të rris listën e saj të Zezë me funksionarët e pushtetit, tani edhe Bashkimi Evropian del hapur dhe thotë se Maqedonia është Lidere e keqpërdorimit të mjeteve të BE-së. Kjo tregon se pushtetarët tanë, nuk qenkan të aftë vetëm për të vjedhur dhe zhvatur popullin e tyrepor edhe paratë e BE-së. Ky fakt është treguar…
Author: Hamdi Kumanova
17 ministra të shëndetësisë janë ndërruar por, askush nuk e përfundoi spitalin i ri të Kërçovës i cili është nisur të ndërtohet në vitin 1985. Premtimet kanë nisur nga ish ministri Nikolla Todorov e deri tek i fundit Fatmir Mexhiti. “Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti jep shpresa për spitalin e ri të Kërçovës i cili po ndërtohet tanimë 40 vite dhe nuk është duke u përfunduar. Ai tha se javën në vijim ose javët në vijim do të ketë një vendim përfundimtar për spitalin e Kërçovës nëse do të ndërtohet apo çfarë do të ndodhë në të vërtetë me të.…
Mazhoranca kërkon mbështetje për ndryshimet kushtetuese, opozita bën thirrje për zgjedhje të parakohshme. LSDM theksoi sot se ndryshimet e propozuara janë teknike dhe nuk prekin çështjet e identitetit, siç pretendon opozita. Social Demokratët akuzuan kryetarin e VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickoski se kishte plane të tjera për integrimin e vendit, duke aluduar në deklaratën e tij se ai do të drejtonte një agjendë maqedonase dhe jo evropiane. “Nëse ata janë me të vërtetë për anëtarësim në BE, siç deklarojnë vazhdimisht, Mickoski dhe DPMNE do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Gjithçka tjetër është huti dhe veprim në kundërshtim me interesat strategjike. Këto ndryshime…
Policia e Tetoves (SPB) ka parashtruar kallezim penal ndaj I.B (51) per shkak te ekzistimit te dyshimit te bazuar per kryerjen e vepres penale “keqperdorim te pozites zyrtare dhe autorizimeve”, “falsifikimin te lejes” dhe “ndihmës”, lidhur me vepren penale “mashtrim i siguruar”. Kallezim penal eshte parashtruar edhe ndaj A.N.M. (41) nga Shkupi dhe A.L. (29) nga Tetova, pothuajse per te njejtat vepra penale te sipërshënuara. I.B. (51) ne cilesinë e mjekut udheheqes te repartit te Traumatologjisë – Kirurgjisë ne Qendren Klinike ne Tetove, pa pëlqim dhe njohuri paraprake i ka shfrytezuar te dhenat e 6 pacientëve pêr të përpiluar raporte…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Burgun e Shutkës dje ka pasur rrahje masive mes të burgosurve, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar me lëndime dhe është dërguar në spital. “Sot, në ora 03.10 në SPB Shkup nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth orës 02:30 në burg ka pasur rrahje mes disa të burgosurve, ku njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.
Volodymyr Zelensky ka qëndruar në afërsi të vijës së frontit lindor, ku forcat ukrainase po përpiqen të ecin përpara në luftën kundër rusëve. Presidenti ukrainas takoi trupat dhe shikoi hartat në një dhomë me ndriçim të dobët dhe pa dritare pranë Bakhmutit. Ai tha se ishte atje për të “uruar luftëtarët tanë” në Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale, raporton skynews. closevolume_off Edhe pse nuk mundi të zbulonte detaje mbi operacionet e tyre, ai deklaroi se ushtarët po bëjnë “me të vërtetë një luftë heroike”. Zelensky po viziton shpesh vijat e frontit si pjesë e përpjekjeve për të rritur moralin…
Mbi 5000 banorë të fshatit Pallaticë të komunës së Zhelinës, në këto ditë me temperatura tropikale, vuajnë mungesën e ujit për pije. Sistem të ujësjellësit kemi, thonë banorët, por ujë në të nuk ka. Shumica e tyre, zgjidhjen për sigurimin e ujit e kërkojnë përmes hapjes së puseve. Banorët ankohen për mos përfillje nga pushteti qendror dhe pushteti lokal, ndërkohë që pinë ujin e ndotur që e nxjerrin nga toka përmes puseve, por që në shumicën e rasteve, rezulton i përzier me ujërat e zeza. “Ujë për pije s’ka, rrjeti i ujësjellësit është i gatshëm i përfunduar, por ujë për…
E duke komentuar brifingun e sotëm me gazetarët në të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se mungojnë edhe 8 deputetë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, opoiztarja VMRO-DPMNE e quajti pushetin se po vepron si një orkestër e pasinkronizuar. “Çdo dalje e Bujar Osmanit në skenën publike është më qesharake dhe më kontradiktore se ajo e mëparshmja. Një herë thoshin se kanë shumicën për ndryshime kushtetuese, ndërsa tani thonë se u mungojnë vetëm 8 deputetë. E vërteta është se në vend të kësaj po shfaqen deputetë të shumicës në pushtet, duke përfshirë edhe ata të LSDM-së, të…
Ura në hyrje të lagjes Vizbeg mbi rrugën që shpie drejt Kosovës është një nga 14 urat në vend që përbëjnë rrezik për qytetarët që të njëjtat i shfrytëzojnë për qarkullim me automjetet e tyre. “ Kjo urë e cila shpie në Vizbeg paraqet rrezik potencial për ata të cilët kalojnë në urë dhe poshtë saj. Duke qenë se armatura e kësaj ure është ekspozuar ndaj elementëve natyrorë e njëjta është dëmtuar goxha dhe për këtë alarmoi edhe gjatë javës së kaluar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov”, raporton Evi Shkopi- gazetare. Drejtori i Qendrës për Menaxhim…
Uji i pishinave të kryeqytetit është i pastër dhe i sigurt. Kështu flasin të dhënat e fundit të Qendrës për Shëndet Publik nga mostrat e marra. Qendra për Shëndet Publik kontrollon çdo javë nivelin e klorit dhe aspekteve të tjera të sigurisë së pishinave publike dhe një pjesë të atyre private të Shkupit. Nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor thonë se nuk kanë konstatuar parregullsi gjatë inspektimeve të tyre në terren. “ Sa i përket cilësisë së ujit, nga rezultatet e analizave mikrobiologjike të kryera nga Qendra për shëndet Publik, sistemi për pastrim dhe i klorimit të ujit, në mënyrë të rregullt…
Nga kabineti i Presidenti për TV21 njoftojnë se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë, ndërkaq TV21 mëson se i njëjti është shkarkuar nga detyra për shkak të ngacmimit seksual. Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov. “Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të…
Numri i vdekjeve në të gjithë Meksikën për shkak të nxehtësisë ekstreme ka arritur në 249 gjatë katër muajve të fundit, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë.Njëqind vdekje u regjistruan në Nuevo Leon, 28 në Tamaulipas, 26 në Veracruz dhe 26 në Sonora midis 19 marsit dhe 22 korrikut. Pjesa tjetër e vdekjeve u regjistruan në 12 shtete të tjera.Qeveria raportoi gjithashtu 3,169 “raste të lidhura me temperatura ekstreme”, raporton cnn.Në fund të muajit të kaluar, disa shtete meksikane u goditën nga temperaturat më të larta të të gjitha kohërave duke arritur në 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) në vende…

