Author: Hamdi Kumanova

Në Dhërmi, është proceduar penalisht 20-vjeçari me inicialet K.M, pasi kishte vënë pa lejen e organeve përkatëse, 4 makineri për lojëra për fëmijë. Njoftimi i Policisë: Dhërmi/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”. Operacioni, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe të pushtuara në kundërshtim me ligjin, për aktivitete fitimprurëse. Kishte vënë në shëtitoren e Dhërmiut, makineri për lojëra për fëmijë, pa autorizim nga organet kompetente, procedohet penalisht 20-vjeçari, si dhe sekuestrohen makineritë. Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera ndaj operatorëve ekonomikë që e…

Lexo më Shumë

Kjo nuk është tabela e parë që ndalon tymosjen e bimëve të dëmshme narkotike, me të cilën kryeqyteti i Hollandës kërkon të reagojë ndaj rritjes së numrit të turistëve. Dënime të tjera rrezikojnë të marrin ata që pijnë alkool në rrugë dhe që nuk arrijnë të shkojnë deri tek banja publike më e afërt. Një udhëtim në varkë me Cannabis Ai donte të kalonte aty pushimet, të pinte pak kanabis dhe të bënte qejf, tregon një i ri nga Newcastle, që ka ardhur këtu si turist. Ai është duke pritur në Oudesijds Voorburgwal, në vendin ku ankorohen varkat…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, pasi dyshohet se në një lokal kafiterie ka ekspozuar armën e zjarrit. Të dyshuarit i është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Ekol special e kalibrit 9 mm dhe një karikator, si dëshmi për gjykatë, shkruan Arbresh.info. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore Njoftimi i plotë: Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 03:10 ka pranuar informacion se në një kafiteri në fshatin Dobërqan komuna e Gjilanit dyshohet se njëri nga të pranishmit ka…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Shpesh kur shtrihemi për të fjetur ndihemi të rraskapitur, sikur të mjaftonte kjo, përveç lodhjes ndjejmë edhe dhimbjet që mund të kemi në trup, si dhimbja e shpinës, e veshkave, e këmbëve apo problemet e ndryshme shëndetësore. Nëse doni të bëni një gjumë më të rehatshëm, ne do t’ju sjellim këshillat më të mira për pozicionet gjatë gjumit. 1 – Kur keni dhimbje shpine Pothuajse 26% e popullsisë, veçanërisht gratë, vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Lëvizshmëria e shumtë e trupit sigurisht influencon mbi faktin që ajo paraqet vazhdimisht dhimbje të niveleve të ndryshme, të cilat përkeqësojnë dhimbjen. Kështu që kur…

Lexo më Shumë

Zgjerimi i pafund, Kërcitja e Madhe, singularitet, staticitet (dhe shumë më tepër): Hipotezat se cili do të jetë fati përfundimtar i Universit janë të shumta, dhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra (dhe për fatin tonë të mirë e përcaktojnë fundin shumë larg në kohë nga tani). Tani kësaj liste i shtohet një studim i ri, i cili bazohet mbi teorinë e avullimit të Vrimave të Zeza të formuluar nga i ndjeri Stephen Hawking. Sipas këtij modeli, të zhvilluar nga Michael Wondrak, Walter van Sujlekom dhe Heino Falcke, astrofizikanë në Universitetin Radbaud në Holandë, Universi ynë po “avullon” ngadalë para syve…

Lexo më Shumë

Çmimi i vezëve është ulur nga 20 deri në 30% krahasuar me dy muaj më parë. Vezët po shiten 18% më lirë edhe në krahasim me periudhën para fillimit të luftës Rusi-Ukrainë. Në dyqanet me pakicë të produkteve ushqimore, çmimi i vezëve të hapura u tregtua 13 lekë për kokërr nga 18,5 lekë për kokërr që ishte dy muaj më parë. Tregtarët e dyqaneve me pakicë pohuan se sot çmimi i vezëve pësoi një tjetër ulje të lehtë, duke arritur në 13 lekë për kokërr nga 13,5 lekë për kokërr që ishte një ditë më parë. Çmimi i vezëve ka…

Lexo më Shumë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se një vendim për vazhdimin e pjesëmarrjes në Iniciativën e Brezit dhe Rrugës së Kinës (BRI), e quajtur ndryshe Rruga e Re e mëndafshit, një strategji globale e zhvillimit të infrastrukturës e miratuar nga qeveria kineze në vitin 2013 për të investuar në më shumë se 150 vende dhe organizata ndërkombëtare do të merrej “përpara dhjetorit” dhe se Italia mund të kishte marrëdhënie të mira me Kinën edhe pa projektin. Giorgia Meloni, tha se qeveria e saj kishte kohë deri në dhjetor për të marrë një vendim për BRI-në dhe gjithashtu njoftoi se së shpejti…

Lexo më Shumë

Policia në Pejë ka njoftuar se sot në orën 03:30 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Radac. Atje një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë. Prej veturës janë nxjerrë dy persona të lënduar rëndë, mirëpo më pas ekipi mjekёsor ka konstatuar se njëri ka qenë pa shenja jete. I lënduari tjetër është dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor. Njoftimi i plotë: Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur…

Lexo më Shumë

U gjet një fosil i ruajtur mirë i breshkës së detit që daton nga koha e dinozaurëve. Kafka dhe gjymtyrët e breshkës janë ruajtur pothuajse plotësisht. Reklama Bëhet fjalë për një kafshë me kokë të madhe, e cila 150 milionë vjet më parë ka notuar në pjesët e cekëta të detit tropikal që ndodhej në zonën e Evropës së sotme. U quajt Solnhofia parsonsi dhe shkencëtarët e përshkruan fosilin e fundit të gjetur si të jashtëzakonshëm. Mungonin vetëm eshtrat e këmbëve. Të gjitha breshkat e sotme të detit kanë gjymtyrë të ngurtë të zgjatur, pendë, të cilat i përdorin për…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një familjar i gardistit Martin Nikolli, i cili ishte i përfshirë në dhunimin e anëtarëve të familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve, bëhet fjalë për vëllain e gardistit, Alfred Nikolli, 46-vjeç. Më herët u arrestua edhe gardisti Martin Nikolla, i cili gjatë sherrit ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, por për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri. Njoftimi për arrestimin e Nikollit: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, pritet që së shpejti t’i dorëzohet me kërkesë Gjykatës Speciale për lirim të parakohshëm. Kjo pasi atij së shpejti i kalon pothuajse dy e treta e dënimit të mbajtur, duke llogaritur me dënimin prej 4 vjet e tre muaj burgim. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman. Ai ka thënë se së shpejti do të ketë një takim me Haradinajn për t’i diskutuar detajet e kësaj kërkese. “Z. Haradinaj do t’i ketë arritur së shpejti dy të tretat e dënimit të tij, prandaj kualifikohet për…

Lexo më Shumë