Author: Hamdi Kumanova

Disa persona janë transportuar në spital për trajtim dhe ndihmë mjekësore pas aksidentit të trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar afër Zajazit. Policia është duke kryer kontrollet e ndërkaq komunikacioni është në ndërprerje. Sipas informacioneve nga SPB Ohër, në zonën ndërmjet fshatit Zajaz dhe Greshnicë, rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tre automjete të pasagjerëve dhe një i mallrave (kamion). Menjëherë pas raportimit, disa persona janë transportuar në institucionet mjekësore për ofrimin e ndihmës. Arsyet që kanë çuar në aksident do të dihen pas hetimeve…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përsëri i bëri thirrje kreut të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, të përgjigjet pse nuk fillon hetime kundër zyrtarëve të BDI-së. Nga VMRO dje thanë se reja e vëllait të tij, Shpresa Abazi, ishte punësuar vitin e kaluar në Ministrinë për Sistem pPolitik të udhëhequr nga Artan Grubi. Nga Ministria u përgjigjën se vitin e kaluar ishte punësuar një person tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër, Shpresa Abazi, por në pozicionin e përkthyesit, ndërsa reja e prokurorit ishte punësuar në institucion në vitin 2015, por më pas është dërguar në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike.…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” nuk japin asnjë sqarim se ¬çfarë vendimi mori Bordi drejtues për 32 punonjësit e përjashtuar nga kjo ndërmarrje. Për këto të fundit, Inspektorati Shtetëror i punës ka konstatuar se janë larguar në mënyrë të paligjshme dhe një javë më parë kërkoi rikthimin e tyre në punë. Naser Bilalli, i përjashtuar nga puna tha se zyrtarisht nuk janë informuar nga askush nëse do të rikthehen në punë. Madje, Bilalli tha se jo zyrtarisht kanë mësuar që në punë janë vetëm gjashtë punonjës. “I kanë selektuar. Sipas bordit vetëm 6 persona janë kthyer por edhe…

Lexo më Shumë

Banka Popullore kontribuon në forcimin e qëndrueshmërisë së bankave, u theksua në takimin e guvernatores të Bankës Popullore, Anita Angelovska- Bezhoska dhe zëvendësguvernatorëve, Ana Mitreska dhe Fadil Bajrami, me shefin e ri për Çështje Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në vend, David Myers dhe Jordan Damçevski, ekonomist i lartë në Ambasadë. Siç thuhet në njoftimin e Bankës Popullore, pandemia dhe periudha pas saj sollën sfida të shumta, por sektori bankar ruajti dhe forcoi më tej stabilitetin në punë. “Sipas të dhënave më të fundit, likuiditeti i bankave është në nivele të kënaqshme, aftësia paguese është përmirësuar dhe është më e…

Lexo më Shumë

Tre ekipe të zhytjes nga Njësiti “Tigrat” janë duke kërkuar në ujërat e liqenit të Likovës, në vendin ku është zhdukur një burrë 30-vjeçar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Siç informojnë nga QMK, bëhet fjalë për një burrë 30-vjeçar i cili u zhduk dje në digën e Gllaznjës, të rajonit të Likovës. Personi i cili informohet se është nga fshati Nikushtak ka hyrë dje në liqen nga diga e Gllazhnjës dhe që atëherë nuk ka dalë më. Rasti dje është raportuar në SPB-në e Kumanovës, ndërsa është thirrur edhe ekipi i zhytjes nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravri e vlerëson si jo serioz veprimin e BDI-së për tu tërhequr nga Qeveria me kusht që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese. Ai thekson se këtë veprim BDI e bën më së shumti për PR. Sipas Taravarit, oferta e kreut të BDI-së Ali Ahmeti që edhe ASH-të të bëjë gati dorëheqjet, nuk ja vlen as edhe të shqyrtohet, edhe pse në ASH, sipas tij vendimet i marrin organet e partisë. “Këto janë veprime shumë joserioze për këto periudha të cilat janë shumë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se z. Ali Ahmeti mund të…

Lexo më Shumë

LSDM i bën thirrje liderit të OBRM-PDUKM-së që të bëjë një lëvizje shtetërore dhe të tregojë se për të është e rëndësishme e ardhmja evropiane e vendit. Ata përkujtojnë se janë plotësuar të gjitha kërkesat që ai i ka theksuar në takimin e liderëve me Kovaçevskin dhe i bëjnë thirrje atij që ta përmbushë premtimin e tij për të votuar ndryshimet kushtetuese. Nga LSDM konsiderojnë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i OBRM-PDUKM-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Hapi që bëri BDI me dorëheqjet e ministrave për është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit në një plazh në afërsi të Ohrit, policia pranë SPB-Ohër ka privuar nga liria 34 vjeçarin B.T. nga Ohri. Gjatë kontrollit të makinës të cilën e drejtonte personi në fjalë, policia ka gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marijuahnë. Ndërkohë më vonë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marijuahnë dhe mbetje të marijuhanës. B.T. është ndaluar në stacionin policorë të Ohrit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se pak pas mesnate kanë privuar nga liria 13 persona nga fshati Çegran dhe një nga Gostivari, të cilët akuzohen se gjatë një shëtitje në afërsi të fshatit kanë gjuajtur me armë zjarri. “Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegranë të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari. Rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga një plumb endacak është lënduar 52-vjeçarja R.F. nga…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,12% në raport me vendimin e datës 27.07.2023. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, rriten për 1,00 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 1,204 denarë/kg dhe do te jetë 43,542 den/kg. Nga…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (31-korik) në ora 03:10 në rrugën Vidoje Smilevski Bato në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I mituri është intervistuar në prani të prindit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës.TS

Lexo më Shumë

Deklarata e dorëheqjeve të ministrave nga BDI është bllof klasik, por edhe i njohur, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike. “BDI si partia më përgjegjëse për kriminalizimin e shtetit, bllokimi i reformave në drejtësi, keqpërdorimi i Badenterit dhe balancuesit, numri i madh i investimeve kapitale të dështuara, si dhe kolapsi i institucioneve shtetërore, janë arsye të mjaftueshme për tërheqjen nga pushteti. BDI së bashku me Mariçiqin dhe Kovaçevskin udhëheqin politikën e jashtme, e cila kërcënoi integrimin evropian duke pranuar kërkesat e pabazuara të Bullgarisë dhe duke i inkorporuar ato në Kornizën e negociatave, veçanërisht për ndryshimin e Kushtetutës dhe çështjet…

Lexo më Shumë