Dje (31-korrik) në ora 09:30 në Stacionin Policor-Gostivar, një 68-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 1.000 denarë. Sipas njoftimit, rreth orës 10:00 në rrugën “Sretko Krsteski” në Gostivar, derisa ishte duke parkuar veturën e tij “Suzuki”, një person i është afruar dhe është prezantuar si polic i veshur në rroba civile dhe i ka thënë se është parkuar gabimisht dhe se duhet të paguajë një gjobë. Siç raportohet, ai ia ka dhënë paratë, pas së cilës dyshoi se kishte qenë i mashtruar dhe e ka denoncuar ngjarjen në polici.
Author: Hamdi Kumanova
KONKURSI I FUNDIT NGA IPARD 2 DO TË SHPALLET MË 4 GUSHT Në disa ditët e ardhshme pritet që Brukseli të dërgojë marrëveshjen financiare për Programin IPARD 3 në të cilin saktë do të dihet buxheti dhe masat, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. Ai theksoi se menjëherë më pas, do të shpallet edhe konkursi me çka edhe zyrtarisht të parët në rajon do të fillojmë me realizimin e periudhës së re programore nga IPARD 3. ““Të premten nga Brukseli morëm miratim zyrtar që të vazhdojmë më tej me katër masat…
Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Bllato” kanë sekuestruar vaj ulliri, raki shpie e çaj mali, që u gjetën në një veturë me targa daneze, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se vlera e mallit arrinte në mbi 28 mijë denarë. “Më datë 31.07.2023, në vendkalimin kufitar Bllato gjatë hyrjes në vend, doganierët kanë ndaluar tentativën për import të paligjshëm të produkteve të padeklaruara, të cilat ndodheshin në një automjet pasagjerësh me targa daneze. Pas kontrollit të kryer të automjetit, i cili u paraqit si i zbrazët, dhe personi K.S. nuk lejonte të kryhet…
Prokuroria ka dhënë detaje mbi aksidentin tragjik ku jetën e humbi një 25-vjeçar tek udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës. “Është kryer hetimi në vendin e ngjarjes, janë grumbulluar gjurmët dhe janë siguruar pamjet e kamerave. Drejtuesit e dy makinave janë ndaluar për mjekim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ata shtojnë se po vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës dhe disa nga të lënduarit rëndë janë transportuar menjëherë në spital me ndihmën emergjente mjekësore, ndërsa këmbësori 25-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet e mara.
Dje (31-korik) në ora 23:03, në SPB-Tetovë, nga Qendra Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, është raportuar se me lëndime është sjellë personi I.J.(20) nga fshati Çellopek i Tetovës. Sipas njoftimit, ai ishte plagosur në Çellopek nga një plumb. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.
Dje (31-korrik) në ora 09:30 në Stacionin Policor Gostivar, 37-vjeçarja M.V. nga Mogorce e Dibrës ka raportuar se më 30-korrik rreth orës 20:00 është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova, për të cilin ka punuar në një objekt hotelierik. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Ministrat e BDI-së në seancën e qeverisë do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre. E cila duhet të hyjë në fuqi kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Siç njoftoi dje ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas së cilës do të mbahen zgjedhjet. BDI thotë se e kanë përmbushur kërkesën e opozitës OBRM-PDUKM, andaj tani ata duhet të mbajnë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Policia për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit” sot intevenoi për shpëtim gjatë situatës me përmbytjen e një varke me vela në ujërat e liqenit. Intevenimi vijoi pasi më parë rreth orës 17:45 në SPB Ohër ishte denoncuar se ishte përmbytur një objekt lundrues në ujërat e Liqenit të Ohrit. Rreth orës 18 objekti lundrues është gjetur dy kilometra nga bregu dhe ishte konfirmuar se bëhet fjalë për përmbytje të një varke me vela në të cilën kishte tre persona. Siç informoi zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimovski, personat e moshës 53, 50 dhe 49- vjeçare, të gjithë nga Shkupi,…
MPB njofton se dje është ndaluar një 20-vjeçar nga Kumanova i cili dyshohet për vjedhje në një shtëpi. “Me datë 31.07.2023 në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar A.R. (20) nga Kumanova. Ai dyshohet se të njëjtën ditë ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Trieste” në Kumanovë dhe ka marrë sende të ndryshme. A.R. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Hristijan Mickoski është në lëvizje për të vendosur nëse është për BE apo për izolim, pasi ministrat nga BDI kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për amendamentet kushtetuese, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Me këtë dhe me vendimet e miratuara paraprakisht të Bordit Qendror të LSDM-së, janë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Mickoski që VMRO-DPMNE t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në procedurë parlamentare, janë shpallur publikisht dhe pasi përmbajtja e tyre bëhet publike, askush, përfshirë edhe Mickoskin, nuk ka asgjë kundër ndryshimeve…
Kur afrohen muajt e verës insektet gëlojnë në çdo shtëpi, edhe nëse bëjmë gjithçka për t’i mbajtur sa më larg. Ka shumë metoda që i eliminojnë ato, sidomos ato natyralet, por kjo është metoda më e mirë me të cilën nuk do të shpenzoni shumë të holla, për shkak se përbërësit janë lehtësisht të përballueshëm si çmim dhe mbi të gjitha garantojnë rezultatin. Përbërësit: closevolume_off 1 gotë zbardhues. 1 gotë uthull. 1 gotë të vogël raki. Përgatitja: Merrni një gotë zbardhues dhe bashkoheni me një gotë uthull dhe 1 gotë raki. Vendosni të gjithë përbërësit në një shishe spraj…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar eurodeputeten sllovene me origjinë maqedonase, Irena Joveva. “Kjo eurodeputete, në vend që të luajë për interesat e popullit maqedonas dhe të vendit nga vjen, pa marrë parasysh se jeton në Slloveni, ajo sulmon popullin maqedonas. Ajo sulmon origjinën e saj”, ka thënë Mickoski në emisionin “Fli nëse mundesh”. Mickoski gjithashtu shtoi se Joveva është “totalisht e parëndësishme”. Mesazhi që vjen prej andej është në kundërshtim me erën dhe nuk mund ta bindësh tani qytetarin e thjeshtë se kështu duhet të jetë, vlerëson kreu i partisë më të madhe opozitare. Ky reagim i Mickoskit…

