Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 138 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa, ndër të cilat 63 masa për tejkalim të shpejtësisë, tri masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq …”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Hamdi Kumanova
Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit , ku mbeti i therur me thikë një person. Këtë herë në rast janë përfshirë tre persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një 27-vjeçar mbeti i lënduar rëndë. Burimet nga…
Shalqiri besohet se është zbuluar 4,000 vjet më parë në Afrikën Verilindore. Ëmbëlsia dhe lëngu që ka janë perfekte për të shuar etjen gjatë vapës së verës. Ky frutë është mbushur me lëndë ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe vitamina A dhe C. 1. Ju ndihmon të qëndroni të hidratuar Qëndrimi i hidratuar është i rëndësishëm që trupi juaj të funksionojë siç duhet. Rregullimi i temperaturës së trupit, funksioni normal i organeve, shpërndarja e lëndëve ushqyese në qeliza dhe vigjilenca janë vetëm disa nga proceset trupore që mbështeten në hidratimin adekuat . Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë uji mund…
Ministrja e Jashtme e Francës mohoi akuzat e jutës së re në Niger se Parisi po planifikon të kryejë ndërhyrje ushtarake në këtë shtet. Puçistët në Niamej më herët gjatë 31 korrikut akuzuan Francën se po planifikonte ndërhyrje ushtarake. “Në kërkim të mënyrave dhe rrugëve për ndërhyrje ushtarake në Niger, Franca në bashkëpunim me disa shtetas të Nigerit kanë mbajtur takim me shtabin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Nigerit për të marrë autorizimet politike dhe ushtarake të nevojshme”, thanë ata gjatë adresimit në televizonin kombëtar. “Është e gabuar”, tha ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, duke iu përgjigjur këtyre…
Presidenti rus Vladimir Putin është duke formuar një rrjet të grupeve misterioze private ushtarake në të gjithë Rusinë për t’u mbrojtur nga një kryengritje tjetër e Wagnerit. Planet për grupet private ushtarake, ose “ndërmarrjet speciale”, përshkruhen në një ligj të ri që rrit kufirin e moshës për ushtrinë ruse, pohoi më tej gazeta. Kjo lëvizje synon të shtypë sabotimet dhe kërcënimet e brendshme, sipas deklaratës për shtyp të kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore, Andrej Kartapolov, shkruan businessinsider. Ndryshimet erdhën disa javë pas revoltës së mercenarëve të Wagnerit, kur formacioni paraushtarak morri kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don më…
Lufta ka mbërritur në Moskë, kryeqyteti rus. Kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergei Sobyanin është shprehur se disa dronë janë rrëzuar gjatë natës, por “një fluturoi në të njëjtën kullë në kompleksin e qytetit Moskva” që ishte në shënjestër të dielën. Fasada e godinës është dëmtuar në katin e 21-të, thotë kryebashkiaku. Nuk raportohet për të lënduar. Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit. Kievi zakonisht nuk bën komente për këtë çështje. Në një deklaratë të shkurtër, Sobyanin tha se “xhami u shkatërrua mbi 150 metra katrorë”. Ai shtoi se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje. Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se…
Arabia Saudite ka nisur një projekt që synon parandalimin e zjarreve në pyje në rajonet jugore dhe jugperëndimore të mbretërisë. Projekti, i ndërmarrë nga Qendra Kombëtare për Mbulimin e Vegjetacionit (NCVC) në bashkëpunim me Universitetin King Khalid, do të fokusohet në ofrimin dhe analizimin e informacionit dhe të dhënave mbi pyjet për të studiuar shkaqet e zjarreve. Ministria e Mjedisit, Ujit dhe Bujqësisë zbuloi se temperaturat e larta në verë dhe praktika të tjera, si djegia e mbetjeve bujqësore, ndezja e zjarrit për gatim ose zgjerimi i tokave, përdorimi i fishekzjarreve dhe hedhja e xhamit të ekspozuar ndaj rrezeve të…
Të paktën 20 persona u vranë pasi personeli ushtarak kolumbian u përlesh me disidentët e FARC dhe bandën kriminale Clan del Golfo në pjesë të ndryshme të vendit, thanë autoritetet të hënën. Luftimet në provincën Cauca, në Komunën e Argelia, vranë 12 luftëtarë nga një grup disident i rebelëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), tashmë të çmobilizuara, tha ushtria e Kolumbisë. Grupet disidente FARC refuzojnë një marrëveshje paqeje të nënshkruar me shtetin në vitin 2016. Një ushtar mbeti i vrarë gjithashtu gjatë luftimeve, të cilat u zhvilluan në një rajon malor që është i rëndësishëm për trafikun…
Kylian Mbappé ka dalë fitimtar në një betejë të re, në luftën gjithnjë e më të përgjakshme që po bën me PSG-në, për të ardhmen e tij. Lojtari francez ka duruar presionin ndaj të cilit i është nënshtruar Nasser Al Khelaïfi, i vendosur për të rinovuar futbollistin, ose për ta detyruar atë të transferohet këtë verë dhe pas 31 korrikut, PSG duhet t’i paguajë yllit të madh një pjesë të premios së besnikërisë (40 milionë euro) siç parashikohej kur u rinovua në 2022. Ky 31 korrik u shënua me të kuqe nga të dyja palët, sepse ishte afati i fundit për të aktivizuar klauzolën e rinovimit deri…
Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden. Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte “konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues”. Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin “ose të pamjaftueshme ose spekulative “. Gjykatësi tha: “Pretendimet…
Dy burra dogjën Kuranin jashtë parlamentit në Stokholm të hënën në një protestë të ngjashme me ato të mëparshme që kanë ndezur tensione midis Suedisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Salwan Momika dhe Salwan Najem shkelmuan dhe shkelën me këmbë mbi librin e shenjtë mysliman, më pas i vunë flakën faqeve të tij përpara se ta mbyllnin me forcë, siç kishin bërë në një protestë jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit në fund të qershorit, duke shkaktuar zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme.
Komunikacioni hekurudhor në shtet do të normalizohet sonte në orën 20 pasi përfaqësuesit e personelit të makinistëve dhe të udhëheqësisë në HRMV Transport vonë pasdite arritën marrëveshje për pagesën e pjesës së dytë të pagës së qershorit dhe për fillimin e bisedimeve për ndryshime në aktin e sistematizimit, konfirmoi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit të makinistëve. Komunikacioni, që është ndërprerë prej orës 13 sot kur të punësuarit filluan bojkotin, sipas paralajmërimeve të Dimovskit, do të normalizohet me trenin për Manastir 645 në orën 20 e 5 minuta. “Është arritur marrëveshje me menaxhmentin e HRMV Transport për të paguar…

