Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se marrëveshja kolektive përfshinë edhe punonjësit e policisë. “Sigurisht që punonjësit e Ministrisë së Brendshme janë të mbuluar nga kjo kontratë e re, e cila vlen për të gjithë sektorin publik dhe do të gëzojnë përfitimet e saj. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat, bisedojmë hapur për të gjitha çështjet dhe jemi marrë vesh që policëve të rriten pagat”, tha për “Brif” Spasovski. Në të njëjtën kohë, Spasovski kujtoi edhe disafishimin e pagave në MPB, pas marrjes së drejtimit të institucionit. “Kjo është kështu që nga momenti kur e kam marrë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arben Fetai Për dy dekada në pushtet, BDI ka patur qindra arsye për dorëheqje kolektive: korrupsion, vjedhje të votës, raste të montuara e vrasje të shqiptarëve nga shteti, margjinalizim e përbuzje totale Jo nga Gruevski. Nuk e ka bërë asnjëherë sepse morali te këta nuk ekziston. Dorëheqja hipotetike e sotme e BDI-së është spin: ose llogarisin që nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe ky është thjeshtë një bllof politik parazgjedhor; ose llogarisin që VMRO-ja do jetë e pashmangshme pas zgjedhjeve dhe duan t’i japin një ndihmesë që pastaj kjo e fundit t’i marrë në qeveri si Gruevski dikur…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka njoftuar policia shqiptare. “Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir). Gjatë kontrollit në automjet dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Durrrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje. I riu i cili banonte në Durres, ka vjedhur paratë e xhiros ditore, në lokalin ku ishte i punësuar në Golem. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë.

Lexo më Shumë

Analisti dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini reagon ndaj konstatimit të grupit punues nga Këshilli Gjyqësor se ndaj gjyqtarëve të Strugës nuk është bërë presion nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko apo persona të tjerë. Po ashtu siç thuhet nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm nga ana e gjyqtarëve. “Nga kontrolli i kryer nga Milazim Mustafa në gjykatën e Strugës, ka rezultuar se “gjithçka është sipas ligjit”. Tashmë pritet që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken duhet të tërheqë menjëherë vendimin që Ramiz Merko dhe Branko Hrvat të kthehet në Zagreb. Merko vetëkuptohet se do ta vazhdojë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin korrik. Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionim të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në dy grupe, sipas vlerës së pensionit. “Për pensione me vlerë deri 14.000 denarë, pagesa bëhet sot, ndërsa për pensione mbi 14.001 denarë pagesa bëhet nesër”, informojnë nga Ministria. Pensionerët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë që sot. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesa në rrjetin…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri, Artan Grubi deklaron se vendimi për dorëheqje të ministrave nga radhët e BDI-së janë në funksion të integrimeve të Maqedonisë së Veriut në BE. Grubi deklaroi se me vendimin për deponim të dorëheqjeve nga ana e ministrave, BDI ia hapi rrugën opozitës maqedonase të votojë “për” ndryshimet kushtetuese. Grubi tha se me vendimin të cilin dje e kumtoi lideri partiak, Ali Ahmeti, BDI heqë dorë edhe nga premtimi i dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, dhe atë e bën “për të mirën e qytetarëve dhe në dobi të integrimit në BE”.…

Lexo më Shumë

–Kemi thënë se jemi duke legjitimuar forca politike të cilat nuk kanë peshë politike në elektorat, këtë e tha mes tjerash Arjanit Hoxha në “Summer Click” në TV21 në lidhje me pakënaqësitë që bën që ai të largohet nga Lëvizja Besa. Hoxha një nga arsyet e largimit nga Besa ishte sepse po grumbulloheshin grupe politike, që siç tha ai, nuk kanë kauzë, ide dhe platformë. “Për fat të keq, momenti kur ndodhi ajo afërsia, apo nënshkrimi i një deklarate bashkë me partinë Alternativa, filluan menjëherë të zbehen pritshmërit e njerëzve që donin të kyçeshin në Lëvizjen Besa. Grupi i Zjarrit!…

Lexo më Shumë

Shtatë kompanitë më të mëdha të teknologjisë së fundmi ranë dakord të përmbushin një sërë masash kontrolli jodetyruese të propozuara nga Presidenti Joe Biden për të zhvilluar teknologjitë e tyre të inteligjencës artificiale në një mënyrë të sigurt dhe transparente. “Kompanitë e kanë për detyrë të sigurohen që teknologjia e tyre të jetë e sigurt, përpara se t’ia vënë në dispozicion publikut”. Kjo ishte një nga kërkesat kryesore të presidentit amerikan, Joe Biden për kompanitë që po zhvillojnë projekte me Inteligjencë Artificiale. Gjigantët e teknologjisë Amazon, Google, Meta dhe Microsoft janë pjesë e një grupi prej shtatë kompanish që…

Lexo më Shumë

Një person nga fshati Tërrnavicë e Podujevës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur 31 koshere me bletë, në të cilat kishte pasur 300 kilogramë mjaltë. Sipas Policisë, rasti shkon nën hetime. “Fsh. Tërrnavicë , Podujevë 23-30.07.2023 . Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i janë vjedhur 31 koshere me bletë në të cilat kishte pasur 300 kilogram mjaltë . Rasti nën hetime. Një person nga fshati Tërrnavicë e Podujevës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur 31 koshere me bletë, në të cilat kishte pasur 300 kilogramë mjaltë”, thuhet në njoftimin 24 orësh…

Lexo më Shumë

Dy vëllezër në Pejë janë arrestuar pas përleshjes që kanë pasur, e cila ka eskaluar në të shtëna.“Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë”.“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Lexo më Shumë

Në vitin 1959–1960, kohë kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, vëndi ynë u armatos me raketa moderne sovjetike, që e rritën fuqishëm potencën ushtarake mbrojtëse, në raport me fqinjët potencialisht armiqësorë. Me ndërprerjen e marrdhënjeve me Bashkimin Sovjetik, u ndërpre si për të gjitha furnizimet, edhe furnizimi me raketat e drejtuara kundërajrore ‘Sam 2’, krenaria e teknologjisë ushtarake të asaj periudhe, që përbënin garanci për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut. Pas prishjes dhe largimit të sovjetikëve nga baza më e madhe Ushtarako Detare e Mesdheut, raketat filluan të furnizoheshin nga shteti aleat më i ri, Republika Popullore e…

Lexo më Shumë