Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly, kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për nënshkrimin e Kylian Mbappes, raporton Duncan Castles. Boehly ka propozuar një formulë lojtar plus para për të nënshkruar me sulmuesin francez që zyrtarisht është në shitje nga klubi parisien. Ndërsa emri i një lojtari të ofruar për PSG-në nuk zbulohet në raportim, ai mund të jetë Romelu Lukaku ose Hakim Ziyech. Parisienët kanë inkurajuar përpjekjet e Chelseat teksa po kërkojnë të heqin qafe 24-vjeçarin e rebeluar. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë pasi vetë lojtari mund të mos dëshirojë të negociojë…
Author: Hamdi Kumanova
Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brendshëm të punës, teksa po i drejtohen gjithnjë e më shumë emigracionit për këtë problem. Të dhënat e INSTAT që i takojnë tremujorit të parë të vitit 2023 tregojnë së 13% e të rinjve në moshë 25-29 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës. Të rinjtë e kësaj moshe nuk janë as në punë dhe as nuk janë në kërkim të një punë dhe në treguesit e punësimit raportohen jo-aktivë. Kjo grupmoshë praktikisht ka përfunduar të gjithë ciklin e studimeve, teksa interesi për tregun…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se lufta do të kthehet në Rusi, pas një sulmi me dron në kryeqytetin Moskë. Zelenskyy tha se sulmet në territorin rus ishin një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, i luftës midis dy vendeve. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre dronë ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy u përplasën në zyra. Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll gjithashtu për pak kohë. Sulmi me dron në orët e para të së dielës, është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Dhe në…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar me letër publike kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në të cilën thuhet se ministrat dhe funksionarët e BDI-së japin dorëheqje. Ahmeti tha se ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese. Fjalimi i plotë i Ali Ahmetit: I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovacevski, Duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane, Duke pasur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit, Duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e…
Bayern Munich njoftoi të shtunën se sulmuesi senegalez Sadio Mane ishte në bisedime “për një ndryshim klubi” me raporte që sugjeronin se ai ishte i destinuar për skuadrën saudi te Al-Nassr. Kampionët gjermanë e lanë Manen jashtë një ndeshjeje miqësore në Tokio, duke postuar në Twitter: “Sadio Mane është në negociata për kontratën për një ndryshim klubi dhe për këtë arsye nuk është në formacion sot”. Ish-ylli 31-vjeçar i Liverpool do të bëhet lojtari më i fundit i profilit të lartë që do t’i bashkohet ligës saudite të pasur me para . Revista Bild dhe Kicker raportuan se ai ishte duke shkuar për testet mjekësore…
Pep Guardiola supozon se ai nuk mund të bënte asgjë për të parandaluar largimin e Riyad Mahrez, anësorit algjerian që sapo ka shkëmbyer kampionët e Anglisë dhe Europës, Manchester City për një propozim tërheqës nga Al Ahli.“Arabia Saudite ndryshoi tregun. Disa muaj më parë, kur Cristiano Ronaldo ishte i vetmi, askush nuk mendonte se kaq shumë lojtarë të kualitetit botëror mund të shkonin në Ligën e Arabisë Saudite. Do të ketë më shumë në të ardhmen dhe kjo është arsyeja pse klubet duhet të jenë të vetëdijshme për atë që po ndodh. Mahrez mori një propozim të pabesueshëm dhe nuk…
Chelsea ka siguruar shërbimet e talentit, Lesley Ugochukwu. Skuadra londineze ka arritur marrëveshje me Rennes prej 28 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e mesfushorit 19 vjeçar, shkruan GazetaBlic Sport. Siç raporton eksperti, Fabrizio Romano marrëveshja do zyrtarizohet shumë shpejt, kurse testimet mjekësore për lojtarin janë rezervuar.
Policia e Kosovës ka raportuar se një person, nga pakujdesia ka shkaktuar një aksident, ku ka goditur me veturë një zyrtar policor, i cili ishte duke kaluar rrugën.I njëjti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, kurse mjekët kanë treguar se gjendja e tij është stabile.“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj (VL: 049-472) 28.07.2023 – 10:54. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë…
“VENDLINDJA GJTIHMONË NA MUNGON” Ardhja e mërgimtarëve për pushime në vendlindjen e tyre ka mbushur përplotë rrugët e Tetovës. Ata thonë se malli për vendlindjen e tyre nuk shuhet kurrë dhe se gjithmonë duan të kalojnë kohë këtu. “Kështu duket atmosfera në qytetin e Tetovës në ditët e Verës e si duket gjallëri më të madhe këtij qyteti i ka dhënë edhe ardhja e gurbetçarëve”. “Prej Gjermanie tash keni ardhur për pushime? Po Si kaloni këtu në Tetovë?Mir deri tani mir/Që sa keni ardh?Tash i kemi bërë tre javë po tash jemi tu shku prap në shpi. Si ju duket…
Për shkak të rritjes së kërkesave për lëshimin e dokumenteve të cilat mbërrijnë në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e punëve të jashtme ka aktivizuar punën me dy turne në disa qytete evropiane. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Në këtë grup të parë, sipas numrit të aplikimeve, po fillojmë me punë në dy turne në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih. Sipas nevojës, do të vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve edhe në përfaqësi të tjera diplomatike konsullore të RMV-së”. Osmani theksoi se kjo është hera e parë që konsullatat punojnë në dy ndërrime për…
Me rastin e dy vjetorit të miratimit të Ligjit të ri për Shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Instituti për Politika Publike zhvilloi një debat publik ku u diskutuan të arriturat dhe sfidat e mbetura në zbatimin e ligjit, drejt eliminimit të pashtetësisë në vend. Arben Fetai, drejtor i institutit tha se fushata shtetësia u karakterizua me një bllokadë disa mujore në kuvend dhe mobilizim të gjithmbarshëm shoqëror për një kauzë të drejtë, kauza ishte e drejtë sepse synohej ti jipet fund një diskriminimi flagrant që zgjati për 3 dekada kundër shqiptarëve të këtij vendi por edhe kundër disa…
Një çift është arrestuar në Bengalin Perëndimor, i cili shiti djalin e tyre 8 muajsh për të blerë një iPhone 14 për krijimin e “Instagram Reels” teksa udhëtonin në të gjithë shtetin. Ngjarja ra në sy kur fqinjët e çiftit, Jaydev dhe Sathi Ghosh, dyshuan në lidhje me mungesën e foshnjës 8 muajshe, e cila ishte zhdukur prej disa kohësh, përcjell portal rtv21.tv Ajo që thelloi më tej dyshimin tek fqinjët ishte posedimi i një iPhone 14 , pasi ata kishin të ardhura të pakta dhe gjithashtu kishin kaluar krizë financiare në të kaluarën. Pas kësaj, fqinjët e shqetësuar iu…

