Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar një mesazh urimi me rastin e festës së 2 Gushtit – Dita e Republikës. “Paçim një Ilinden të lumtur dhe të përjetshëm – Ditën e Republikës! Sot festojmë dy Ilindenët, themeluesit e shtetësisë, gjuhës dhe kulturës së Maqedonisë. Ne nderojmë të kaluarën tonë të lavdishme, përballë një të ardhmeje më të ndritshme! Të festojmë së bashku ditën e sotme historike, të bashkuar me të njëjtin besim në të ardhmen tonë të begatë! Ideja e Ilindenit është vazhdimësia jonë ndër shekuj, Ilindeni jeton në të gjithë ne”, shprehet kryeministri Kovaçevski, përcjell PRESSonline.al Në urim kryeministri Kovaçevski…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke theksuar rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët e vendit mbi kauzat jetike të lirisë, barazisë dhe paqes. Ahmeti ka potencuar se ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse. Postimi i plotë: 120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër…
Maqedonia e Veriut po mbytet nga inflacioni, i cili vjen si pasojw e rritjes së çmimeve dhe zhvlerësimit të parasë. Sipas matjeve të Trading Economics, norma vjetore e inflacionit në Maqedoninë e Veriut është rreth 10 për qind. Bazuar në këto të dhëna, Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8% Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8% nga 4.3% sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e Trading…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski uroi festën e 2 Gushtit – Ditën e Republikës duke theksuar se Ilindeni është simboli i luftës për liri dhe themeli i shtetësisë. “120 vjet më parë, i udhëhequr nga ideali i lirisë, populli i Maqedonisë filloi epopennë, mbolli farën e mosbindjes dhe u kurorëzua me kryengritjen e parë të ASNOM-it dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë. Të dy Ilindenët, ai në vitin 1903 dhe ai në vitin 1944, lanë gjurmë të pashlyeshe në kujtesën kolektive të Maqedonisë”, shkruan Mickoski në urim. Mickoski në urim shton se Ilindeni është ylli udhërrëfyes i të gjithë ata…
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, para opinionit ka paraqitur një sêrë aktivitetesh të infrastrukturës rrugore, transmeton Almakos. Ky êshtë postimi i plotë: 🛣️ Ky është një aksion i ri i madh me asfaltimin e rrugëve në të gjithë territorin e komunës Butel. Janë mbuluar mbi 25 rrugë, rrugë që do të asfaltohen për herë të parë. 👷♂️ Sot filloi rikonstruksioni dhe rehabilitimi i plotë i një pjese të rrugës 2 në Vizbeg. 🚜 Kjo rrugë do të bëhet me asfalt për herë të parë pas përpunimit me makineri dhe vendosjes së një…
Banka Komerciale, Stopanska Banka dhe banka NLB në 6 muajt e parë të këtij viti, së bashku kanë realizuar fitim prej 83,8 milionë eurove, përcjell TV21. Sipas pari.mk, shuma është më e lartë për 13,7 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa për 32,1 milionë euro më e lartë se në vitin 2021. Në vitin 2022 fitimi i tyre i përbashkët në 6 mujorin e parë ishte 70.1 milionë euro, ndërsa në vitin 2021, 51,7 milionë euro. Në 6 mujorin e parë të këtij viti, fitim më të madh ka realizuar Banka Komerciale,…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këmbëngul se në shtator nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Sipas tij, pushteti është i vetëdijshëm për këtë veprim dhe po tenton të kalon gushtin dhe shtator që opozitës t’i pamundëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Beteja është që të kalohet gushti dhe të arrihet shtatori. Kur të arrihet shtatori është e palogjikshme më neve të na kërkojmë zgjedhje në vjeshtë pasi të zgjedhjet e rregullta janë në pranverë. Ata kështu mendojnë dhe planifikojnë që duke u afruar nëntori, OBRM-PDUKM-ja do të mbështet për muri dhe mendojnë se në këtë mënyrë me presion do…
Bregdeti i Strugës, plazhet, pazari janë mbushur me turistë këto ditë. Tradicionalisht rreth festës së Ilindenit riviera është e mbushur me mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit, por si gjithmonë në Strugë më të shumtët janë punëtorët mërgimtarë. Për shkak të numrit të madh të turistëve dhe kthimit të punëtorëve emigrantë, puna e Ambulancës është dyfishuar. Numri më i madh i intervenimeve ka qenë për shkak të kolabsit të shkaktuara nga moti i nxehtë”, njoftojnë nga Ambulanca e Strugës. Kapacitetet hotelierike janë të mbushura plotësisht dhe kërkohen më shumë shtretër edhe në akomodimin privat. Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve,…
Furnizimi Publik “Marrëveshja e Lotarisë Shtetërore me “Arbëria Design” është nënshkruar në fund të qershorit në vlerë rreth 290 mijë euro për një periudhë 12 mujore, dhe objekt i saj janë “shërbimet nga një agjenci marketingu për riemërtimin e markës së korporatës dhe fushata reklamuese”. Kompania nga Tetova ishte sërish e vetmja që ka paraqitur ofertë. Në maj, “Arbëria design” fitoi tenderin e Universitetit “Nënë Tereza” për shtypjen e materialeve për nevojat e institucionit të arsimit të lartë dhe kontrata kap vlerën e rreth 14 mijë eurove.” Sipas 360 gradë, Ministria e Punëve të Jashtme e Bujar Osmanit, nga…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pasi mediat bojkotuan sot konferencën e ministres së Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Deliu në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se kjo ka qenë një përgjigje meritore e gazetarëve karshi një ministre siç e quajti ajo, të papërgjegjshme. Teksa të njëjtën e ka pyetur: Ku janë vaji, sheqeri e gruri. “Demokracia vdes në errësirë, Rozetë!Mirënjohje dhe respekt për këtë përgjigje meritore të gazetarëve ndaj një ministre të papërgjegjshme.P.S. Ku janë vaji, sheqeri e gruri?”, ka shkruar ajo. Ndryshe, gazetarët kanë bojkotuar konferencën e…
“Politika e sotme është e përqendruar në të kaluarën dhe se nuk po flitet mjaft për të ardhmen e vendit”, kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Në këtë kontekst, Abdixhiku ka përmendur se LDK-ja ka planifikuar të prezantojë një program politik të detajuar në një konventë të madhe të quajtur “Rruga e Re” në muajin tetor. Ai tha se Kosova ka ende probleme bazike me arsimin, shëndetësinë ekonominë e me shumë sektorë të tjerë. “Jemi një milionë të rritur në Kosovë dhe kemi gjithë këto probleme bazike. Sa herë e dëgjomë në…
Dje (31-korrik) në ora 09:10 në SPB-Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 i është bërë mashtrimi për shumën prej 6.000 euro. Sipas raportit, në vitin 2019 ai ka dhënë një paradhënie prej 5 mijë eurosh për të blerë një apartament, por apartamenti i është shitur një personi tjetër dhe paratë janë zhdukur. Siç raportohet, në pranverë ai dhe gruaja e tij u kontaktuan nga një person i cili u prezantua si avokat dhe u premtoi se mund t’i ndihmonte të merrnin banesën në emër të tyre. Gjithashtu,…

