“Politika e sotme është e përqendruar në të kaluarën dhe se nuk po flitet mjaft për të ardhmen e vendit”, kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Në këtë kontekst, Abdixhiku ka përmendur se LDK-ja ka planifikuar të prezantojë një program politik të detajuar në një konventë të madhe të quajtur “Rruga e Re” në muajin tetor.
Ai tha se Kosova ka ende probleme bazike me arsimin, shëndetësinë ekonominë e me shumë sektorë të tjerë.
“Jemi një milionë të rritur në Kosovë dhe kemi gjithë këto probleme bazike. Sa herë e dëgjomë në politik vitin 2030, unë jam i bindur se 100 herë e dëgjon vitin 2013. Një skemë politik që nuk është në gjendje të flas për të ardhmen, që në 2030 Kosova ka me qenë kështu, spitalet kanë me qenë kështu, shkollat kështu, rrugët kështu pra për vitin 2030. Ne nuk po flasim për të ardhmen por për të kaluarën. Fatkeqësisht kjo gjendje po vazhdon sot me të madhe, ka një polarizim të madh të shoqërisë aq shumë jemi të ndarë, aq shumë urrejtje ka, e ne duhet një shërim i kësaj shoqërie na duhet me shëru me e bashku këtë shoqëri”, ka thënë Abdixhiku.



