Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka patur nje bisede telefonike me homologun e tj rus Vladimir Putin.Fokusi i diskutimeve ishte marrveshja e Grurit. Gjate bisedes dy lideret rane dakort kreu I Krmlinit te vizitoje së shpejti Turqine. Në deklaratën e Presidences turke bëhet e ditur se Erdogan i ka thene homologut te tij se nuk duhet te nderrmerren hapa qe do të përshkallëzojnë me teje luften ne Ukraine. Kreu I shtetit turk theksoi se do të vazhdojë të bëjë përpjekje intensive për vijueshmërine e nismës së Detit të Zi , te cilen e konsideron…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeminsitri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq u dërgoi ruim me rastin e festës së madhe shtetërore Ilinden – Ditës së Republikës, të gjithë qytetarëve të vendit, me dëshirën për përparim të shtetit dhe prosperitet në të jgitha fushat dhe jetë më të mirë për qytetarët. “Sot e festojmë një nga festat më të rëndësishme të popullit maqedonas, i kremtojmë identitetit maqedonas, shtetësinë maqedonase dhe bashkësinë multikulturore të atdheut tonë. 120 vite pas Ilindenit të krushevës dhe 79 vite pas Ilindenit të KAÇKM-së, jemi të gatshëm me dituri dhe maturi ta fusim shtetin tonë në Union, i cili i respekton…
Nga Lëvizja Besa sot përmes një press konference kanë akuzuar Grubin dhe Kovaçevskin se po organizojnë festa me para të popullit. Mbi 500 mijë euro Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski do të harxhojnë për festat për “Open Ballkan” dhe marrëveshjen e Ohrit ndërkaq që këto janë para të popullit kërkojmë që këto tendere të anulohen sepse janë në dëmë të qytetarëve”, tha Hasim Murtezani nga Lëvizja Besa. Nga atje thonë se këto para do të menaxhohen vetëm nga disa kompani dhe produksione të cilat çdoherë marrin pjesë në tender. “Imagjinoni 350 mijë euro do të harxhohen për katër…
Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 21:00 në pikën kufitare “Mihajllovë” është arrestuar shtetasi grek Ll.V. 21-vjeçar, pasi tentoi të korruptonte policinë e Maqedonisë së Veriut me 5 euro, përcjell TV21. Ai po kalonte pikën kufitare me vetuën e tij “Volvo” me gjysmërimorkio. Gjatë kontrollit të dokumenteve që drejtuesi i mjetit ka dhënë për kontroll, ka vënë si ryshfet një kartëmonedhë prej pesë eurove. Ll.V. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Negotinë, dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë pranë gjykatës kompetente në Negotinë”, shtojnë nga MPB.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme sot në ora 5:00 në fshatin Tërnovec të Kratovës, policët kanë arrestuar H.D (19) nga Velesi për shkak të dyshimeve për tregti me emigrantë. Më 01.08.2023 në autostradën Kumanovë – Tabanc zyrtarët policorë kanë vërejtur automjet “Mercedes ML 320″ me tabela të Velesit që ka qenë i ndaluar. Automjeti kishte dalë nga autostada, ndërsa shoferi dhe migrantët në arrati”, thuhet në raportin policor. Ata shtojnë se pas ndërmarrjes së masave nga ana e policisë, janë zbuluar 9 emigrantë nga Sirija të cilët janë dërguar në Qendrën Transitore në Tabanoc. “Pas…
Pas publikimit të audio-inçizimeve nga Nacionale në lidhje me keqpërdorimet në blerjen e rezerave të grurit ka reaguar protagonisti i videos, Enver Hajrullahu.Hajrullahu ka deklaruar se audio-inçizimet nuk kanë rrjedhur nga ai dhe se nuk është ai burim i mediumit në fjalë. “Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore” shkruan Hajrullahu raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë: Sqarim!Të nderuar qytetar, miq, kolegë dhe familjarë, Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë.Dua t’iu njoftoj se…
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të mbërritur në Meçkin Kamen në Krushevë për shënimin e 120 vjetorit të Kryengritjes së njohur të Ilindenit, është fishkëlluar nga manifestues të ndryshëm. Delegacioni shtetëror i përbërë edhe nga ministrat përpos fishkëllima është përcjell edhe me thirrje të tjera urrejtëse që janë dëgjuar në kor. (INA)
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotme në Saraj të Shkupit është arrestuar 43-vjeçari R.M. nga Shkupi. Nga MPB shtojnë se tek shtëpia e tij është gjetur një pushkë automatike me 5 fishekë. “Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”,shtojnë nga MPB.
Chelsea ka kompletuar blerjen e mesfushorit adoleshent, Lesley Ugochukwu për 27 milionë euro. 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare, me opsion zgjatjen edhe një vit tjetër. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Rennes, në Ligue 1, ku është aktivizuar rregullisht. Drejtorët e Chelsea-t, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley, u shprehën të kënaqur për këtë blerje: “Jemi të kënaqur që Lesley po i bashkohet Chelsea-t. Ai është një lojtar i ri mbresëlënës, i cili tashmë ka lënë gjurmë në Ligue 1. closevolume_off Ne jemi të kënaqur që ai na është bashkuar në SHBA dhe se do të jetë në gjendje të integrohet…
Pas miqësores me Milanin, Barcelona e pësoi një goditje kur e mori vesh vendimin final të Ousmane Dembeles për t’u larguar nga Camp Nou. Kapiteni Sergi Roberto nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim, mbi të gjitha faktin se shokët e skuadrës nuk dinin shumë për këtë largim. Sidoqoftë, futbollisti spanjoll i uron suksese shokut të tij të deritashëm të skuadrës, me të cilin thotë se krejt ekipi është sjell mirë dhe ia ka kaluar mirë. closevolume_off “Është mëkat sepse është një lojtar mjaft i rëndësishëm ëpr ne. Do të na pëlqente nëse do të rrinte shumë vite me…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se më 4 gusht (e premte) para Gjykatës Themelore në Ferizaj do të protestojnë për të kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për vrasësit e saj. Protesta do të nis që nga ora 10:30. “Për të gjithë qytetarët e qytetaret nga Prishtina që dëshirojnë të bashkëngjiten në protestë, nisja nga Prishtina bëhet në mënyrë të organizuar në orën 9:30 nga pompa e benzinës te rrethi i flamurit. Për t’u bashkangjitur, mund të shkruani mesazh në faqen në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist”, thuhet në njoftimin për media,…
Aktivisti Stefan Kirkov akuzoi kryetaren Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska në lidhje me ngjarjet e fundit në Kopshtin Zoologjike të Shkupi ku kanë ngordhur tre kuaj. Reklama “Ka murtajë dhe epidemi të kafshëve në Kopshin Zoologjik të Shkupi. Gjirafa ka ngordhur për shkak të mospatrimit të parazitëve, deri tani dy kuaj janë helmuar. Që kur erdhi Arsovska, kopshti zoologjik i yni është shndërruar në kopsht të frikës kur kafshët therren dhe ngordhin”, shprehet Stefan Kirkov. Ai po ashtu u bën thirrje shoqatave të kafshëve që të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi dhe të mos heshtin. “Paaftësia e Danellës na çoj…

