Detaje të reja janë bërë me dije për vajzën që u gjet e pajetë ditën e sotme poshtë urës së Dajlanit. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasen L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës. Dyshimet janë se ajo ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve në trup me një mjet prerës. Ndërkohë, 17 persona që dyshohet se kanë dijeni për rastin janë shoqëruar në ambientet e policisë. Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka dërguar një mesazh urimi në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Ilindenit. “Gëzuar festën kombëtare të Maqedonisë së Veriut! Së bashku ruajmë kujtimin e bëmave të luftëtarëve për liri dhe barazi. Së bashku shikojmë drejt së ardhmes së përbashkët – Bashkimit Evropian”, shkruajnë nga MPJ bullgare në “Twitter”. Më herët, presidenti Rumen Radev i ka dërguar një mesazh urimi kolegut të tij në RMV, Stevo Pendarovski me rastin e festës shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilinden – Ditën e Republikës, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në skenën politike do të kenë edhe një subjekt të ri politik, subjekt i cili do të quhet Lëvizja Demokratike. Nismëtari i këtij subjekti politik është deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti. Mexhiti u shkëput nga Bashkimit Demokratik për Integrim pas deklerratasgh të panumërta për ndryshime në parti. Ai ka qenë kryetari i Komunës së Çairit për tre mandate nën siglën e BDI-së. “LËVIZJA DEMOKRATIKE do të jetë emri i partisë së re politike, të paralajmëruar ditë më parë nga deputeti Izet Mexhiti. Emri është bërë i ditur…
Meksika është goditur nga një thatësirë ekstreme, që ka çuar në humbje të të korrave, mungesë të ujit dhe çmime më të larta për ushqimet, ndaj qeveria po përpiqet dëshpërimisht të gjejë një mënyrë duke iu drejtuar një teknologjie të diskutueshme, që njihet si “mbjellja e reve”. – Advertisements – Në korrik, vendi filloi fazën e fundit të një projekti që synon të stimulojë artificialisht reshjet. Projekti do të shtrihet në 62 bashki në veri dhe verilindje të vendit. Kjo është një teknologji e zbuluar për herë të parë në vitet 1940. Që atëherë, ajo është përdorur në rreth…
Tetë zhytës sot vazhdojnë të kërkojnë 29 vjeçarin i cili më 29 korrik humbi në ujërat e liqenit artificial në rajonin e Likovës. Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kushtet e kërkimit janë shumë të vështira dhe thellësia e ujit është më shumë se 20 metra pak metra larg bregu. Sipas tyre, shikueshmëria gjithashtu është e dobët, posaçërisht kur ka thellësi. Nga QMK theksojnë se vazhdimisht kërkohet trupi në liqen dhe bren, ndërsa policët e SPB Kumanovë e sigurojnë vendin e ngjarjes.
Gjashtë persona janë lënduar gjatë një aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e Blv. “Sh.Kliment Ohridski”, Rr. “Dimitrie Çupovski” dhe Blv. “Metropolitan Teodosij Gologanov”. Aksidenti ka ndodhur në trafik në mes të veturës së udhëtarëve “Mercedes C200” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga K.A.52) nga fshati Nikushtak, automjeti i udhëtarëve nga Kumanovë “Mercedes” i drejtuar nga G.P.(47) nga Shkupi. Në aksident është lënduar rëndë udhëtari nga automjeti me targa të Kumanovës, J.A.(52) nga fshati Nikushtak, si dhe lëndime të rënda kanë pësuar dy vozitës dhe tre pasagjerë të tjerë, po ashtu nga automjeti me targa të…
Me datë 04.08.2023 (e premte) vit. SH.T.P.SH PRONTTO në bashkëpunim me Komunën e Tetovës do t’a realizoj dezinsektimin e parë nga toka në territorin e Qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë, njoftojnë nga Komuna e Tetovës. “Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër ne kushte në të mira atmosferike. Për dezinsektim do të…
Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut, me fuqi 2.2 ballë të shkallës së Rihterit. Tërmeti ka qenë gjatë paradites, 7 kilometra në lindje të Qendrës Zhupë, apo 61 kilometra në verilindje të Elbasanit, Shqipëri. Thellësia ka qenë 15 km.
Burgu i Tetovës ka rinovuar plotësisht pjesën hapësirën e vizitave në këtë institucion. Nga ky institucion korrektues thonë se me nismën e drejtorit Qefali Havziju, në pjesën e vizitave të të burgosurve janë shtuar fontana, lodra për fëmijë, ndriçimi si dhe është rregulluar parku dhe pjesa për ecje. Në burgun e Tetovës vazhdimisht ka iniciativa të reja, së fundmi të burgosurve iu sigurua një pishinë mobile, për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta. Shpesh herë organizohen edhe mbrëmje argëtuese me këngëtarë të ndryshëm, ndërsa të burgosurit kanë edhe pjesën e kopshtit, ku kujdesen për të mbjellat e ndryshme.
Heshtje në Qeveri mbi dorëheqjet e 5 ministrave të BDI-së. Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili ditë më parë pranoi njoftimet për dorëheqje nga kabineti qeveritar i ministrave të BDI-së, sot nuk tha asnjë fjalë të vetme për veprimet që do t’i ndërmerr tani e tutje, shkruan Alsat. Qeveria nga sot shkon në pushim, ndërsa duket se dorëheqjet e kushtëzuara të ministrave të BDI-së do të mbeten thjeshtë akt moral në letër. Kabineti i BDI-së në ekzekutiv ofruan dorëheqje të kushtëzuar mbi arsyetimin se më këtë veprim plotësohet kushti bazë i opozitës maqedonase për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. …
Anija “Lumturia” e vendosur në Vardar në kuadër të projektit “ Shkupi 2014”,e cila një ditë u kaplua nga flakët, nuk përcjell aspak ndjesinë që duhet të krijojë emri që ajo mban. Sot duket edhe më e shkretë. Një ditë më parë komandanti i zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se arsyet e djegies së galerisë do të përcaktohen më tej. Sipas Tomeskit atje nuk ka furnizim me energji elektrike, andaj dyshimet janë se me shumë mundësi bëhet fjalë për faktor njerëzor, por do të përcaktohet më saktë nga hetimet që do të bëjnë autoritete kompetente. Fatmirësisht në anije…
Një 38 vjeçar ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e nënës së tij e cila është larguar nga banesa. Sipas policisë së Elbasanit, një 38 vjeçar ka kallzuar në polici largimin e nënës së tij nga banesa e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor. “Në ambientet e Policisë ka kallëzuar 38 vjeçari, se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja M. H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

