Partneri ynë më i madh strategjik, SHBA, me Propozim-rezolutën për gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase, edhe një herë tregon përkushtimin e saj në mbështetjen e vendit tonë, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Rezoluta në Senatin Amerikan për festimin e gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase është edhe një konfirmim i suksesit të politikës ndërkombëtare të LSDM-së dhe njohja e rolit konstruktiv të maqedonasve në ndërtimin e shoqërisë amerikane. Më herët, një rezolutë të ngjashme ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me të cilin gjuha, kultura dhe historia maqedonase marrin njohje dhe promovim në mbarë botën. Ndryshe nga gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2023) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 481 drejtues mjetesh. Prej tyre, 68 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 15 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 173 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 308 jashtë vendbanimit” – thuhet në kumtesën e MPB-së.
Dje është vandalizuar monumenti i njërit prej pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të vrarë në incidentin e armatosur “Lagjja e Trimave”, Goran Stojmenoviq, si dhe ikonat që janë pjesë e kryqit të shenjtë në parkun në Inxhikovë të komunës së Gazi Babës, përcjell TV21. Lajmin në Facebook, bashkë me fotografi, i ka publikuar mbrëmë kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, duke e dënuar ashpër veprimin e vandalizimit. “Një akt i tillë i kryer në festën e sotme të madhe maqedonase të Ilindenit dhe festën e krishterë të Shën. Ilisë përfaqëson një veprim të turpshëm dhe frikacak që meriton…
Presidenti Zelenskyy ka akuzuar Rusinë për një betejë për një katastrofë globale duke synuar objektet e magazinimit të grurit. “Në çmendurinë e tyre, ata kanë nevojë që tregjet botërore të ushqimit të shemben, ata kanë nevojë për një krizë çmimesh, ata kanë nevojë për ndërprerje në furnizime,” tha ai. Rusia ka lëshuar një numër raketash në portet e Detit të Zi të Ukrainës në dy javët e fundit, që kur u tërhoq nga një marrëveshje kyçe e grurit më 17 korrik. Shumica e tyre kanë pasur për qëllim portet rreth Odesës, por sulmi i mbrëmshëm goditi qytetin port të Izmail,…
Papa Françesku e ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën. Një raport i vitit të kaluar ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin. Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar se skandali na drejton kah “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe se rritja e zemërimit ka…
Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas puçit të javës së kaluar. – Advertisements – Qindra shtetas të huaj tashmë janë evakuuar nga ky shtet pasi Ambasada e Francës është sulmuar të dielën nga protestuesit. Lideri i puçit, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ka paralajmëruar kundër “çfarëdo ndërhyrjeje në punët e brendshme” të shtetit. Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka folur të mërkurën me presidentin…
Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore të enjten, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020. Para nisjes së seancës, ai e ka kritikuar këtë rast dhe e ka konsideruar si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit. Trump veçse përballet me dy raste tjera penale, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siguria është rritur në Uashington, në prag të nisjes së seancës. Ndalesa të metalit janë vendosur jashtë ndërtesës së gjyqit, ku do të…
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dhe gruaja e tij, Sophie Grégoire Trudeau, po ndahen, njoftoi Trudeau në llogarinë e tij në Instagram të mërkurën. Trudeau tha pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” me Sophie, “ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”. “Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, ka shkruar ai. Ai kërkoi që privatësia e tyre të respektohet për mirëqenien e fëmijëve të tyre, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Zyra e kryeministrit tha se dyshja kishin “nënshkruar një…
Një tërmet me magnitudë lokale 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 22:44 nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikore në Shkup. Epiqendra e tërmetit ishte në Shqipëri, 97 kilometra në jugperëndim të Shkupit. “Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në viset jugperëndimore të Republikës sonë, me intensitet II – III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, njoftoi Observatori.
Mes konfliktit civil në Mogadishu, somalezët kanë gjetur një mënyrë interesante që të “pushojnë” në plazhet e qytetit antik. Por bregdeti në Oqeanin Indian të Afrikës është i lënë pas dore dhe i mbuluar me mbeturina, kështu që vendasit po ndërmarrin veprime për të pastruar zonën. Në plazhet Urubo, Liido dhe Sugunto Liido, grumbuj mbeturinash mbulojnë rërën. Peizazhi këtu ka një pamje kaotike. Por banorët vendas në këtë qytet të vjetër po punojnë së bashku për të pastruar dhe rikuperuar plazhet e tyre. Ata shpresojnë që nëse pastrimi është i suksesshëm, interesi për plazhin do të rritet, e si pasojë…
Një kimikat novator që vret kancerin është zbuluar nga shkencëtarët në institucionin e njohur të kërkimit dhe trajtimit të kancerit, City of Hope, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky zbulim i pabesueshëm sjell një rreze shprese për miliona në mbarë botën, transmeton klankosova.tv. Ilaçi inovativ siç shkruan pulse.ng, synon dhe shkatërron të gjitha tumoret e kancerit duke mos shkaktuar asnjë dëm për qelizat e shëndetshme. Si funksionon? Zbulimi i ekipit të City of Hope përqendrohet rreth proteinës së Antigjenit Bërthamor të Qelizës Proliferuese (PCNA), e cila luan një rol thelbësor në replikimin dhe riparimin e ADN-së në tumoret në…
Si çdo organ tjetër, truri ka nevojë të çlodhet. Pavarësisht buxhetit që ka individi apo familja, njerëzit duhet të shkëputen patjetër nga rutina qoftë edhe për pak ditë, këshillojnë ekspertët e shëndetit mendor. “Dy javë pushim do të ishin të domosdoshme në periudhën e verës. Dikush do të shkojë në mal, dikush në det dhe gjatë periudhës së pushimeve është shumë i rëndësishëm ushqimi, aktiviteti fizik, duke programuar shëtitje me miq dhe të afërm, të cilët të bëjnë të ndihesh mirë. Një tru i mbilodhur mund të përjetojë një gjendje ankthi të shprehur, çrregullime të gjumit, nervozizëm, hiperaktivitet, humor të…

