Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që nuk kërkon t’i shpenzoni shumë minuta për t’i hekurosur rrobat Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent. Thjesht duke i vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen. Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese, transmeton Telegrafi. Por, si funksionon ky truk? Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata ruse ka dënuar gjigantin teknologjik amerikan “Apple” me 4 mijë e 400 dollarë për shkak se nuk hoqi materialin e cilësuar si informacion të rrejshëm për operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Gjykata në Moskë që merret me shkeljet administrative dhe rastet e niveleve të ulëta, ka shpallur fajtor gjigantin teknologjik “Apple” për mosfshirjen e podcasteve dhe aplikacioneve që kanë përhapur informacione të rrejshme për konfliktin në Ukrainë, raportoi AP. Që kur ka nisur pushtimin e shtetit fqinj, Rusia ka ndëshkuar të gjithë ata që kritikojnë ose vënë në dyshim fushatën ushtarake në Ukrainë. Opozitari Vladimir Kara-Murza është dënuar…
Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave federale se ka orkestruar një komplot për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara. Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili ka udhëhequr hetimin ndaj asaj që prokurorët amerikanë e quajnë përpjekje të paprecedente nga presidenti i atëhershëm për të minuar shtyllat e demokracisë amerikane, ka shikuar nga rreshti i parë i sallës së një gjykate në Uashington, në pasditen e së enjtes (sipas kohës lokale), teksa Trump ka thënë se ndihet i pafajshëm, duke qëndruar para gjyqtarit Moxila Upadhyaya. Paraqitja e…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave. Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit ët Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”. Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit. Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën…
Të gjithë do të besojnë se punonjësit e tyre janë të lumtur, produktiv dhe të mirë-pajisur në vendin e punës, por nuk mund të jenë të fshehura frustrimet e punonjësve. Duke pranuar dhe adresuar këto frustrime u jep mundësi për lumturi më të madhe dhe produktivitet më të lart punonjësve. Një studim i Oxford Economics gjeti një hapësirë në mes se si punëdhënësit dhe punonjësit shihnin përvojën e tyre në vendin e punës, transmeton Ekonomia Online. 63 për qind nga 600 drejtuesit e anketuar mendojnë se punonjësit e tyre kanë mjetet e nevojshme për të filtruar nga pengesat, ndërsa vetëm…
Nuk ka zhgënjim më të madh se të zgjohemi në mëngjes më të lodhur se një natë më parë, edhe pse kemi fjetur shtatë deri në tetë orë. Nëse nuk ndiheni të pushuar në mëngjes ose plot energji, patjetër që diçka po ndodh. Lexoni disa nga arsyet më të zakonshme të mungesës së pushimit dhe çfarë mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj. “Ka shumë arsye që shkaktojnë lodhje, por kjo nuk do të thotë se ato gjithmonë na bëjnë të dëshirojmë të flemë”, thotë Jennifer Martin, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. “Këto…
Programin IPARD, Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, e quan storje suksesi të Maqedonisë së Veriut, sepse jemi vend lider në rajon për nga përqindja e shfrytëzimit të mjeteve të BE-së. Janë shfrytëzuar 98% e mjeteve nga programi IPARD2 në 5 vitet e fundit, me gjithsej 2369 marrëveshje të realizuara. Nesër do të shpallet thirrjen e fundit nga IPARD2 për masën 3, investime në mjete bazë për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore, vlerë prej 8.8 mln euro. Thirrja për IPARD 3 do të shpallet shumë shpejt, por ende nuk ka ndonjë datë konkrete. “Me këtë e mbyllim IPARD 2…
Në Qendrën Klinike ka infermiere që nuk dinë të vendosin gjilpërën në shiringë. Kjo është pasojë e presioneve që vijnë nga shtabet partiake të cilët urdhërojnë pranimin e kuadrit jo adekuat. Me këto probleme po përballen për çdo ditë mjekët të cilët pavarësisht ngritjes së zërit thuajse nuk po përfillen nga institucionet përkatëse. Sipas mjekut Niko Beqarovski, funksionimi i shumë klinikave për momentin po mbahet gjallë nga vullnetarët të cilët pavarësisht punës që bëjnë nuk paguhen asgjë. “Të gjithë e dinë më së miri se për çfarë stafi kanë nevojë. Tani po ndodh që të marrim një letër ku…
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger dhe mundësisë së eskalimit të saj, Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) iu bën apel shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet në Niger, ndërsa ata që ndodhen në territorin e Nigerit dhe kanë mundësi të largohen nga vendi, të largohen menjëherë. “Ju njoftojmë se Ministria për Punë të Jashtme përmes Ambasadës në Kajro po punon për evakuimin e një shtetasi tonë, i cili ka kërkuar ndihmë. Për këtë po zhvillohen negociata intensive me partnerët dhe aleatët tanë, të cilët kanë përfaqësi në Niger. Me këtë rast,…
Kolona të gjata të pritjes. Sirena, nervozizëm! Pak kilometra sa kalon kufirin e Bllacës, duhet të presësh sërish radhën përgjatë rrugës që të shpie drejt Shkupit. Problem i madh në pik të sezonit veror u bë një tunel ku është bllokuar një korsi e lëvizjes për shkak të punimeve që po zhvillohen. Por, pavarësisht se 3 gushti është ditë pune, siç duket jo edhe për nënkotraktorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”. Aty nuk ka asnjë punëtor dhe asnjë makineri prej një kohe të gjatë. Tani e gjashtë muaj janë ngritur skelet, asfalti është gërryer dhe një pjesë e murit e…
Ekipet e shpëtimit sot pasdite kanë gjetur trupin e 29 vjeçarit nga Likova i cili më 29 korrik humbi në ujërat e liqenit artificial të Gllazhnjës, në rajonin e Likovës. Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, trupi i 29 vjeçarit u gjet falë kërkimeve intensive të ekipeve të Qendrë për menaxhim me kriza. “Pas 5 ditë kërkime, forcat speciale të armatës ‘Ujqërit’ dhe të njesisë speciale “Tigrat’, arritën ta gjejnë trupin e 30 vjeçarit”, tha Angellov nga vendi i ngjarjes.
Deri të shtunën do të mbajë mot shumë i nxehtë me temperaturë mbi mesatare dhe mesatare, ndërsa të shtunën me erë të fortë jugore. Nën ndikimin e një fronti atmosferik të shtunën pasdite dhe në orët e natës moti do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Siç paralajmërojnë nga DPHM, në vende të caktuara do të ketë mot të keq me reshje intensive shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2 për 6 orë), erë e fortë, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshërit. Deri të shtunën do të mbajë mot…

