Author: Hamdi Kumanova

Një dibran gjatë është kapur me kokainë nga policia e Tetovës në orët e para të ditës së sotme. Nga SPB-Tetovë thonë se ai po qëndronte në një parking prapa një objekti hotelierik në Zherovjan të Tetovës. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër…

Lexo më Shumë

”Lëvizja Demokratike në themelim e sipër, sot ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik, që drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti. Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që nga ngjallë shpresa tek shqiptarët për një ndryshim pozitiv në skenën politike, është hapur nëpër zyre të noterëve në çdo qytetet, nga Likova deri në Prespë. Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi Partitë Politike, vijon regjistrimi i saj, dhe promovimi solemn më datën 13 Gusht 2023” – thuhet në kumtesë.

Lexo më Shumë

Dje (03-gusht) në ora 16:50 në autostradën Tetovë-Shkup, në vendkalimin e pagesës rrugore në Zhelinë, zyrtarët policorë të Njësisë Policisë-Grupçin e kanë gjetur personin N.K. (30 nga Kërçova i cili kishte qëndruar nëpër korsitë e autostradës dhe kishte lypur lëmoshë, kështu që ka penguar rrjedhën normale të trafikut. Personi është larguar menjëherë dhe ndaj tij është përgatit parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Distria Krasniqio ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Xhudos që po mbahet në Hungari. Xhudistja jonë në raundin e dytë u takuar me belgen, Amber Ryheul në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria e kishte të vështirë ta mposhte kundërshtaren, pasi kjo e fundit shmgej vazhdimisht nga përballja, derisa u ndëshkua dy herë. Me këtë fitore, Krasniqi kaloi në rrethin e tretë, ndërsa pas pak do të përballet me gjermanen Mascha Ballhaus. Pas pak, Nora Gjkova do të përballet me francezen, Priscilla Gneto në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Dje (03-gusht) në ora 21:10 në SPB-Tetovë, Sh.A.(42) nga Ozurmishti i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:10 për shkak të mardhënjeve të pazgjidhura mes tyre është sulmuar fizikisht nga R. “N”. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Xhaxhai i Marigona Osmanit, Remzi Osmani, tha se nuk është i lumtur me aktgjykimin dënues me 15 vjetësh burgim kundër Arbër Sejdiut, i dënuar për ndihmë në vrasjen e mbesës së tij. Osmani, pas përfundimit të seancës ku u shpall aktgjykimi dënues me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i është drejtuar Sejdiut me fjalët: “Shihemi pas 15 vitesh”. Pas përfundimit të seancës, Osmani është shprehur i pakënaqur me një pjesë të aktgjykimit. “Jam plotësisht i lumtur me burgimin e përjetshëm të Dardan Krivaqës, por me të akuzuarin e dytë jo. Kuptohet 15 vite. 2 vite i ka mbajtur, pastaj…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër shqiptar, me të cilin BDI garoi në zgjedhjet e kaluara, Naser Zyberi, mbështet vendimin e liderit të kësaj partie Ali Ahmetit, për të hequr dorë nga marrëveshja për kryeministrin e parë shqiptar në RMV në tre muajt e fundit të Qeverisë LSDM-BDI, nëse VMRO-DPMNE-ja pranon të votojë për ndryshimet kushteutese. Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se Ahmeti po flijon premtimin për “kryeministrin shqiptarë” për një interes më të madh shtetëror dhe kombëtar, siç është çelja e rrugës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Unë supozoj që kryetari i BDI-së e ka menduar mirë…

Lexo më Shumë

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i krimeve të kryera në rrethin e Manastirit është ulur për 43 për qind. Ndërkohë që numri i kallëzimeve penale është rritur për 0.7 për qind, ndërsa efikasiteti në përqindje është rritur për 12 për qind. Si rezultat i një sërë masash dhe aktivitetesh, SPB-Manastir ka arritur një efikasitet prej 47 për qind në fushën e zbulimit të autorëve, gjegjësisht kryerësve të veprave penale. “Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 numri i përgjithshëm i krimeve të kryera në zonën e Manastirit në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në kuadër të seancës së 90-të zgjodhi Sofka Pejovska Dojçinovskën për nënkryetare të re. Pejovska Dojçinovska zëvendëson Katica Nikolovskën, të cilën anëtarët e KSHPK-së e falënderuan për punën e bërë deri më tani. “Për nënkryetar të ardhshëm propozohet anëtari më i vjetër, i cili ka punuar që nga dita e parë e formimit të KSHPK-së”, tha kryetarja e KPSHK -së Biljana Ivanovska, para votimit. Në seancën e zhvilluar përmes platformës Zoom, u votuan ndryshimet dhe shtesat e propozuara në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025.

Lexo më Shumë

“Prapa dorëheqjeve të BDI-së, qëndron Bashkimi Evropian, qëndron integrimi i vendit në BE”, kështu tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në prononcimin e tij të fundit për Ora News. Sipas Grubit prezenca dhe fuqia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeveri u paraqit si pengesë e vetme e VMRO-së opozitare që kjo e fundit t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese. “Të gjithë partnerët tanë kanë qenë të njoftuar. Hapin e morri z.Ali Ahmeti, ditën e diell të kësaj jave, ndërsa ne ditën e martë i dorëzuam dorëheqjet deri tek kryeministri, në mënyrë që të faktojmë dhe demostrojmë liderëve të opozitës që ne…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani. Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme. Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu…

Lexo më Shumë