Policia e Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Dubravës janë gjetur substanca narkotike, në tri raste të ndara. Rastet kanë ndodhur më 22, 30 dhe 31 korrik. Siç thuhet në njoftim, substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut. Rastet janë duke u hetuar nga Prokuroria: Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 31.07.2023-09:50. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 6 është gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale sasi e dyshuar e llojit marihuanë në një pako me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më…
Author: Hamdi Kumanova
Një tërmet është regjistruar mbrëmë në Maqedoni. Magnituda ishte 2 gradë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ka qenë 14 kilometra në jugperëndim të Kërçovës, ose 72 kilometra në verilindje të Elbasanit. Thellësia është 15 kilometra.
Hristijan Mickoski dhe OBRM t’i mbështesin amendamentet kushtetuese, nëse vërtet kujdesen për interesat e shtetit dhe agjendën evropiane, thuhet në reagim të LSDM-së. “Janë plotësuar të gjitha kushtet që vetë Mickoski i ka vënë OBRM-PDUKM-së për të mbështetur amendamentet kushtetuese. Me dorëheqjet e ministrave të BDI-së, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM menjëherë mund të bëhen pjesë e një Qeverie në të cilën BDI nuk do të marrë pjesë dhe më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme. closevolume_off Mjafton të përfshihen në proces dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese”. Nga partia…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot pasdite i mohoi akuzat e opozitës se disa përfaqësues të Qeverisë ishin të përfshirë në bisedimet mes banorëve të Sllupçanit dhe “EVN”-së. “Sipas gjitha gjasave disa parti opozitare të cilat transmetojnë lajme të rreme dhe të cilat bëjnë krahasime me fshatra të caktuara dhe rajone në shtet, hapin tema për të cilat ata duhet të japin përgjigje, ndërsa ende nuk kanë përgjigje nga komunat që udhëhiqen nga kuadrot e tyre në pjesën e keqpërdorimit të Ligjit për energjetikë”, deklaroi Bekteshi. Shtoi se Qeveria angazhohet për atë që të ulen humbjet në energjinë elektrike dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, pasi janë kapur me drogë, transmeton TV21. “Më 04.08.2023 në ora 00.05 në hapësirën e ish kazermës në Ohër, nëpunësit policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar M.R.(24) dhe B.A.(23), që të dy nga Kosova, sepse tek ata është gjetur dhe marrë kokainë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.
Për shkak të stuhisë së madhe në Slloveni, janë mbyllur shumë rrugë dhe autostrada në të gjithë vendin. Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Slloveni që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht ato përgjatë lumenjve. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, theksohet në…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska deklaroi se Maqedonia është e gatshme të ndihmojë Slloveninë në luftimin e fatkeqësisë dhe vërshimeve të mëdha që e përfshinë vendin pas stuhisë. “Me keqardhje të madhe e përcjellim situatën në Slloveni, e cila u godit nga një stuhi e madhe dhe përmbytje. Ne nuk mund ta shikojmë këtë pa ofruar ndihmë. Ne jemi gati të japim një dorë dhe të ndihmojmë në përballimin e pasojave të kësaj stuhie dhe të tregojmë se miqtë e vërtetë e njohin njëri-tjetrin në kohë të vështira. Së bashku jemi më të fortë”, tha Petrovska. Një numër i…
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se fillimi i tërheqjes së prezencës policore në katër komunat veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit. Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: deeskalim, normalizim dhe rajoni stabil siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani. Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, e cila udhëheq me OSBE-në aktualisht, tha se presin nga Kosova edhe hapa të tjerë përpara. closevolume_off Osmani më herët kishte publikuar një udhëzues për dalje…
Prokuroria Publike ka nisur hetimin për aksidentin tragjik të datës 31 korrik në Shkup ku humbi jetën një 25 vjeçar dhe lëndime trupore morën drejtuesit e makinave dhe bashkudhëtarët. Sipas versionit të hetuesisë, makina me targa të Italisë dyshohet për shkaktimin e aksidentit si pasojë e lëvizjes në semafor të kuq dhe udhëhiqet si i dyshuari i parë. “Komunikacioni është i rregulluar me semafor, por i dyshuari i parë ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke kaluar në linjë të plotë për të tejkaluar veturën e ndaluar në semafor. Ka vazhduar drejtë për pak metra, është futur në udhëkryq dhe…
Dje (03-gusht) në ora 18:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.Z.(86) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. “Në ora 19:45 në DPB-Gostivar i njëjti është raportuar nga 37-vjeçarja G.I. nga Gostivari se rreth orës 17:45 në objektin ku banojnë, ka sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur dhe e ka kanosur me një mjet të mprehtë”, thonë nga SPB Tetovë. Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet mparashtresë përkatëse.
Komisioni Antikorrupsion dyshon se kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtrues detyre drejtor në një shkolle fillore në Strugë. Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit do të dorëzojë iniciativë në Prokurorinë Themelore Publike (PPO) Strugë për ndjekje penale të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përcjell INA. Nga aty dyshojnë se Merko në mënyrë të paligjshme e ka emëruar dy herë ushtrues detyre drejtor një kandidate që nuk kishte diplomë universitare dhe as përvojën e nevojshme të punës. Komisioni propozoi ndjekjen penale të drejtoreshës si…
VMRO-DPMNE nuk është gjë tjetër veçse një parti kriminale që vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit. Dëshmia e fundit për këtë është rasti i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila ka konstatuar parregullsi dhe tani rekomandon që shteti t’i kthejë paratë, tha Trajan Dimkovski – kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave në LSDM. Siç informon Dimkovski, bëhet fjalë për projekt të vitit 2015 në vlerë prej 660.000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave. “Në atë periudhë ministër në ministrinë përkatëse ishte Mihail Cvetkov, ndërsa kryeministër i asaj qeverie të udhëhequr…

