Ministri i Punëve të Brendshme, Xehallal Sveçla, ka thënë se dënimi i Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit erdhi vetëm pasi humbi një jetë e re, raporton teve1.info Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se po të dënohej më herët Dardan Krivaqa i akuzuar për 135 vepra të ndryshme penale, nuk do të vinte deri të vdekja e Marigona Osmanit. Ai e ka akuzuar sistemin e drejtësisë për mosreagim të duhur në këtë rast. “Dje, dy kriminelë morën dënimet e merituara, njëri ndër ta me burgim të përjetshëm. Megjithë dënimin kapital, nuk mund të themi se drejtësia…
Author: Hamdi Kumanova
Termocentralet e reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme që janë ndërtuar në 19 muajt e fundit mund të plotësojnë nevojat për energji elektrike të afro 120.000 amvisërive, bëjnë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Në periudhën nga janari 2022 deri në korrik 2023, KRRE ka lëshuar licenca për gjithsej 605 termocentrale me një kapacitet total të instaluar prej 316.4 megavat. -“e këtë kapacitet të ri të instaluar që është vënë në funksion gjatë vitit dhe shtatë muajve të fundit, mund të plotësohen nevojat për energji elektrike të amvisërive me konsum mesatar…
Shkruan: PETRIT SARAÇINI Më 4 gusht 2023, më tepër portale në gjuhën maqedonase dezinformuan për aktgjykimin e publikuar të Gjykatës Themelore në Ferizaj në Kosovë, për vrasjen brutale të një vajze të ndodhur dy vite më parë, më 21-22 gusht 2021. Skrinshot nga Fejsbuk faqja e portalit Makefaks Së pari, është dezinformatë se vrasja ka ndodhur në Serbi, apo në jug të Serbisë. Ferizaji është qytet në Kosovë, jo në Serbi. Së dyti, është dezinformatë se vrasësit janë shtetas të Shqipërisë. Ata janë banorë të Kosovës. Së treti, është dezinformatë se vajza e vrarë është serbe – ajo është shqiptare…
Pas paralajmërimit për mot të keq me shi e bubullima, sot në mëngjes komuna e Shuto Orizares ka nisur aksion për pastrimin e shahteve. Ekipet e komunës nga mëngjesi janë në terren, do të pastrojnë të gjithë rrjetin e kanalizimit në gjithë pjesën e Shuto Orizares. Në rast të shfaqjes së motit të keq, lusim banorët të mbeten në shtëpitë e tyre. closevolume_off Ekipet do jenë në teren në kohën e duhur për të marrë të gjithë kujdesin për të rrezikuarit, theksojnë nga komuna.
Kabineti i kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurit, dje e ka konfirmuar agjendën për qëndrimin e z.Kurti në Tetovë dhe në Komunën Çair të Shkupit, më 11 gusht. Me këtë rast kanë filluar përgatitjet e aktivitete konkrete rreth mikëpritjes. Në Tetovë, kryeministrin Kurti do ta pres kreu i Tetovës Bilall Kasami, me ç’rast do ta vizitojnë fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës, ku do të promovojnë idenë për lidhjen Tetovë-Prizren me rrugë rajonale, ide kjo e kreut te Komunës së Tetovës. Kurse në Sheshin qendror të Tetovës “Iliria”, do të ketë manifestim kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një videoje që e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook në mënyrë të pazakontë dhe të gjallë, ka prezantuar kornizën e negociatave dhe mënyrën se si do të zhvillohet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marketing Për të mohuar spekulimet për përmbajtjen e tij, siç thekson Osmani në video, pjesët prej të cilave është i përbërë, ai i ka paraqitur përmes një skice të kornizës së negociatave, të cilën e ka vizatuar me shkumës në dërrasë të zezë. Osmani thekson se Traktati i Miqësisë me Bullgarinë, puna e Komisionit Historik…
Zjarri në Likovë është shuar, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarri është vënë nën kontroll rreth mesnatës. Në shuarje, përveç zjarrfikësve të Kumanovës, ka marrë pjesë edhe popullata vendase dhe përfaqësues nga industria pyjore. Reklama Për momentin nuk ka djegie, por për shkak të rrezikut për rishfaqje ka një ekip që është vazhdimisht në terren.
Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë janë mbyllur një numër i madh i rrugëve dhe autostradave në mbarë vendin. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Nga kjo ministri u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëse ndodhen në…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se policia e Kosovës është tërhequr nga veriu qysh kur Kurti është kthyer nga Bratisllava. Haradinaj deklaroi se Vetëvendosje ka komunikim të fshehtë me Listën Serbe. “Policia janë tërhequr edhe më herët. Kurti që nga Bratisllava e ka tërhjek policinë nga veriu dhe prezencën policore, kujdesin policor, por e ka bërë fshehtas opinionit”. “Sikurse e dini ka ndodhur lirimi i atyre që ishin arrestuar si kryeses të veprave të dhunshme ose terroriste siç u quajshin e deri tek ajo që dul në shesh, pra komunikimi i fshehtë që e…
Një person dyshohet se ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese në fshati Krushicë e Poshtme në Komunën e Suharekës, përcjell Arbresh.info. Pas njoftimit, ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kan eliminuar rrezikun nga një grumbill i minave anti peronale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këti lokacioni. Forca e Sigurisë së Kosovës, bënë thirrje që sapo të hasin apo të dyshojnë për mjete të rrezikshme mos të ndërmarrin masa por të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe…
Laura Fazliu e ka nisur me fitore në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Në kategorinë deri në 63 kilogramë, xhudistja e mposhti rumunen, Florentina Ivanescu. Laura Fazliu e fitoi këtë përballje me Ippon. closevolume_off Sot do të garojë edhe xhudisti tjetër i Kosovës, Akil Gjakova.
Irani po pajis marinën e Gardës Revolucionare me dronë, si dhe me raketa që kanë një rreze veprimi prej 1000 kilometrash. Vendimi vjen pasi SHBA-ja tha se do të vendoste roje në anije tregtare që kalojnë ngushticën e Hormuzit. “Disa lloje të dronëve dhe disa qindra raketa balistike me rreze 300 deri në 1000 kilometra janë ndër sistemet dhe pajisjet e shtuara në aftësinë luftarake të marinës së Gardës Revolucionare sot,” njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. /abcnews.al

