Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me aferën e grurit që është përfolur për përfshirë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sekret shtetror i Qeverisë Kurti është “me trashë xhepin”. “‘Sekret shtetëror’ me ja falë 10 milionë euro furragjisë t’mahallës, shokut t’vet, me pagu mallin që nuk vjen kurrë”. “Natyrisht, paret i jepen furragjisë pa asnjë procedurë, e furragjia ia jep shokut t’vet në Poloni pa asnjë procedurë, sepse ‘sekret shtetëror’”. “Sekreti i shtetit = me trashë xhepin. BraVVo”, ka thënë Mustafa.

Lexo më Shumë

Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kërcënim të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre. Sipas Flightradar24, që monitoron të dhënat e fluturimeve, aktualisht nuk ka asnjë avion në qiellin e Nigerit. Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, më herët kishte paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të së hënës. closevolume_off Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin. Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shtuar inspektimin në restorante e salla të dasmave. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi. Krahas inspektimit të kuzhinave nëpër sallat e dasmave, inspektorët e AUV-it po arrijnë ta mbikëqyrin edhe Ligjin e Duhanit, me ç’rast janë bërë mijëra inspektime e janë dhënë më shumë se 600 gjoba për lokalet e gastronomisë Thaçi thotë se në bazë të inspektimeve, ato i plotësojnë kriteret për gatimin në kuzhinat e tyre. “Në bazë të planeve nacionale për kontroll, sigurisht se pjesë e planit të kontrolleve janë edhe restorantet dhe sallat e dasmave dhe…

Lexo më Shumë

Është e vërtetë që në pjesën e parë të ditës digjen më shumë kalori, por hyjnë në lojë edhe mekanizma të tjerë metabolikë.Mëngjesi në fakt ndikon në menaxhimin e oreksit për pjesën tjetër të ditës Sipas një studimi, ëmbëlsira dhe brioshët nxisin kërkimin për ushqime të tjera menjëherë pasi i keni ngrënë, pasi sheqernat përthithen shpejt, sheqeri në gjak rritet dhe insulina funksionon shumë shpejtNë atë moment, për të asgjësuar glukozën në gjak, mbërrijnë sasi masive të insulinës. Më pas, truri lëshon alarmin e urisë.

Lexo më Shumë

Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, Apple do ta prezantojë serinë e saj të iPhone 15 me 13 shtator.Raporti i ri citon disa burime me njohuri mbi çështjen që pretendojnë se operatorët amerikan të telefonave u kanë kërkuar punëtorëve të tyre që mos të marrin pushim me 13 shtator për shkak të një “prezantimi të madh të një telefoni të mençur”. Sigurisht, kjo mund të jetë një lansim i cili nuk lidhet me Apple, por periudha kohore e bën të tingëllojë që kjo në fakt lidhet me gjigantin amerikan, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi. Thashethemet e fundit për iPhone…

Lexo më Shumë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë janë çështje të përfunduara. “Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, janë çështje të përfunduara”, tha zoti Milatoviç, sipas një njoftimi të presidencës malazeze. Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, e përafroi politikën e tij të jashtme ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, me Bashkimin Europian. “Mendoj se tani politikanët në Mal të…

Lexo më Shumë

Biznesmeni dhe producenti amerikan, Mark Cuban ka një këshillë se si ta minimizoni kohën e cila mund të shpenzohet për gjëra produktive në punë. “Ai takim mund të ishte një email”, thotë Mark Cuban. Investitori miliarder, pronari i Dallas Mavericks, personaliteti i “Shark Tank”, autor dhe baba i tre fëmijëve thotë se duke qenë i tillë me shumë angazhime nuk ka shumë kohë për të humbur. Cuban mendon se takimet janë rituali kryesor në vendin e punës që vret produktivitetin e njerëzve dhe u shpenzon atyre kohën. Në një bisedë me autorin më të shitur Chris Voss në platformën interaktive…

Lexo më Shumë

Popullsia e Pakistanit u rrit me 35 milionë në vetëm gjashtë vjet dhe tani është 241 milionë. Norma vjetore e rritjes prej 2.5 përqind është një “sfidë e madhe” për vendin, tha të shtunën kryeministri, Shehbaz Sharif, duke shtuar se norma është më e lartë se rritja ekonomike. Pas viteve të keqmenaxhimit financiar, ekonomia pakistaneze filloi të shembet, e cila u përkeqësua më tej nga pandemia e COVID-19, kriza botërore e energjisë dhe përmbytjet rekord që prekën një të tretën e vendit në vitin 2022. Pak më shumë se 37 përqind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë në vitin…

Lexo më Shumë

Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve. Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta. Për këtë do të qëndrojë edhe në një vizitë në Tetovë të premten, kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Përveç Tetovës, Kurti pritet ta vizitojë edhe Çairin e Shkupit. “Pas emërtimit të një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Komunën e Çairit, kryeministri Kurti do të niset për në Komunën e Tetovës ku…

Lexo më Shumë

Në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës së Veriut është parë një grafit ku shkruhet “UÇK” dh anash saj një zemër. Për çudi, ky është parë si provokim nga serbët ndërkohë që shumë media serbe po e raportojnë si shqetësim një gjë të tillë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndjell krenari mes shqiptarëve të Kosovës dhe shërben si shenjues i lirisë dhe përfundimit të represionit jugosllav. Por, krejt ndryshe – edhe përmes propagandës nga Beogradi – duket se e përjetojnë serbët e vendit. E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar për grafitin në fjalë duke i bërë edhe…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhur gjatë muajve janar dhe korrik të vitit 2020, ku mbetën të vrarë katër persona nga Mali i Zi dhe nga Serbia. Ndërkohë dekriptimi i SKY ka zbuluar praninë e një shqiptari në vrasjen e pjesëtarëve të mafies malazeze të ndodhur në Korfuz dhe në Vari gjatë 2020. “Nga të dhënat e Europolit u konstatua se përdoruesi i aplikacionit Sky ECC është shtetas shqiptar me banim në Greqi dhe mban dy llogari bankare në Bankën Kombëtare dhe kartat e debitit përkatës”, raportohet sipas informacioneve. Megjithatë, duke qenë se autoritetet nuk…

Lexo më Shumë

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka hapur rast për një projekt të vitit 2015 me vlerë 660,000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Siç shton, në atë rast janë vërejtur një sërë parregullsish dhe OLAF i ka rekomanduar shtetit që t’i kthejë paratë. Kuzeska thotë se në atë periudhë Qeverinë e udhëhiqte VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ndër këshilltarët e tij ishte edhe kreu aktual i DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “DPMNE dhe individë të asaj partie dhe asaj qeverie, përveç që kanë vjedhur nga qytetarët, për të cilat ka vendime të plotfuqishme gjyqësore,…

Lexo më Shumë