Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, tha se është shumë e çuditshme që zyrtarët si nga opozita ashtu edhe nga qeveria nuk bëjnë asnjë hap për atë rritje enorme të pagave, nuk ekziston askund në botë. “Për ne është shumë e çuditshme që zyrtarët si nga opozita ashtu edhe nga qeveria nuk bëjnë asnjë hap për atë rritje enorme të pagave, nuk ekziston askund në botë. Në negociata kemi përdorur argumentin se kjo rritje është e madhe, dhe atëherë dhe sot u kam thënë se ky është problemi i tyre më i madh dhe se do…

Lexo më Shumë

“Me datë 06.08.2023 në Star Dojran, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Star Dojran, kanë privuar nga liri I.H.(22) nga Egjipti. Rreth orës 07:30 ai u gjet me një grup prej 25 emigrantësh (përfshirë pesë të mitur), të gjithë nga Siria dhe pas masave të marra u konstatua se ai i ka organizuar dhe ndihmuar ata të kalonin ilegalisht kufirin shtetëror nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut në këmbë. Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa I.H. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër e fillon vizitën në Azinë Qendrore. Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, pjesë e agjendës së Kryesuesit është edhe vizita në Uzbekistan dhe Kazakistan, njoftojnë nga MPJ. Osmani, thuhet në njoftim, vizitën në Azinë Qendrore do ta nisë nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku do të takohet me kreun e shtetit. Është planifikuar takim me Presidentin, Shavkat Mirziyoyev. Ndërkaq përveç takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Uzbekistanit, Bakhtior Saidov do të vijojë konferencë e përbashkët për media. Në Tashkent, Osmani do të…

Lexo më Shumë

Vajza e cila u plagos të premten në lokalin “Bon Vivant” është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar, ndërsa në Klinikë po vazhdon trajtimi edhe i dy personave tjerë. Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ka thënë se gjendja shëndetësore është e tyre është ë mirë. “Vajza e cila ishte plagosur në shtyllën kurrizore është liruar nga spitali, ndërsa po vazhdon trajtimi i dy personave tjerë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha ai. closevolume_off I pyetur lidhur me disa raportime se në këtë Klinikën ka pasur të shtëna me armë zjarri, pasi aty po…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, në tentativë për grabitjen e një filiali banke në zonën e Unazës së Re. 23-vjeçari i E. I., u arrestua në Rrugën “Teodor Keko” në tentativë për të vjedhur në një filial banke, por plani i tij dështoi. Ai akuzohet veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo më Shumë

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me gatishmërinë e ushtrisë së saj për ta sulmuar Tajvanin. Në këtë dokumentar janë shfaqur ushtarët duke bërë betimin për të dhënë jetën e tyre nëse është e nevojshme, përderisa Pekini vazhdon të ashpërsojë retorikën ndaj ishullit vetëqeverisës. “Ndjekja e ëndrrave”, një dokumentar me tetë pjesë, u transmetua nga transmetuesi shtetëror CCTV më herët gjatë kësaj jave, për të shënuar 96-vjetorin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare. Në të u shfaqën stërvitjet ushtarake dhe dëshmitë e dhjetëra ushtarëve, disa prej të cilëve shprehën vullnetin e tyre për të vdekur në një sulm të mundshëm…

Lexo më Shumë

I mbushur me probiotikë të mirë për ju, si dhe me kalcium, zink dhe vitamina B, kosi është një zgjedhje e mençur për një vakt ose smoothie plot. Por a keni menduar ndonjëherë nëse mund të hani kos çdo ditë? Dietologia Lauren Kelly thekson rëndësinë e kontrollit të marrjes së sheqerit dhe thekson se kosit, veçanërisht me pak yndyrë ose pa yndyrë, shpesh përmbajnë sheqer të shtuar që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Kushtojini vëmendje etiketës dhe përpiquni të kufizoni marrjen e sheqerit nën 10 gram. Ajo beson se disa njerëz mund të hanë kos çdo ditë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE, kanë akuzuar LSDM-në dhe kryeministrin. Nga atje thonë se kur Kovaçevski flet për konsensus, duhet të kujtojë se është dashur të kërkojë konsensus kur dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër kushteve që ai i pranoi, por ai i shpërfilli. Sipas tyre, Kovaçevski duhej të kishte menduar për një konsensus të përgjithshëm, të cilin qytetarët, ekspertët dhe VMRO-DPMNE-ja e paralajmëruan dhe i dhanë dorën e ndihmës, por ai me arrogancë i refuzoi. “Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq i zhvilluan negociatat në stilin “Unë, babi dhe vëllai”, dhe nga ana tjetër, Bullgaria përfshiu të gjithë kapacitetin e saj diplomatik, institucional dhe ekspert.…

Lexo më Shumë

Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5 tonë për transporte dhe 200 ushtarë për detyra të mbrojtjes nga katastrofa dhe shpëtimi. Nga BE Sllovenia kërkon 30 ekskavatorë shpëtimi dhe 30 makineri speciale për kontrollin e ujërave dhe inxhinierë. Ndërkohë kanë filluar evakuimet pas shkatërrimit të një dige në lumin Mur. 500 vetë duhet të largoheshin me shpejtësi nga fshati Bistricë, raportuan mediat lokale. Por edhe zona të tjera janë të rrezikuara thuhet nga autoriteti i mbrojtjes së katastrofave natyrore. Kjo është katastrofa…

Lexo më Shumë

Pas bllokadës së porteve ukrainase të Detit të Zi, Kroacia i ofroi Ukrainës të eksportojë grurë përmes porteve të saj lumore dhe detare. A është ky një opsion realist? Apo është diçka tjetër? Lajmi ka mbërritur edhe në portalet më të rëndësishme gjermane online. Kështu javën që shkoi tagesschau.de publikoi lajmin në krye të faqes së saj të internetit për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: “Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë dakord për përdorimin e porteve kroate në Danub dhe në bregdetin e Adriatikut për eksportin e grurit ukrainas.” Media gjermane, përndryshe edicioni online i…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Maloku, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Aktgjykmi ndaj të akuzuarit Maloku, u shpall të hënën nga gjykatësi Driton Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi“. Gjykatësi Berisha tha se dënimi me burgim ndaj Malokut, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, me pëlqim të të akuzuarit. Dënimi me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.…

Lexo më Shumë

Lionel Messi po vazhdon të dhurojë spektakël në futbollin amerikan. Ylli argjentinas e ka realizuar mbrëmë një tjetër dygolësh në fanellën e Inter Miamit. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte hero i ekipit të tij në duel me FC Dallas. Kampioni i botës ishte protagonist në barazimin 4:4 në lojën e rregullt, ndërsa më pas shënoi edhe nga 11 metërshi në gjuajtjet e penalltive, ku festuan ai me shokë pasi fituan 5:3. 36 vjeçari e kaloi ekipin “pink” në epërsi qysh në minutën e gjashtë pasi shënoi nga vija e 16 metërshit me një gjuajtje precize pasi e…

Lexo më Shumë