Author: Hamdi Kumanova

Pas ankesave të qytetarëve deri tek TV21 për pritjet e gjata në vendkalimin e përbashkët kufitar me vetëm një pikë kontrolli (One Stop Shop) në Qafë Thanë për TV21 është përgjigjur zv/ ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi duke theksuar se gjithçka po ecën sipas marrëveshjes së bërë. “Sa i përket funksionimit të vendkalimit të përbashkët kufitar me vetëm një pikë kontrolli (One Stop Shop) në Qafë Thanë, gjithçka po ecën sipas marrëveshjes që ka bërë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe kjo pikë kufitare tashmë po funksionon dhe po tregon…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është dënuar me 3 vjet burg i akuzuar për korrupsion. Khan u shpall fajtor për mosdeklarimin e parave të fituara nga shitja e dhuratave që kishte marrë kur ishte në detyrë. Ai i mohon akuzat dhe thotë se do të apelojë vendimin. Pas vendimit, Khan u mor nga shtëpia e tij në Lahore dhe u dërgua në paraburgim. Në një deklaratë të regjistruar më herët dhe të publikuar online ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin në protesta. 70-vjeçari erdhi në pushtet në vitin 2018, por u rrëzua nga një mocion mosbesimi vitin…

Lexo më Shumë

Kohëve të fundit nëpër rrugët e Tetovës, sidomos ato dytësore, gjithnjë e më pak shihen vizat e bardha për këmbësorët apo vijat ndarëse të rrugëve. Kjo dukuri po ndodh edhe tek rrugët të cilat janë përfunduar jo më shumë se 6 muaj më parë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thonë se po bëjnë kontrolle të shpeshta, ndërsa është kërkuar nga autoritetet lokale të ndërmarrin masa për ribërjen e vizave të bardha. “SPB Tetovë në secilën periudhë të vitit kryen vëzhgime në terren, po ashtu edhe këtë periudhë, kemi bërë kontrolle dhe ku është hasur mungesa e vijave…

Lexo më Shumë

Siç u bë e ditur dje, Lëvizja Demokratike në afat rekord për dy orë siguroi nënshkrimet e nevojshme pë regjisteimin e partisë më të re në skenën politike në RMV. Burime brenda Lëvizjes Demokratike bëjnë të ditur se ky proces është përcjellur nga presione të mëdha dhe të ulta ndaj qytetarëve vullnetarë të cilët vendosën të bëhen pjesë e themelimit të Lëvizjes Demokratike, me metoda të ndryshme të frikësimit direkt dhe indirekt nga eksponentë të BDI. Gjithsesi, sipas të njejtave burime, këto presione u dëshmuan si të parëndësishme madje qytetarët i bëri më të vendosur në bindjet e tyre politike,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut rradhitet në vendin e pestë  në Europë për nga varfëria, ndërsa Ukraina e para për shkak të luftës. Lista e përpiluar nga portali ekonomik gjerman  Derëensten bazohet në BPK për frymë, e cila në Maqedoni është 6,608 dollarë. Ndërkaq, në listën e 10 shteteve më të varfërve në Europë, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Europë për vitin 2023, pas Ukrainës. Lista është bërë në bazë të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për kokë banori. Sipas renditjes Serbia është në vendin e dhjetë me BPK prej 10.360,72 dollarë për kokë banori. Në vend…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka bërë gjithçka për të rritur ndikimin e saj në Maqedoninë e Veriut, sipas të të ashtuquajturit koncept i “fuqisë së mprehtë”, tregojnë të dhënat e një studimi të asociacionit civil “Most”. Ky hulumtim analizon propagandën ruse, ndikimin dhe narrativat dezinformuese lidhur me luftën në Ukrainë, e që janë të pranishme online në Maqedoninë e Veriut në periudhën mars 2022 – shkurt 2023. Një koncept i tillë i “fuqisë së mprehtë”, siç thuhet në studim, zbatohet veçanërisht përmes promovimit të vëllazërisë sllavo-ortodokse dhe shfrytëzimit të kishës për qëllime të tilla. “Ndikimi rus…

Lexo më Shumë

Komisioni Antikorrupsion ka ngritur nismë në Prokurorinë e Strugës, kundër kryetarit të kësaj komune Ramiz Merko, për të cilin ka konstatuar se ka punësuar mësimdhënëse dhe u.d. drejtoreshë në një shkollë, pa plotësuar kushtet. Reklama Sipas anëtari të Komisionit, Shemsi Sallai, drejtoresha përveç që ka ligjëruar lëndë joadekuate, në mënyrë të paligjshme e ka plotësuar fondin e orëve të veta, për çka është ndihmuar edhe nga ish-drejtorë. “Ka ligjëruar lëndë për të cilat nuk ka qenë e kualifikuar dhe nuk i ka plotësuar kushtet për mësuese në pajtueshmëri me nenin 3 të ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional në shkollat…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan projektit “Kabineti i hapur” në kuadër të të cilit vizitoi disa stacione policore dhe qendra trajnimi në vend. Në postimin në Fejsbuk ai ka paralajmëruar vazhdimin e projektit. “Kabinetin e hapur për takime me qytetarët e kemi filluar në SPB Shtip, DPB Strugë, DPB Kavadar, SPB Tetovë, SPB Manastir, Kampin trajnues Lazaropole, Qendrën trajnuese në Idrizovë – projekt në kuadër të konceptit të MPB-së për qytetarët për idetë e tyre për përmirësimin e sigurisë në bashkësi, punën e policisë, gjithçka që na prek të gjithë neve. Kemi…

Lexo më Shumë

Në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit. Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW. Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc. BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga…

Lexo më Shumë

Stuhia e parë e vitit me emrin “Met Office” ka goditur Britaninë e Madhe.Meteorologët paralajmërojnë se erërat e forta mund të përbëjnë rrezik për jetën. Stuhia Antoni goditi në orët e vona të premten dhe pritet të vazhdojë edhe të shtunën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Parashikuesit besojnë se Irlanda e Veriut mund të pësojë disa nga reshjet më të mëdha. Paralajmërim i verdhë për shi është lëshuar në pjesën më të madhe të Irlandës së Veriut, nga ora 08:00 deri në 20:00 . Një paralajmërim i verdhë është lëshuar dhe për në të njëjtën periudhë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian dënoi ashpër dënimin e dhënë nga një gjykate ruse të premten ndaj udhëheqësit opozitar Alexey Navalny me 19 vjet burg shtesë për veprime që përbëjnë veprimtari legjitime politike dhe anti-korrupsion. “Gjithashtu shpreh keqardhjen e thellë që seancat gjyqësore u zhvilluan në një mjedis të mbyllur, të paarritshëm për familjen e tij dhe vëzhguesit, në një koloni penale të regjimit të rreptë jashtë Moskës, ku Navalny tashmë po vuan dënim të motivuara politikisht prej 11.5 vjetësh gjithsej”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. BE përsëriti gjithashtu shqetësimin e saj…

Lexo më Shumë

Gabri Veiga është një nga mesfushorët e rinj më të mirë në La Liga dhe ai ka shkëlqyer në sezonin e fundit. 21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka zhvilluar 39 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. Liverpool, Chelsea, Napoli, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich janë skuadrat e mëdha që kanë shfaqur interesim për transferimin e tij. Por duket se Liverpooli është favorit, pasi tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Celta Vigos. The Reds kanë ofruar 25 milionë euro, plus i kanë dhënë Celta Vigos opsionin për ta…

Lexo më Shumë