Author: Hamdi Kumanova

Dje (06-gusht) në ora 10:30 në SPB-Tetovë, personi S.A.(39) nga Tetova ka raportuar se në pronën e tij në rrugën “Alekasandar Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë ka vërejtur disa rrënjë për të cilat dyshohet se janë kanabis sativa. Pas kontrollit u konstatua se ishin mbjellë 10 rrënjë kanabis, të cilat kishin qenë të kultivuara. Pas konsultimit me prokurorin publik, rrënjët e kanabisit janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Një numër i madh i anomalive në kontratat kolektive të punëtorëve shëndetësorë janë konstatuar në mbledhjen e sotme të sindikatave të pavarura për shëndetësi dhe geriatri në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës. Sindikatat kanë dërguar kërkesa për zgjidhjen e kësaj çështje si në Ministrinë e Financave ashtu edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk kanë marrë përgjigje. Nëse nuk marrin zgjidhje deri në shtator, paralajmërojnë një “vjeshtë të nxehtë” me protesta bashkë me policinë. “Në takim u vendos që në marrëveshjen kolektive ka një sërë anomalish sa i përket punëtorëve shëndetësorë, personelit administrativ shëndetësor dhe personelit teknik, të…

Lexo më Shumë

Dje (06-gusht) në ora 23.30 në Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan, kanë privuar nga liria personin M.K. (28) nga Balindolli i Gostivarit për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës që po drejtonte ishte gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Gjatë natës (05/06 gusht) në periudhën nga ora 24:00 deri në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në disa objekte hotelierike në Tetovë. Gjatë kontrollit dy të mitur janë gjetur pas mesnate në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria”. Të miturit iu dorëzuan prindërve të tyre dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj personit juridik dhe përgjegjës do të vijojnë parashtresat përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale Multifunksionale u ndanë diplomat e para për personat me nevoja të veçanta dhe personat e papunësuar të cilët ndoqën trajnimin në fushën e gastronomisë. Marketing Diplomat që i lëshon Qendra për Arsimin e të Rriturive dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndau kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se përveç certifikatave, personat me aftësi ndryshe tashmë janë të gatshëm për tregun e punës. “Ky është projekt i përbashkët mes Komunës së Gostivarit dhe UNDP-së që kishte për qëllim aftësimin e personave me nevoja të veçanta. Këta persona…

Lexo më Shumë

Çmimet e larta vazhdojnë ta mbajnë Maqedoninë e Veriut në krye të listës për sa i përket inflacionit, krahasuar me vendet e Evropës dhe rajonit. Në bazë të Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni në vend arrin në rreth 10 për qind. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut nuk arrin të rikuperohet nga goditjet që mori nga kriza e pandemisë COVID-19, më pas dhe kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë që çoi në rritjen e çmimeve në bursën botërore me këtë dhe rritjen e inflacionit. Ndryshe nga realiteti i Maqedonisë së Veriut të dhënat e Agjencisë Evropiane të statistikave, Eurostat, tregojnë…

Lexo më Shumë

Gjatë intervistës së fundit për TV ALSAT, mes tjerash Izet Mexhiti u shpreh:”Lëvizja Demokratike do jetë derë e hapur për të gjithë ata që duan t’i shërbejnë qytetarit, për ata që votën e kuptojnë si amanet për t’i shërbyer qytetarit, do të jetë derë e hapur për gjeneratat e reja, për profesionistë të dëshmuar në fusha të ndryshme që nuk kanë pasur deri tani shansin të jenë në vijën e parë politike dhe të dëshmohen, dhe të japin ndoshta edhe shumë më shumë se ne. Për ta rrumbullakësuar, më i vjetri me bagazh polktik në Lëvizjen Demokratike do të jem…

Lexo më Shumë

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 0,50 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,760 denarë/kg dhe do te jet 45,791 den/kg. Nga data 08.08.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 79,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie…

Lexo më Shumë

“Në sport dhe në fushëbetejë, ekziston taktika e befasisë. Ta befasosh kundërshtarin(armikun). Ta sulmosh ku s’e pret, apo ta zësh në gjumë. Të bësh një veprim hutues pas të cilit s’di si të mbrohet… Meqë përmenda sportin, taktika e befasisë është si t’i japësh gol kundërshtarit si Artim Shaqiri Dejvid Simanit, nga korneri dhe t’ia shkatërrosh karrierën!”, kështu është shprehur Daut Dauti në kolumnën e fundit për gazetën “Koha”, duke komentuar përplasjet politike në relacionin pushtet-opozitë, duke shtuar se edhe në politikë, përskaj platformave ideologjike, çdo subjekt përpiqet të shesë sa më mirë idetë e veta përmes formave taktike. “Ku…

Lexo më Shumë

Ardita Sinani, këshilltare politike për Luginën e Preshevës në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se të hënën është ndaluar për mbi një orë nga policia kufitare serbe, në vendkalimin kufitar në Muçibabë – 20 kilometra nga Gjilani dhe 15 kilometra nga Presheva. Ajo ka thënë se nuk ka pranuar asnjë sqarim shtesë lidhur me masën e ndalimit, veç arsyetimit të policëve kufitarë se “kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”, por ka aluduar se ndalimi i saj…

Lexo më Shumë

Rënia e normës së inflacionit vazhdon edhe në muajin korrik 2023, kur u mat një rritje e kostos së jetesës prej 8,4% dhe siç u paralajmërua në muajt e fundit, Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. “Këto shifra janë në përputhje edhe me parashikimet e Qeverisë, e cila parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9%. Nga ana tjetër, kjo Qeveri i kushton vëmendje të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë koalicioni i qeverisë është stabil dhe se nuk pret ndryshime në këtë drejtim. “Koalicioni është stabil dhe nuk presim ndryshime në drejtimin e veprimit të partive pro-evropiane në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Besoj se të gjitha partitë parlamentare, të gjithë deputetët individualisht janë të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit historik dhe korrektësi në marrjen e vendimit të duhur që do ta formësojë rrugën tonë evropiane”, tha për AIM kryeministri Kovaçevski. Kovaçevski thotë se Kuvendi është vendi ku në të kaluarën kemi marrë vendimet kyçe që përcaktuan fatin dhe të ardhmen e vendit, kështu…

Lexo më Shumë