Author: Hamdi Kumanova

Një gazetare e Radios Evropa e Lirë ka kontaktuar me një luftëtar të grupit mercenar rus, Wagner, nëpërmjet një aplikacioni njohjesh. Ajo nuk ka treguar se është gazetare, ndërsa mercenari ka folur për rebelimin e fundit të Wagner-it në Rusi, ka treguar se është në “pushime” në Bjellorusi dhe ka përmendur veturat “trofe”, të vjedhura në Ukrainë.

Lexo më Shumë

Nën varianti i ri i Omicron, Eris (EG.5.1), është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe. Sipas UKHSA, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin. Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind. Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën. Sipas Studimit Zoe COVID-19 Sympton, i cili vlerëson shifrat për infeksionet dhe shkallën e vaksinimit nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, numri…

Lexo më Shumë

Edhe pse teknologjia e ka thjeshtësuar artin e të shkrepurit fotografi, efekti i syve të kuq ende mbetet ndër të metat kryesore të fotografisë. Por, çfarë e shkakton këtë efekt interesant? Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për të lejuar dritën të depërtojë në sy. Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar. Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit – shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit. Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën…

Lexo më Shumë

Manchester City i ka ofruar kontratë të re Bernardo Silvas, mes spekulimeve të mundshme për largim. Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, City i ka treguar Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit se nuk ka negociata për portugezin. Qytetarët janë optimist se do të marrin shumë shpejt një përgjigje pozitive nga Silva. closevolume_off Ai, është duke u kërkuar me ngulm nga shumë skuadra evropiane, madje pati ofertë edhe nga klubet e Arabisë Saudite, por që i refuzoi. Është thënë se trajneri Pep Guardiola nuk e do largimin e tij, pasi e konsideron si shumë të rëndësishëm, sidomos pas largimit të Riyad…

Lexo më Shumë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit. Macet janë gjitarë të vegjël që njerëzit i kanë zbutur si kafshë shtëpiake që nga kohërat e lashta. Të dhënat e para historike njerëzore për macet mund të gjenden në kulturën e qytetërimit të lashtë egjiptian. Ne të gjithë duket se i lidhim macet me egjiptianët, për shkak të adhurimit dhe konsideratës së tyre për macet si perëndi. Mafdet ishte hyjnia e parë e njohur e maces dhe u konsiderua si mbrojtësi kundër gjarpërinjve, akrepave dhe së keqes gjatë Dinastisë së Parë, kështu që egjiptianët…

Lexo më Shumë

Sllovenia kërkoi ndihmë pas vërshimeve të mëdha që ndodhën ditëve të fundit nga ku humbën jetën 6 persona. Qendra për Menaxhime me Kriza njoftoi se sot pasdite është pranuar kërkesë për ta ndihmuar Slloveninë në kuadër të mekanzimeve të NATO-s për ndihma në fatkeqësi (Qendra Koordinuese Euro-atlanike për Reagim ndaj Fatkeqësive). “Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, pas konsultimit me Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, njoftoi se Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të dërgojë 100 pjesëtarë të ushtrisë”, njoftojnë nga QMF. Ata shtojnë pëlqimin për dërgimin e ushtarëve në Slloveni vjen nëse Sllovenia i…

Lexo më Shumë

Punonjësi i Klinikës Infektive në Shkup është infektuar nga pacientja që vdiq nga pickimi i rriqrës Punonjësi i Klinikës Infektive në Shkup është infektuar nga pacientja që vdiq nga pickimi i rriqrës Publikuar 17:11 7 Gusht, 2023 Një i punësuar në Klinikën Infektive është infektuar nga pacientja 27 vjeçe e cila vdiq si pasojë e pickimit nga rriqra, përcjell TV21. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se personi ka pasur kontakt direkt me pacienten e ndjerë. “Pas konfirmimit të një rasti me ethe hemorragjike Krime-Kongo te një grua 27-vjeçare, një nga punonjëset e Klinikës për Sëmundjet Infektive dhe Gjendjet…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të industrisë së mishit paralajmërojnë rritje të reja të çmimeve të produkteve të mishit. Si ai i freskët ashtu edhe ai i përpunuar, me çmime të reja qytetarët do të ballafaqohen nga muaji shtator. Nga Oda Ekonomike kërkojnë që Qeveria të ulë detyrimet doganore të importit për lëndët e para për përpunimin e mishit të gjedhit, derrit dhe pulës dhe të sigurojë të njëjtin trajtim me kompanitë importuese, në të kundërt njoftojnë mbylljen e objekteve ose zhvendosjen e tyre në vendet fqinje. Vasko Ristovski tha se nevojiten ndryshime urgjente në dispozitat ligjore për të shpëtuar këtë industri. “Përfaqësuesit e…

Lexo më Shumë

Nga viti akademik 2023/2024 studentët e Universitetit të Tetovës do të mundet të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri, sepse ky konvikt veçmë figuron në listën e konvikteve shtetërore si KSHS Tetovë ku studentët aplikojnë online. Sipas dinamikës së paraparë, më 1 tetor qëndrimi i rreth 300 studentëve do të bëhet i mundshëm në kushtet më bashkëkohore që i ka pasur ndonjë konvikt shtetëror për studentë deri tani. Pajisjet po vendosen sipas planit kurse kanë ngelur disa finesa të cilat jam i sigurt që deri në fund të muajit shtator do të përfundojnë. Po e kryej…

Lexo më Shumë

Një baba dhe djali i tij i mitur kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri në një dasmë dje në Ohër. SPB Ohër njofton se dje në orën 13:00 është raportuar se në një dasmë në oborr në rrugën “Petrino”, banori i Ohrit K.B.(60), i cili ishte mysafir, ka qëlluar disa plumba nga një pistoletë e kalibrit “Zastava” 7.62 milimetra. Në të njëjtën kohë, I.S.(39) Ohër dhe djali i tij i mitur kanë pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. closevolume_off Punonjësit policorë nga SPB Ohër kanë kryer kontroll, ndërsa K.B. i kanë…

Lexo më Shumë

“PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME DUHET KONSENSUS NDËRMJET TË GJITHA PARTIVE” Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është optimist se ende ka gjasa të realizohen ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM. Ai tha se tani për tani, në partinë e tij kanë qenë temë diskutimi zgjedhjet e parakohshme, pasi shpresojnë se do të votohen ndryshimet kushtetuese. Por, nëse kjo gjë nuk realizohet, atëherë do të jetë një moment i ri, i cili, siç tha Taravari, do të shqyrtohen në parti dhe do të dalim me qëndrim. “Në qoftë se, nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese gjithsesi do të jemi në situatë që të shkohet…

Lexo më Shumë

Dje (06-gusht) në ora 18:15 në Policinë e Jegunovcës, personi Z.A.(41) nga Podbregja e Tetovës ka raportuar se gjatë pastrimit të një shtëpie të vjetër, pronë e babait të tij të ndjerë S.A. në të njëjtin fshat, të cilën e kishte përgatitur për rrënim, ka gjetur një pushkë automatike. Me autorizim të prokurorit publik, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer kontroll dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një pushkë automatike të kalibrit 7,62, katër korniza dhe 197 fishekë të kalibrit të njëjtë. Kështu që gjërat e gjetura janë marrë për procedim të mëtejshëm.TS

Lexo më Shumë