Erik Blick nga Suedia erdhi në Shqipëri për 10 ditë. Ai dëgjoi se ishte i lirë, por thotë se është habitur shumë, jo vetëm nga çmimet e lira por edhe nga cilësia. “Ushqimi në Gjirokastër dhe Berat ishte shumë i mirë. Paguam shumë pak ushqim, 10-15 euro. “Gjatë festivalit folklorik çmimet u rritën pak më shumë se zakonisht me 3-5 euro për vakt, por gjithsesi shumë të lira për ne”, thotë ai. Me përjashtim të jugut, ku ushqimi në restorante kushton sa në Evropë (minimumi 10-15 euro pjata), turistët e shohin Shqipërinë të lirë dhe kjo është një nga arsyet…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Deçan. Ajo thuhet se të hënën është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan. Sipas Raportit të Policisë ajo dyshohet se është vetëvrarë. “Nga QKMF është informuar se nga familjar është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Viktima dyshohet se në rrethana të panjohura ka kryer aktin e vetëvrasjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Akademia e parë për Barinjtë hapi dyert në Bullgari, duke bashkuar njerëzit që dëshirojnë të studiojnë profesionin e barinjve dhe duan të rivendosin praktikat e harruara tradicionale, si dhe të mësojnë njohuri të reja në rritjen e kafshëve sipas zakoneve të vjetra bullgare, raportojnë mediat e huaja. Secili nga katër sezonet e trajnimit në akademi do të ofrojë një hyrje në historinë e racave autoktone në Bullgari, kullotjen dhe mjeljen e kafshëve, pastrimin e kullotave dhe praktikat tradicionale në blegtori. Mbi 20 barinj po marrin pjesë në sezonin e parë të trajnimit dhe janë përfshirë në mënyrë aktive në rritjen…
Qëndrimi i tepërt në ujë shkakton rrudhje të çuditshme të gishtave Të gjithë e dimë se trupat tonë janë kompleks, të ndërlikuar dhe fascinuar sepse na mbajnë të shëndetshëm dhe të sigurt çdo sekondë të jetës sonë. Trupi na mbron nga çdo dëm potencial edhe përmes veprimeve më të thjeshta, siç është teshtima apo gogësima. Trupi e ka mekanizmin e vet të mbrojtjes, arsye e cila shpjegon se përse na rrudhen gishtat në ujë. Pra, me siguri e keni vërejtur se gjatë verës kur jeni në pishinë apo në deti dhe notoni për një kohë të gjatë, gishtat fillojnë t’ju…
Rezervat devizore në fund të korrikut të këtij viti arritën në 3,8 miliardë euro, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (63.8%), e ndjekur nga monedhat dhe depozitat (25.6%) dhe ari monetar (10.4%).
Sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku mund të mbetet disa muaj jashtë fushës, pasi thuhet se do t’i nënshtrohet një operacioni në gju. Reprezentuesi francez u detyrua të largohej në minutën e 22-të të ndeshjes së fundit parasezonale të Chelseat kundër Borussia Dortmund në Chicago, pas një sfide nga Mat Hummels. Raportet fillestare sugjeruan se nënshkrimi veror i “Bluve” do të mbetet jashtë fushës për javë dhe jo muaj pasi pësoi dëmtim të meniskut në gjurin e tij të majtë, por ai tani mund të jetë i vendosur për një periudhë shumë më të gjatë jashtë fushës. The Guardian pretendon se…
Duke potencuar se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian paraqet qëllim strategjik për vendin, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbështet fuqishëm Manifestin për zhvillim e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Mbështetja e BDI-së vjen si rezultat i promovimit të fuqishëm të integrimeve në BE, si parti e cila për 20 vite mban barrën e integrimeve. Ndaj, BDI-ja beson se është koha që të bashkohen të gjithë partitë politike, subjektet apolitike dhe organizatat joqeveritare përmes këtij hapi të rëndësishëm të nënshkrimit të Manifestit të përbashkët, me të cilin të gjithë së bashku do të obligohemi…
Në tri ditët e fundit të gushtit Bashkimi Evropian, mban takime informale të ministrave të punëve të jashtme e atyre të mbrojtjes. Me këto aktivitete përfundon pushimi veror i institucioneve të BE-së. Një eurodeputet nga Holanda, po pret që qysh në shtator unioni që ka 27 vende anëtare të lëviz drejt heqjes së masave ndëshkuese që i vendosi ndaj Kosovës, në qershor. Thijs Reuten, konsideron se Brukseli veproi gabim ndaj Prishtinës zyrtare , kur vendosi masa ndëshkuese si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri. Ndërkohë si pasojë e ujdisë së 10 korrikut BE-Kosovë, tashmë deeskalimi ka nisur në…
Babai i Neymar i është përgjigjur raporteve që pretendojnë se braziliani i ka thënë Paris Saint-Germain se dëshiron të largohet nga klubi pas gjashtë vitesh. L’Equipe raportoi se Neymar e dëshiron largimin nga kryeqyteti francez, madje e ka kërkuar një gjë të tillë, shkruan Arbresh.info. Mirëpo, babai i Neymar, i cili ndodh të jetë edhe agjenti i tij, i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe i ka quajtur lajme të rreme. “Nuk mund të konfirmoj një lajm që nuk ndodhi. L’Equipe është L’Efake. (Informacioni i supozuar) erdhi nga diku, le të përpiqemi të kuptojmë qëllimin,” i tha Neymar da Silva…
Një vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinës. Raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e vrau mikun e tij Anton Prelën (vëllain e gruas). Frroku, është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë. Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur zvicerane Blick.ch, përcjell Klankosova.tv Në artikull, shkruan se tashmë i ndjeri jetonte në Zvicër dhe kishte në pronësi të tij një garazhë të veturave. Viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë, derisa nuk bëhet e ditur shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Blick thekson se i dyshuari, hyn në lokalin Coyote Lounge…
Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur një burrë plagoset rëndë nga një pajisje në një palestër në Brazil. Mundësia që ai të ecë përsëri është vetëm 1%. Regilânio da Silva, 42 vjeç, sapo kishte bërë një pushim midis stërvitjeve të tij dhe ishte ulur në stol kur një pajisje me peshë 330 kg i ra në qafë të premten në një palestër në Juazeiro do Norte, Ceará. Tre burra mund të shihen duke hequr me shpejtësi levën nga shpina e da Silvës dhe duke sinjalizuar për ndihmë ndërsa ai qëndron i ulur në stol. Babai i tre fëmijëve, Da Silva…
Shpesh hamë kunguj të njomë të skuqur ose të pjekur në skarë, kryesisht për drekë. Megjithatë, pse të mos e ndryshoni këtë dhe t’i përgatisni për darkë ose mëngjes? Janë perime të shëndetshme dhe këshillohen të hahen shpesh. I keni provuar në formën e patates? Të zhytura në thërrime buke, ato do të jenë vërtet krokante dhe do të jenë akoma të lëngshme brenda. Përbërësit: – 2 kunguj të njomë; – 180 gram miell misri; – 200 mililitra qumësht; – 250 gram thërrime buke; – 100 gram parmezan; – 1 lugë gjelle erëza të përziera; – 1 lugë gjelle piper i bluar; –…

