Në Australi, historia e një dreke familjare të kthyer në tragjedi është vënë në qendër të vëmendjes të mediave vendase, por edhe atyre ndërkombëtare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e qetë të Leongatha, në jug të vendit ku gjyshërit u ndalën pranë shtëpisë së nuses së tyre për të ngrënë së bashku, shkruan BBC. Dreka me kërpusha e gatura nga nusja solli 3 viktima nga 5 të helmuarit e familjes, ndërsa autoritetet po hetojnë rastin. Tre familjarët humbën jetën brenda një jave, personi i katërt po lufton për jetën dhe i pesti është nën hetim për helmimin e mundshëm të…
Author: Hamdi Kumanova
Është e vështirë të mos përfshihesh emocionalisht, kur je pjesë e një bisede të tensionuar. Ndonjëherë mosmarrëveshja mund të ngjajë edhe si një kërcënim. Mund të shkatojë frikë dhe t’ju bëjë që të hiqni dorë. Kjo është normale në të tilla situata, por problemi është se trupi dhe mendja jonë nuk janë plotësisht të aftë për të dalluar kërcënimin e paraqitur. Nëse trupi juaj do të humbasë kontrollin atëherë ju do ta keni të vështirë të merrni një vendim, ose vendimi që do të merrni do të jetë i nxituar dhe mund të rezultojë i gabuar. Jo vetëm që po humbni…
Një 50 vjeçar shqiptar, i lënë në arrest shtëpie pasi u padit për dhunë në familje, i është drejtuar policisë italiane me një kërkesë të pazakontë. Disa javë pasi gjykata dha masën e sigurisë, shqiptari ka kërkuar që të vritet nga policia pasi nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak. Ai tha se nuk ishte më në gjendje që të kontrollonte instiktet agresive dhe se do të vazhdonte të dhunonte gruan dhe djalin. Sjellja e tij ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës, duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg dhe tashmë ndodhet pas…
Papa Françesku në deklaratën e tij të fundit këtë të martë është shprehur se ka shumë nevojë për reflektim global përsa I përket rreziqeve të mundshme të inteligjencës artificiale, duke vënë në dukje “potencialin shkatërrues dhe efektet e diskutueshme të teknologjisë së re”. Mediat shkruajnë se papa ka thënë se ai vetë nuk di ta përdorë kompjuterin por është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndaj në mesazhin e tij në Ditën e ardhshme Botërore të Paqes të Kishës Katolike, ka kërkuar më shumë vëmendje në këtë drejtim. Papa “kujton nevojën për të qenë vigjilentë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e publikoi Konkursin për ndarje të 50 bursave për studentë, shtetas të huaj nga Ballkani me prejardhje nga Maqedonia e Veriut për vitin akademik 2023/2024, të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që Qeveria, me propozim të MASH-it, e solli vendimin në mbledhje, të enjten e kaluar. Pesëdhejtë bursat dedikohen për studentë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, BeH, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi. Shfrytëzuesit të bursës tërësisht i kompensohen shpenzimet për të studiuar: regjistrimi, akomodimi…
VMRO-DPMNE thotë se me manifestin pushteti lëshoi mundësinë për konsensus, njofton KlanM. Megjithatë, sic thonë nga opozita, pasi zyrtarisht të pranohet Manifesti, do të dilet me qëndrime konkrete rreth propozimit për konsensus kombëtar rreth anëtarësimit në BE. “Me këtë hap pushteti edhe një herë lëshoi mundësinë për konsensus. Janë ulur Bujar Osmani, Artan Grubi ndoshta edhe Bojan Mariçiqi kanë shkruar një dokument që e kanë titulluar manifest dhe pasi vet e kanë definuar e kanë lëshuar në formë të komunikatës përmes shërbimit të LSDM-së me thirrje VMRO-DPMNE-së që të pranojë një dokument të shkruar. Përvec se me këtë hap ata…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në Fejsbuk ka paraqitur të dhëna lidhur me Agjendën e Gjelbër. Deri në vitin 2018 prodhim të energjisë diellore nuk ka pasur më shumë se 20MW, kurse sot kemi mbi 230MW energji diellore në rrjet, kurse deri në fund të vitit pritet shifra e mbi 300MW. Këto të dhëna nënkuptojnë më shumë pavarësi energjetike, prodhim vendor dhe mbrojtje të mjedisit.
Drejtoria e Doganave ka konfiskuar euro bonde në vlerë prej 22 milionë dollar. “Zyrtarët doganorë më datë 27.7.2023 në hyrje në shtet konfiskuan 100 eurobonde me vlerën e vetme nominale prej 500 000 dollarë ose me vlerë totale 22 milion dollar. Eurobondet tek një udhëtar, shtetas turk, i cili ka arritur përmes një fluturimi të rregullt nga Stambolli dhe iu caktua që të kaloj përmes kanalit të gjelbërt, gjegjësisht se nuk ka mall për të paraqitur, por gjatë kontrollit me skaner dhe gjatë kontrollit plotësues dhe të detajuar, të njejtat janë gjetur një 4 në një çantë dore të zezë”,…
Nga MPB njoftojnë se sot rreth orës 09:35 është raportuar se një varkë me dy të mitur, në mënyrë të pakontrolluar po largohej në drejtim të kufirit me Shqipërinë, përcjell TV21. Nga MPb thonë se janë marrë masat e duhura dhe se dy të miturit janë shpëtuar. “Sipas raportit, anëtarët e klubit të kanotazhit i janë afruar varkës, por për shkak të erës së fortë nuk kanë mundur ta nxjerrin në breg. Pas marrjes së masave, punonjësit policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit”, stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Frangovë” dhe pjesëtarë të klubit të kanotazhit kanë…
Kryetari i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani konfirmoi se afati i fundit për ndryshimet kushtetuese nuk është nëntori, ashtu siç kanë gënjyer qytetarët, mediat, Kuvendi, SHBA-të dhe partnerët dhe përkrahësit tanë të tjerë gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë se nuk ka fillim formal të negociatave me BE-në dhe hapje të klasterave. “Për një vit Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani gënjyen, manipuluan dhe ushtruan presion të paparë për ndryshime kushtetuese dhe inkorporim të bullgarëve në Kushtetutë, si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, si parakusht i vetëm, por Bujar Osmani…
Në këto hapësira pritet të dislokohet biblioteka e Tetovës. Nga hapësira me 156 metra katror sa ka aktualisht, në këto klasë me 145 metra katror nuk ka as ventilim të ajrit, disa klasa madje pa dritare dhe pa tualet. Të punësuarit në bibliotekë thonë se dislokimi në këto klasa të ngushta nuk i plotëson kushtet elementare. “Kjo hapësirë më shumë se 2.5 metra nuk ka, dhe do vjen deri tek bllokimi i ajrit edhe për punëtorët edhe për librat. Ministria meqë tashmë e ka këtë plan, është mirë të bëj një ekip dhe të vit ë na vizitoj dhe të…
Nuk ka nevojë për panik për situatën e re me ethet hemorragjike krime-kongo, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive. Ai për AIM theksoi se në të ardhmen e afërt nuk priten raste të reja të etheve hemorragjike krime-kongo. “Për sa i përket gjendjes, cilat janë simptomat, cilat janë ndërlikimet e mundshme, çfarë mund të bëhet për të parandaluar sëmundjen, mendoj se Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacion për të. Komisioni për Sëmundjet Infektive qëndron absolutisht pas gjithçkaje që bën Instituti i Shëndetit Publik, masave që merren dhe rekomandimeve që jepen”, theksoi ai. Nga ajo që panë,…

