Dje (08-gusht) në ora 18:40 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë të Njësisë Policis-Galatë kanë privuar nga liria personin L.D.(58) nga i njëjti fshat. Ai dyshohet se në orën 17:30 në oborrin e përbashkët pas një debati verbal ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 60-vjeçar duke përdorur një mjet prej druri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.TS
Author: Hamdi Kumanova
Dje (08-gusht) në ora 12:40 në SPB-Tetovë 47-vjeçarja nga Gostivari, ka raportuar se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga nusja e saj E.N.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Mbrëmë (09-gusht) në ora 02:30 në SPB-Tetovë, E.A.(19) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 00:30 në një sallë sportive në dalje të Tetovës, pas një debati paraprak është sulmuar fizikisht nga F.J. nga Tetova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Mbrëmë (09-gusht) në ora 01:30 në rrugën “120” në Tetovë, I.I.(32) nga Xhepçishti i Tetovës, pjestarëve të policisë nga SPB-Tetovë, u ka raportuar se në orën 00:30 në objektin e tij hotelerik dhe në parkingun përballë objektit është sulmuar fizikisht nga personi F.Z. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nuk ka informacione për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair, më 11 gusht. Në një intervistë për televizionin Sitel, Bujar Osmani, tha se Kurti, me siguri të premten nuk vjen si kryeministër, në RMV. “Nuk kemi informacione zyrtare se vjen. Kështu që, me siguri nuk vjen si kryeministër. Shohim nëpër rrjetet sociale, ndonjë komunikim partiak, kështu që, me të vërtetë nuk kam informacione. Ne jemi shtet i lirë dhe mundet çdo kush të vijë”, tha Bujar Osmani, në intervistë për telvizionin Sitel, dy ditë më parë.
Rritje të pensionit minimal me pagën minimale dhe rrritje lineare të të gjitha pensioneve kërkuan pensionistët në protestën e sotme. Në protestën, që u mbajt në Parkun e gruas, në Shkup pensionistët theksuan se nuk bëhet fjalë për protestë partiake por ekzistenciale. Sipas tyre, vlera momentale e pensioneve nuk mjafton për një jetë të denjë. Konform Metodologjisë së re për llogari të pensioneve, në mars pensioni mesatar nga 17.666 denarë është rritur në 19.150 denarë.
Renaldo Cephas, deri dje futbollist i Shkupit, ndërsa nga sot i Ankaragucut në Superligën e Turqisë. Cephas edhe zyrtartisht u konfirmua nga të dyja klubet, si nga ana e Shnupit (për herë të dytë) si nga Ankaragucu që prezantoi lojtarin përmes videove dhe fotove në rrjetet sociale të klubit. Nga ajo që përflitet në media dhe jo zyrtarisht, Shkupi nga ky transferim ka përfituar 1 milionë euro. Ndërkohë kjo shumë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë deri më tani./sportmania/
Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev dha detaje nga konfiskimi i fletobligacioneve në vlerë të 92 milionë dollarëve tek shtetasi turk. Bogoev për “TV21” thotë se çdo ndihmë ndërkombëtare është e mirëseardhur pasi të gjitha fleobligacionet janë të lidhura me bankat e huaja. “Ka dallim mes emrit dhe të dhënave të udhëtarit dhe emrit të pronarit të fletobligacioneve, ato nuk ishin në emër të tij dhe të gjitha këto gjëra na japin një bazë shtesë. Përndryshe, duhet të përmend se gjithçka është e lidhur me bankat e huaja, me vendet e huaja, e vetmja gjë është se këtu tek ne…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 177-të, ka marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Sllovenisë. Sipas vendimit po dërgohen 100 (njëqind) pjesëtarë të Armatës, të cilët do të ndihmojnë në sanimin e pasojave të përmbytjeve që goditën Republikën e Sllovenisë, dhe sipas kërkesës të dërguar nga NATO EADRCC, dorëzuar nga ana e Republikës së Sllovenisë. Pjesëtarët e Armatës dërgohen për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për…
Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Saraj të Shkupit, ku një 26-vjeçar nga Saraji është sulmuar nga tre persona, të cilët kanë përdorur edhe mjet të mprehtë, transmeton TV21. Pas lëndimeve të marra, 26-vjeçari është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, nga ku është denoncuar edhe rasti i dhunës. “Sot (08.08.2023) rreth orës 02.20 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se tek ata, me lëndime të rënda trupore është dërguar B.A.(26) nga fshati Saraj i Shkupit. Sipas së denoncuarës, rreth orës 01:50 në fshatin Saraj,…
Një kosovar është bërë lajm në mediat sllovene, pasi ka bërë një gjest human. Alban Memqaj, pronar i një furre buke, u ka ofruar bukë falas të gjithë atyre që kanë nevojë., pas përmbytjeve në Slloveni. “Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve. Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra…
Dhjetë avionë të forcave ajrore të Kinës kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit më 9 gusht, të shoqëruar nga pesë luftanije kineze dhe janë përfshirë në patrullime “për gatishmëri luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes së ishullit vetëqeverisës. Sipas autoriteteve në Tajvan, kjo është hera e dytë brenda javës që Kina kryen inkursion. Tajvani, që Kina pretendon se është territor i saj, vazhdimisht është ankuar për aktivitetet e ushtrisë kineze pranë ishullit gjatë tre vjetëve të fundit, përderisa Pekini po rrit presionin duke tentuar që të detyrojë ishullin që të pranojë sovranitetin e Kinës. Ministria…

