Author: Hamdi Kumanova

Një zënkë familjare është denoncuar të ketë ndodhur të hënën pasdite në Bit Pazar të Shkupit, përcjell KlanM. Sipas njoftimit të MPB-së, rastin në polici e ka paraqitur gruaja 40 vjeçare, sipas të cilës, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, ndërsa më pas, i ka kërcënuar me mjet të mprehtë edhe vëllezërit e saj. “Me datë 08.08.2023 në ora 18:15 në SPB Shkup një grua 40 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj H.Sh (48) nga Shkupi në zonën e Bit Pazarit. Sipas njoftimit, ai ka kërcënuar edhe dy vëllezërit e saj me një send…

Lexo më Shumë

Agjencia për mbështetje financiare dje pagoi 199.4 milionë denarë mbështetje shtesë për 5.851 kultivues të rrushit. Vlera e pagesave shtesë të drejtpërdrejta është dy denarë për një kilogram. Siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, shfrytëzues të kësaj mase janë kooperativa bujqësore të cilat kanë sipërfaqe me vreshta dhe kanë realizuar prodhim të rrushit për verë nga rendimenti i vitit 2022, e cila është dorëzuar në kapacitete të regjistruara për prodhimin e verës në vend ose është përpunuar për nevojat e kapacitetit të vet përpunues të regjistruar për prodhimin e verës. “Përmes modelit të ri të subvencionimit që filloi të…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme në Aeroportin e Ohrit janë arrestuar 3 shtetas të Shqipërisë, në mesin e të cilëve edhe një e mitur, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit dorëzuan për kontroll pasaporta të falsifikuara. “Sot (09.08.2023) në ora 14:30 në vendkalimin kufitar të Aeroportit, “Shën Pali” në Ohër, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.V.(24), B.I.(31) dhe një të mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të pasaportave, është konstatuar se personat në inspektim kanë paraqitur dokumente udhëtimi britanike të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Ekipet e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë filluar punën në fshatin Sllupçan të Likovës. Në një pjesë të fshatit tashmë janë ndërruar orëmatësit. Është rënë dakord që përfituesit e asistencës sociale të paguajnë me këste faturat e papaguara, thonë përfaqësuesit e komunës. Lidhur me marrëveshjen me banorët e Sllupçanit, EVN-ja thotë se ligjet që vlejnë për të gjithë përdoruesit do të vazhdojnë të zbatohen. Kryetari i këshillit të Komunës së Likovës, Zekirja Shaini tha se aktivitetet në terren vazhdojnë sipas marrëveshjes. “Gjendja ishte e trazuar dhe banorët e fshatit donin të dinin se çfarë do të punonte EVN-ja. Ata janë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti bëri të ditur se pas zbulimit të rastit të parë me EHKK, ka kërkuar që të ofrohet terapia e duhur për trajtimin e pacientëve. “Brenda 24 orësh është siguruar ilaçi në vendin tonë, pavarësisht se është një terapi shumë e rrallë edhe për vendet që kanë një numër të madh të të infektuarve”, shprehet Mexhiti. Ai shton se menjëherë pas mbërritjes së ilaçit, u organizua një webinar me OBSH-në dhe kolegë mjekë nga KSIGJF, për të ndarë përvojat rreth trajtimit të pacientëve. “Kujdesi për pacientët është fokusi ynë kryesorë”, shprehet në fund ministri…

Lexo më Shumë

Deputeti i Alternativës, Hisni Ismaili ka mbështetur Alternativën dega në Tetovë si dhe kryetarin e saj, Dritan Bexheti. Ai i bëri këto deklarata për TV Pollogu. “ Pa marr parasysh përcaktimit të tyre, unë do ti mbështes ata, edhe tash edhe prap në të ardhmen do ta bëj. Normal se unë do të rreshtohem pas degës. Unë mundohem të jam parimor. Në jetë është rëndë të mbash në parime, po në politik është ende më rëndë. Po për shkak se jam njeri i tillë i ndërtuar, unë mundohem deri në fund ti përmbahem parimeve.”, deklaroi deputeti Hisni Ismaili. DEPUTETI I ALTERNATIVËS MBËSHTET…

Lexo më Shumë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhet e Malit të Zi ku një pronar i një biznesi në bregdet ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit autoritetet kanë ndaluar pronarin e identifikuar si Dragn Gj. Në lidhje me këtë incident kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhi. Axhi në fjalën e tij është shprehur se pas ndalimit të pronarit po punohet dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. …

Lexo më Shumë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për pezullimin e disa dispozitave të traktateve ndërkombëtare të taksave me 38 shtete, të cilësuar nga Moska si armiqësore, mes të cilave është edhe Shqipëria. “Bazuar në nevojën për të marrë masa urgjente në lidhje me kryerjen e veprimeve armiqësore nga shtete të ndryshme të huaja kundër Rusisë, shtetasve dhe personave juridikë të saj, vendos të pezulloj dispozitat e mëposhtme të traktateve ndërkombëtare” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit. Deri më tani janë anuluar marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë me pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, anulimi…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po kalon një prej periudhave më të vështira që prej vitit 2001, thotë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai shpreson që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, derisa thekson se partitë shqiptare atje janë të gatshme për kompromise vetëm që të mos bllokohet rruga evropiane e shtetit. Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut rrezikon të bllokohet nëse komuniteti bullgar nuk përfshihet në preambulën e kushtetutës së vendit, kusht ky për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian, pas procesit të skriningut që përfundon në vjeshtë. Taravari: Maqedonia e Veriut ndodhet në një…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i mohon dhe hedh poshtë zërat se Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është në krizë dhe shteti është vonë me pagesën ndaj bankave. Nga MPPS thonë se gjatë viteve të kaluara nuk ka asnjë ditë vonesë në pagesën e pensioneve, ndërsa rritja e të njëjtëve është i vazhduehëm dhe shihet qartë. Ata gjithashtu thonë edhe se transferet ndaj FSPI ishin me kohë dhe të sigurta, madje edhe në kohë të pandemisë së Kovidit, kur filloi pagesa e parë e parakohshme e pensioneve. “Me ndryshimet e fundit të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor,…

Lexo më Shumë

Kanë përfunduar punimet ndërtimore në rrugën “40”, degë e bulevardit “Brigada maqedono-kosovare” në komunën e Shuto Orizares. “Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP Rrugët dhe rrugicat realizuan me sukses këtë projekt, me çka banorët e Shuto Orizares bëhen me infrastrukturë të re rrugore dhe zgjidhje për problemet e kahmotshme në këtë pjesë të qytetit”, njofton Qyteti i Shkupit. Poashtu thuhet se, në bashkëpunim me komunën e Shuto Orizares, me këtë lëvizje planifikon të nisë aktivitetet e ndërtimit edhe në rrugën “50”, ndërsa tashmë është përfunduar edhe rruga “38”. “Të gjitha këto projekte janë të një rëndësie domethënëse…

Lexo më Shumë

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zbuluar një grup kriminal i cili më datën 25.07.2023 ka kryer vjedhje të rëndë në rr. “E Llovçenit”, gjatë së cilës është vjedhur një kasafortë, përcjell TV21. MPB njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se ata me përdorimin e forcës kanë hyrë në një shtëpi dhe e kanë kryer veprën. “Pas konsultimit me Prokuror Publik dhe pas marrjes së urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Çairit dhe f. Nikishtan Shkup, gjatë të cilave janë gjetur sende në lidhje me…

Lexo më Shumë