Aneta Petrovska, një infermiere e punësuar në një nga spitalet më të mëdha shtetërore në Shkup, të cilës i janë vjedhur të dhënat e kartës së identitetit, është një tjetër viktimë e krimit të shfrenuar me kredi të shpejta, shkruan portali SDK. Kështu që ajo tani duhet të kthejë një kredi që dikush e ka marrë në emër të saj mbi 162 mijë denarë apo mbi 2500 euro. Petrovska e shokuar është paraqitur në Njësinë për krime ekonomike dhe kompjuterike në MPB, por edhe tek Avokati i Popullit, ku ka bërë të ditur se autor të panjohur kanë tërhequr paratë në…
Author: Hamdi Kumanova
Tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një person pasi ka dalë nga një lokal dhe i kanë grabitur nga qafa një zingjir ari.Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.Të dyshuarit për rastin janë në arati, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Kryetari i ASH-së, Arben Tarvari kritikoi hapjen e partive të reja politike shqiptare në vend. Ai në Summer Click në TV21 tha se nuk është kundër konkurrencës, por që duhet të ketë seriozitet. “Jemi bërë 10 parti, jemi bërë gazi i botës. Pikë e pesë jemi bërë, duke u ndarë, nuk di edhe kush me cilin punon”, tha mes tjerash Taravari.
Gjatë ditës së djeshme (08.09.2023) në territorin e RSV Kumanovë është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 22 drejtues mjetesh. Prej tyre 21 në Kumanovë dhe një në Kratovë. Të gjithë shkelësve u janë lëshuar dosjet përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Ka shumë aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit, siç janë përvetësimi i aftësive të reja, leximi, aktiviteti fizik dhe gjumi i mjaftueshëm. Megjithatë, regjimi ushqimor është një element kyç për ta mbajtur trurin tuaj “të ri” edhe me kalimin e moshës. Një rol të rëndësishëm për këtë luajnë disa perime të caktuara. Perimet me gjethe jeshile Perimet gjethe jeshile, si për shembull spinaqi, kale apo rukola, janë të pasura me vitaminë K, folate, beta-karotinë dhe luteinë. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Këto perime janë të pasura me antioksidantë, të cilët…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimin kufitar Tabanoc është vërejtur rritje e frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje njoftojnë se nga ora 06:40 është ndërprerë komunikacioni në rrugën Prilep-Gradski, për shkak të një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur në vendin e quajtur “Kamen…
Ministria e Punëve të Brendshme sot publikoi shpallje publike për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës polic, në pajtim me nevojat organizative, në pajtim me dispozitat e Ligjit për punë të brendshme dhe policinë, si dhe në pajtim me aktet përkatëse nënligjore. Në të vërtetë, për vendin e punës polic në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup kërkohen 300 kandidatë, në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër janë hapur vende për 100 kandidatë, pranimi i 30 kandidatëve është mundësuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, nga 20 kandidatë është mundësuar në Sektorin e…
Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar. E ajo që së fundmi po bën krenarë shqiptarët është Mirlinda Ademi, një vajzë e re me prejardhje nga Gostivari, e cila vetëm pak para disa muajsh doktoroi në Universitetin Cambridge në Londër.Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë “Eksplorimi i rolit të gjeneve SARM 1 dhe NMNAT 2 në sëmundjet nervore njerëzore” nën mentorimin e profesor Michael Coleman dhe mori titullin doktor i shkencave neurologjike. E lindur në Linz, Mirlinda shkollimin fillor…
Victor Osimhen ishte një nga lojtarët më të mirë sezonin e kaluar. Ai ndihmoi Napolin të fitonte Serie A dhe të arrijë deri në çerekfinale të Champions League, shkruan Arbresh.info. Corriere della Sera ka raportuar se Roberto Calenda, agjenti i Osimhen, ishte në zyrat e Napolit dje, ku zhvilloi një takim për një marrëveshje pesëvjeçare dhe një rritje page. Al Hilal është gati të ofrojë rreth 180 milionë euro për lojtarin, por Napoli nuk po dëgjon asnjë nga ato oferta. Më shumë se çdo gjë, me një kohë të kufizuar të mbetur në afatin kalimtar të verës, Napoli beson se…
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman. Këto janë informacionet e para nga mjeku Ratko Gërkov, drejtuesi i Shërbimit të Urgjencës në Kavadar. “Shërbimi mjekësor i urgjencës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për një aksident në afërsi të Rosomanit, me tre ekipe. Janë përfshirë edhe punonjësit që nuk ishin në turn, por ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi Gërkov për MIA. Vdekja e të dy personave u konstatua në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, ka pasur aksident zinxhiror ku janë përfshirë…
Një 39 vjeçar ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal Runikë të Skenderajt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. Lidhur me rastin detaje ka dhënë për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Njoftimi i plotë: Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime…
Një vrasje e rëndë ka tronditur Skenderajn orët e para të mëngjesit të sotëm.Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në fshatin Runik.Burime të Indeksonline pohojnë se viktima është 39 vjeçari Nexh Loshi, nga fshati Premishtë i Skenderajt, djali i pronarit të lokalit.Ndërkohë, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim…

