Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen në Skenderaj. Haradinaj ka shkruar se me këtë qasje të gabuar të Qeverisë aktivitetet kriminale në vend janë shtuar duke e rrezikuar jetën e qytetarëve në vend. Ai ka shkruar se Qeveria duke e zhvendosur sigurinë publike në agjendën e saj politike po bënë që elementet kriminale të organizohen brenda bandave të ndryshme. Haradinaj tutje ka pasur kritika direkte për MPB-në duke thënë se puna e këtij dikasteri pa vision po bënë që të cenohet siguria publike. Ai ka ngritur dyshime se “Mungesa e përkushtimit të Qeverisë … për të…

Lexo më Shumë

Maqedonia është një nga vendet e cila, me fillimin e luftës në Ukrainë, i hapi dyert për refugjatët nga Ukraina. Megjithatë, ukrainasit që qëndrojnë këtu, nuk janë paraqitur si refugjatë, por qëndrojnë me vizë turistike, apo me leje qëndrimi për arsye humanitare. Kështu që, ato nuk kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë shërbimet që i kanë kërkuesit e azilit apo refugjatët, si për shembull shërbimet shëndetësore, ndihmë juridike falas, si dhe fëmijët nuk kanë të drejtë të ndjekin mësim këtu. Kryetari i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni, OleksandrUrbanoviq, thotë se, në Maqedoni refugjatët ukrainas mund të qëndrojnë si turist 90 ditë…

Lexo më Shumë

Dje (09-gusht) në ora 21:30 në rrugën lokale Debresh–Vranjovcë të Gostivarit, B.K.(42) nga Vranjovca, duke drejtuar motoçikletën “Pezho” pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente në Gostivar. Një ekip nga DPB-Gostivarit ka inspektuar vendin e aksidentit.

Lexo më Shumë

Ndonëse nuk duam t’ju tregojmë më shumë për këtë festë të mrekullueshme, ne po ndihemi dembelë, e shihni, do ta bëjmë, në mënyrë që të mund të përfitoni sa më shumë nga përpjekjet për të qenë të mërzitshëm për një ditë të tërë. E njohur gjithashtu në Shtetet e Bashkuara si Dita Kombëtare e Dembelave, kjo festë jozyrtare me origjinë të panjohur, nderon përtacët dhe dembelët. Gjithashtu ofron një justifikim të shkëlqyeshëm për ata mes nesh që janë të stresuar dhe të mbi-ngarkuar për të marrë një ditë pushimi dhe për t’u rimbushur.

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i një qyteti bullgar u arrestua nën akuzën e keqpërdorimit të fondeve te Bashkimit Europian, të cilat ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik. Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo në Bullgarinë verilindore, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian. Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2019. Toshevo mori një grant nga BE për të financuar projektin në shumën prej 169,000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot kishte takim pune me zëvendesministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z. Hysen Durmishi. Rexhepi dhe Durmishi diskutuan për realizimin e projekte e të përbashkëta në mes të dy vendeve qe do te lehtesoj qarkullimin e njerezve te mallrave. Ata theksuan se ndertimi i rruges Tetovë – Prizren eshte prioritet. Me z. Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëkta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë. Traseja e…

Lexo më Shumë

MPB ka raportuar se në DPB Vallandovë është raportuar se në rrugën rajonale afër fshatit Marvinci ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave “Pasat” të drejtuar nga D.J.(43) nga Kumanova dhe tjetra me targa serbe e drejtuar nga V.A.(52) nga Republika e Serbisë. Reklama Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtarja e veturës me targa të Kumanovës, L.J.(62) nga fshati Otoshnicë, Komuna e Rankovcës, e cila është diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli, ndërsa dy bashkudhëtarët e tjerë nga automjeti tjetër S.A.(50) dhe një i mitur, të dy nga Republika e Serbisë, kanë pësuar lëndime fizike. Në…

Lexo më Shumë

Deri më 31 gusht 2023, ESM furnizimi me ngrohje ofron mundësinë e lidhjes falas për konsumatorët e shkëputur. Për të mundësuar sa më shumë konsumatorë të shfrytëzojnë përfitimet e sistemit të ngrohjes qendrore, është duke u zhvilluar një fushatë LIDHJE FALAS për konsumatorët e shkëputur që vendosin të kyçen në sistemin e ngrohjes qendrore, njofton kompania. Veprimi i lidhjes zbatohet sipas parimit “i pari i regjistruar, i pari shërbehet”, dhe vlen për të gjithë përdoruesit e interesuar që kanë aftësi teknike, por nuk janë të lidhur me sistemin e energjisë termike. Përfitimet e aksionit të lidhjes falas vlejnë vetëm në…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë shuar 25 zjarre në hapësirë ​​të hapur në disa vende të vendit, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave. Nga zjarret, gjashtë ishin në rrethinën e Kumanovës, dy në Ohër dhe Veles dhe nga një në Sveti Nikollë, Shtip dhe Gjevgjeli. Siç kanë raportuar, zjarri është shuar në Novaci, Karbinci, Dollneni dhe Lozovë. Katër zjarre në Shkup dhe rrethinë, nga ora 13:57 deri në 18:30, me 2 automjete PP dhe 5 zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në fshatin Vizbegovë (komuna e Butelit). Në periudhën prej orës 14:20 deri në ora 15:00, me…

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, Arben Taravari në “Summer Click” në TV21 tha se janë të gatshëm që sot të dalin nga Qeveria, nëse këtë e kërkon VMRO-DPMNE, në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese. “Në këtë periudhë të rëndësishme për vendin, në qoftë se del dikush që është i rëndësishëm për të bërë ndryshimet kushtetuese, shembull e marrë VMRO-DPMNE-në, nëse thotë se ASH duhet të dalë nga Qeveria, ne i votojmë, Aleanca jo nesër, sot largohet nga Qeveria komplet, le të urdhërojnë, le të bëjnë Qeveri të zgjeruar, le të votohen ndryshimet kushtetuese, le të shpallin zgjedhje, shkojmë në zgjedhje”, tha…

Lexo më Shumë

Siguria e faqeve të internetit shtetërore dhe të dhënave që ato përmbajnë diskutohet vetëm kur ato hakohen. Dhe kjo nuk është aq e rrallë kohët e fundit. Fondi i Shëndetësisë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, E-ditari, Byroja e Prokurimeve Publike, Ministritë e Bujqësisë, Arsimit dhe së fundi të Mjedisit u hakeruan ose nuk ishin në përdorim. Lista është e gjatë. Shumica e faqeve të internetit të institucioneve shtetërore dhe publike nuk kanë as certifikatën bazë të sigurisë. Shumë shërbime ueb funksionojnë në aplikacione dhe platforma të vjetruara. Njëkohësisht, kërkohet nga qytetarët që t’u besojnë institucioneve se lidhja është e sigurt dhe të dhënat e lëna…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka dhënë nota pozitive në shqyrtimin e Raportit për Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, i cili u miratua së fundmi në Kuvend, njoftojnë sot nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga atje thonë se kjo është një mirënjohje e madhe nga Bashkësia Ndërkombëtare që monitoron në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet ligjore u iniciuan nga ministri i Drejtësisë Krenar Loga dhe u mbështetën nga deputetët e mazhorancës qeveritare pasi ishin bllokuar më parë në Kuvend. Departamenti shton se Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë mbetet një pikë…

Lexo më Shumë