Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot kishte takim pune me zëvendesministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z. Hysen Durmishi. Rexhepi dhe Durmishi diskutuan për realizimin e projekte e të përbashkëta në mes të dy vendeve qe do te lehtesoj qarkullimin e njerezve te mallrave. Ata theksuan se ndertimi i rruges Tetovë – Prizren eshte prioritet. Me z. Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëkta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë. Traseja e rrugës tani më është e përcaktuar dhe projektimi do të bëhet në muajt në vazhdim. Vlen të theksohet se me z. Durmishi u dakorduam për parimet themelore të marveshjes dhe mënyrën e bashkfinansim ka theksuar zëvendësministri Rexhepi. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës si dy vende fqinje kanë raporte të shkëlqyera dhe këtë e dëshmon vet fakti se kemi shumë projekte të përbashkëta për përmirsimin e jetës së qytetarëve. Shumë shpejti do të fillojmë me hapa konkret për realizimin edhe të këtij projekti me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit malor dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik
Data 24.10.2026
Aktuale
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi
- Kurti fton shqiptarët e Luginës për një votë të fuqishme kundër diskriminimit
- Kim Mehmeti ‘shuplakë’ Ramës: Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!
- Gili uron renë për ditëlindje me fjalë zemre
- Tensionet në Tiranë: Protestuesit sulmojnë selinë e PS-së me fishekzjarrë



