Author: Hamdi Kumanova

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut theksojnë se nuk ka vend për panik nga infeksioni i shkaktuar nga pickimi i rriqrave, që njihet si ethet hemorragjike – krime kongo. Ata sqarojnë se kjo sëmundje është e rrallë dhe shumë vështirë transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar. Shqetësimi nga shfaqja e etheve hemorragjike është rritur pas vdekjes së një gruaje 27-vjeçare nga një fshat i Shtipit (qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut), më 27 korrik, si pasojë e pickimit nga rriqra. Ndërkohë, në spitalin e Infektologjisë qe më shumë se një javë është duke u kuruar një…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë nga drejtori i Doganave, Stefan Bogoev që të dalë në konferencë për shtyp për të njoftuar opinionin se fletobligacionet në vlerë të 92 milionë dollarëve, që u konfiskuan nga një shtetas turk, janë të pavlera, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se fletobligacionet janë me afat të skaduar dhe se personi në emrin e të cilit ishin fletobligacionet, është i vdekur. “Stefan Bogoev duhet menjëherë të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, me pompozitet të njëjtë si ajo e mëparshmja, vetëm këtë herë për t’i kërkuar falje popullit për përhapjen e lajmeve të rreme. Mediat dje…

Lexo më Shumë

Azia Qendrore dhe Kazakistani ballafaqohen me sfida të shumta sigurie. Situata në Afganistan rezulton me ndikime të fuqishme në të gjithë rajonin, por OSBE-ja vazhdon t’i mbështesë vendet pjesëmarrëse në ballafaqimin me këto ndikime përmes paket-projekteve gjithëpërfshirëse për zbutjen e rreziqeve. Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, që vijoi pas takimit në Astana, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut. “Pavarësisht sfidave me të cilat përballet OSBE-ja, veçanërisht për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filer) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro. Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana. “Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen…

Lexo më Shumë

Zyra e Fondit për popullatë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup dhe Forumi rinor i të rinjve (MOF) në parteritet me Agjencinë për rini dhe sport, Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Aktivitetet e USAID-it pr të rini, të cilët në mënyrë aktive krijojnë mundësi, sot organizojnë shënim të Ditës ndërkombëtare të të rinjve. Ngjarja që do të mbahget sonte në ora 19 te Guaca në Parkun e Qtetit i dedikohet të rinjve, me qëllim që t’i nxisë që të kyçen në aktivitete të ndryshme për to, që t’i…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, për çështje ryshfeti në Shkup është arrestuar shtetasi bullgar B.E.G, përcjell TV21. 60-vjeçari nga Petriçi i Bullgarisë tentoi të korruptonte policët e Maqedonisë së Veriut pasi kishte kaluar në semafor të kuq. “B.E.G. është ndalur nga punonjësit e policisë pasi ka kryer kundërvajtje rrugore, gjegjësisht ka kaluar semaforin e kuq me një automjet mallrash “Iveco” dhe pasi punonjësit e policisë i kanë kërkuar leje drejtimi dhe i kanë treguar se do të gjobitej, B.E.G. ka futur para (euro) në lejen e qarkullimit dhe ka thënë se e ka bërë për t’i qerasur, pra për të mos…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, për çështje ryshfeti në Shkup është arrestuar shtetasi bullgar B.E. 60-vjeçari nga Petriçi i Bullgarisë tentoi të korruptonte policët e Maqedonisë së Veriut pasi kishte kaluar në semafor të kuq. “B.E.G. është ndalur nga punonjësit e policisë pasi ka kryer kundërvajtje rrugore, gjegjësisht ka kaluar semaforin e kuq me një automjet mallrash “Iveco” dhe pasi punonjësit e policisë i kanë kërkuar leje drejtimi dhe i kanë treguar se do të gjobitej, B.E.G. ka futur para (euro) në lejen e qarkullimit dhe ka thënë se e ka bërë për t’i qerasur, pra për të mos u gjobitur.…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në fshatin Godanc të Shtimëes, pasi i njëjti dyshohet se kishte gjuajtur me armë në aheng familjarë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës zjarrit, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tri revole me gas,një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Një burrë është arrestuar në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit. Asaj edhe i është ofruar tretmani mjekësor. Tutje, Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Teksa janë regjistruar 36 viktima, zjarri i Maui duket të jetë një nga më vdekjeprurësit në historinë moderne të SHBA. Sipas analizës së CNN të të dhënave të disponueshme, zjarri në Maui tashmë renditet si zjarri i dytë më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit, pas zjarrit të Camp Fire në Kaliforni, i cili mbyti 85 njerëz në nëntor 2018, sipas CalFire. Duke krahasuar të dhënat nga CalFire dhe databaza ndërkombëtare e fatkeqësive EM-DAT, CNN zbuloi se pesë zjarret më vdekjeprurëse në SHBA të shekullit të kaluar përfshijnë: Camp Fire – Paradise, Kaliforni, nëntor 2018: 85 të vdekur Zjarri Lahaina…

Lexo më Shumë

Hudhra është një ushqim që sjell shumë përfitime për trupin tonë: vetitë e saj antioksidante, antimykotike dhe antibakteriale janë të njohura që nga kohërat e lashta. Përveç kësaj, konsumimi i hudhrës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Megjithatë, për fat të keq, konsumimi i këtij ushqimi shoqërohet me probleme me erën e keqe të gojës që mund të krijojë situata të pakëndshme për shkak të pranisë së disa substancave që thithen në gjak gjatë procesit të tretjes dhe transportohen në mushkëri. Kjo është arsyeja pse larja e dhëmbëve pas konsumimit të hudhrës nuk është…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në qytetet e Tetovës dhe Shkupit, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit. Në Shkup kryeministri Kurti, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, në ora 14:30 do të bëjë përurimin e rrugës me ermin Adem Demaçi . Edhe nga Komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës. 16:00 – Arritja në komunën e Tetovës 16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë. 17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë. 17:30-17:45…

Lexo më Shumë