Një ditëlindje ka përfunduar në sherr masiv në Saraj të Shkupit. Rasti është raportuar nga Ministria e Brendshme. “Sot, rreth orës 02.40 të mëngjesit në SPB-në e Shkupit është raportuar se në komunën e Sarajit, pas një keqkuptimi në një festë ditëlindjeje është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes shtetasve N.I.(64), D.I. .(35), D.I.(41), E.I.(28), A.I.(66) familjarë të një fëmije të mitur dhe nga tjetër të afërmit e tyre J.E.(43), A.I.(23), D.I.(41), J.I.(18), A.I.(21), J.I.(19), Z.I.(38), të gjithë nga Saraji”, thekson raporti i MPB-së. Më tej nënvizohet se konfrontimi fillimisht ka qenë verbal, ndërsa më pas…
Author: Hamdi Kumanova
Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) ka kërkuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të shpallet persona non grata në Maqedoninë e Veriut. Kjo organizatë nacionaliste maqedonase këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate, lidhur me vizitën e tij dje në Shkup dhe Tetovë, ku mori pjesë në përurimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair dhe vizita në Vicë të Malësisë së Tetovës për projektin e rrugës Tetovë – Prizren, përcjell INA. “Në mungesë të festave vjetore, pa ftesë të asnjë përfaqësuesi shtetëror, opozita shqiptare dhe pushteti bënë një grusht shteti kulturor në Maqedoni, duke shpallur fitoren e popullit…
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nisjen sa më të shpejtë të punimeve për fillimin e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë. Gjatë tubimit që u mbajtë në mbrëmje, Kurti tha se kostoja e përllogaritur e këtij projekti është 200 milionë euro. Sipas Kurtit, kjo kosto s’është aq e lartë, meqë siç tha, përfitimi është i jashtëzakonshëm saqë i pamatshëm. Në këtë projekt parashihet edhe një tunel 6.4 km. “Zëvendësministri im i Infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij, zëvendësministrin e Transportit, Bekim Rexhepin e me drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore, rrugët e Maqedonisë,…
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se as në horizont dhjetëvjeçar nuk sheh marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku krejt kjo, sipas tij, është për shkak të papërgjegjësisë se këtij pushteti. Tutje, Mustafa thotë se Kosova është shndërruar në problem të sigurisë. “Ndërkaq as në horizont dhjetëvjeçar nuk e shoh marrëveshjen përfundimtare. Krejt për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti. Askush, as SHBA, as BE dhe as Mbretëria e Bashkuar s’flasin për te dhe as për njohje reciproke. Kosova tani është shndërruar në problem të sigurisë”, u shpreh Mustafa . Pas takimit Kurti-Vuçiq, që pritet të mbahet në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasditen e sotme mori pjesë në inaugurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit, shkruan TV21. Kurti duke përmendur kohën kur Demaçi u arrestua pas tërmetit në Shkup, si masë e mbrojtjes për vizitën që bëri diktatori i ish-Jugosllavisë dhe ai i ish Bashkimit Sovjetik, tha se emërtimi i kësaj rruge është “akt këmbëngulje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri.” Me 22 gusht, 1963, Shkupin e goditur nga tërmeti kishin ardhur ta vizitonin së bashku 2 liderë diktator, Josip Broz Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Hrushqevi i Bashkimit Sovjetik,…
MPB ka njoftuar se dje në orën 18:13 në fshatin Istibanjë të Vinicës, në afërsi të vendit të quajtur “Shilkovica”, në një kanal vaditës nga lumi Bregalnica, trupi i pajetë i J.G.(27) nga Vinica, i cili ishte raportoi mbrëmjen e kaluar se ishte larg shtëpisë. Trupi i pajetë është nxjerrë nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Vinicës, ndërsa një mjek nga Emergjenca e Vinicës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit do të dorëzohet për obduksion.
Derisa vijon regjistrimi elektronik i studentëve, interesim i ulët për drejtimet deficitare. Në fakultetin matematiko natyror në ditët e para të regjistrimit elektronik janë paraqitur rreth 50 kandidatë në të gjitha drejtimet. Sipas dekanit të këtij fakulteti, pritet që ky numër të arrij deri në 300, sikurse në vitet e kaluara. Aleksandar Skeparovski thotë se më kritike janë drejtimet për mësimdhënës për shkollat fillore dhe të mesme. Për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, kimisë dhe gjeografisë, paraqiten vetëm nga një apo dy studentë në vit. “E mira është se numri nuk ulet, në disa vitet e fundit kemi…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Zubin Potok derisa gjatë tentimit për ndalim kishte shkëmbim zjarri në drejtim të policisë. Personat ishin ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra, ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestu, ndërsa janë konfisku kombi dhe…
Arrestohen dy persona në kufirin me greqinë Në një aksion të përbashkët të policisë maqedonase dhe asaj greke, në vetëm një javë është parandaluar transporti i dytë ndërkombëtar i drogës në kufirin jugor, me vlerë totale prej 200 mijë euro, njofton KlanM. Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes pak para mesnate. “Më datë 10.08.2023 në orën 23.30 nga punonjësit e policisë kufitare nga Qendra Rajonale Jugore, në afërsi të vendit të quajtur Vrsnik Bara, pranë vijës kufitare me Republikën e Greqisë, janë vërejtur dy persona të cilët kanë hedhur dy thasë nga territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadoren e SHBA, Angela Aggeler me të cilën, siç thekson, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe eurointegrimet e vendit. “Me ambasadoren amerikane Angela Aggeler theksuam se marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO. Shkëmbyem mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër…
Tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradacac pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt të shtënat ndaj një gruaje në platformën sociale Instagram. Derisa, nga informatat e fundit bëhet e ditur se dorasi ka kryer vetëvrasje. Mediat raportojnë se një operacion i madh policor është nisur në Gradacac, qytet i vogël në veri-lindje të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku një burrë transmetoi drejtpërdrejt veten duke qëlluar një grua të premten në mëngjes dhe më pas pretendoi se kishte vrarë disa njerëz. Sipas raportimeve të mediave boshnjake, burri filloi transmetimin e…
Ekocidi në Konjare/Deputeti Snopçe në mbrojtje të banorëve Dje në fshatin Konjare të komunës së Petrovecit ka qëndruar deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. Ai është gjindur atje për shkak të revoltës së banorëve të shprehur disa herë për shkak të germimeve ilegale që po bëhen reth lumit Pçinja, ku po ndodh një ekocid i vërtetë dhe po vështirëson jetën e banorëve të këtyre fshatrave. Nga gërmimet herë legale e herë ilegale, por me “amin” të të “fuqishmive” u kanë ndodhur shumë dëme banorëve, në fisa raste edhe tragjike për jetën. “Ndodhemi para Stacionit policor në Petrovec, ku kam ardhur personalisht…

