Të rinjtë janë bartës të progresit në çdo shoqëri, liderë në realizimin e ideve të reja, të freskëta dhe të guximshme për realizimin e të cilave duhet t’u japim mbështetje. Prandaj si Qeveri fokusohemi në krijim të masave konkrete të cilat do t’i rrisin mundësitë për punësim të të rinjve. I inkurajojmë të rinjtë – bëhuni të zëshëm, le të dëgjihet zëri juaj, meritoni të ardhme për të cilën ne si gjeneratë para jush do të luftojmë me vendime të guximshme dhe shtetërore, porositi kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve, 12…
Author: Hamdi Kumanova
Në Qendrën Nacionale për Përgjigje ndaj Incidenteve Kompjuterike në kuadër të Agjencisë për Komunikime Elektronike gjatë këtij viti janë paraqitur 155 incidente gjithsej, prej të cilave 12 janë më serioze, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë Jeton Akiku, drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike në Maqedoninë e Veriut. “Ky numër ka të bëjë vetëm me rastet që janë paraqitur në Qendrën Nacionale për Përgjigje ndaj Incidenteve Kompjuterike, por do theksuar se ky numër në realitet është më i madh, pra nuk është real, për shkak se sipas ligjit, institucionet – shtetërore dhe private nuk e kanë obligim…
Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 07:40 në Blv.Gevgelija, më saktësisht në dalje nga Gjevgjelia, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar “Bogorodica” i kanë hequr lirinë shtetasit K.V.(22) nga Leskovci, R. Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm”. Personi në fjalë ka qenë duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Opel Signum” me targa serbe, e cila është përfshirë në një aksident trafiku dhe me mbërritjen e policisë në vendngjarje janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria. K.V. është ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim…
Partia Demokratike Evropiane quhet subjekti i ri politik i nisur nga Arjanit Hoxha, ish zëvendëskryetar i Lëvizjes Besa. Kjo parti mban sot në Shkup, Kuvendin Themelues ku do të zgjedhë organet drejtuese të saj. Kjo parti do të përfaqësohet edhe në Kuvend me një deputet, pasi deputeti Bastri Bajrami zgjodhi t’i bashkohet Arjanit Hoxhës në këtë rrugëtim./KlanMacedonia
Albin Kurti iu drejtua turmës së madhe në sheshin e Tetovës duke shpalosur të vërtetën e këtij projekti të madh të rrugës që lidh dy qytete të rëndësishme ,Tetovën dhe Prizrenin shkruan Tetovasot. Kurti tha se aksi rrugorë Prizren -Tetovë tashmë është marrëveshje midis dy qeverive tona. Kryeministri i Kosovës deklaroi se e kam nënshkruar këtë marrëveshje me ish kryeministrin Zoran Zaev dhe e kemi vazhduar me atë aktual Dimitar Kovaçevski.Zëvendës ministri i infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij zëvendësministrin e Transportit Bekim Rexhepi dhe me drejtorin e NSH “Rrugët e Maqedonisë”Ejup Rustemi ,janë dakorduar pra për…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski-Maksi reagoi ashpër lidhur me vizitën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Ja reagimi i plotë i shpërndarë në rrjetet sociale: Dënoj publikisht protokollin e djeshëm dhe organizimin për pritjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Komunën e Çairit, si dhe vendimin për ndryshimin e emrit të rrugës Brigada e Dytë Maqedonase. – Mos-intonimi i himnit kombëtar, mos-shfaqja e flamurit kombëtar, intonimi i himnit të një shteti tjetër dhe shfaqja e vetëm flamujve të komunitetit dhe flamujve të një shteti të huaj është në kundërshtim me Ligjin…
Një depo e një fabrike është përfshirë nga zjarri ditën e premte në Prizren. Sipas pronarit i cili e ka raportuar rastin në Polici, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 50 mijë euro. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje. closevolume_off Ai, ka thënë se nga zjarri janë djegur makineri punuese, bidona me speca si dhe lënda e parë për prodhim. “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në lokacionin e lartëcekur është një zjarr në afërsi të depove. Patrulla policore me të marrë informatën ka dalë në vend ngjarje,…
Bayern Munich, me një vit vonesë, më në fund ka gjetur trashëgimtarin e denjë të Robert Lewandowskit në repartin sulmues bavarez. Kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë, në fakt sapo kanë njoftuar se kanë nënshkruar me sulmuesin Harry Kane nga Tottenham. Qendërsulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë me gjigantët e Bundesligës deri më 30 qershor 2027 dhe do të mbajë fanellën me numrin 9. Harry Kane-Bayern Munich ishte një “telenovelë” e vërtetë. Një ndjekje e lindur në verën e vitit 2022, me bavarezët në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowski. Ofensiva e re u ndërmor kësaj vere nga bavarezët, e cila…
Para se të bëhesh një gjerman “i ri”, do të duhet të kalosh një proces të njohur si natyralizim, i cili përfshin kontaktin me Einbürgerungsbehörde (Zyrën e Natyralizimit) dhe dorëzimin e një numri dokumentesh. Duhet të siguroheni që keni mjaftueshëm për të mbuluar këto kosto, në mënyrë që të mos përballeni me vonesa të panevojshme në aplikimin tuaj, shkruan The Local. Tarifa e aplikimit: 255 € (+51 € për fëmijë) closevolume_off Meqenëse lista e dokumenteve të kërkuara është paksa e ndryshme për të gjithë, kostoja e aplikimit për shtetësi do të jetë më e shtrenjtë për disa sesa për të…
Frontex: 89 mijë emigrantë erdhën në Europë, në shtatë muajt e parë të 2023, një rritje me gati 13% 89 mijë emigrantë u rregjistruan në shtatë muajt e parë të vitit 2023. Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex në një raport tregon se ardhja e emigrantëve në Mesdheun Qëndror është rritur me 13 % duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Vetëm në Korrik, 42.700 njerëz kaluan kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, 19 përqind më shumë se Korrik i 2022-it. Megjithatë, Frontex raportoi se ka një rënie të kalimeve përmes Ballkanit Perëndimor, që është rruga…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 31 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi ku po punonte. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë. Ndër të tjera thuhet se shqiptaro mund të ketë rënë nga 15 metra lartësi, teksa po punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia. closevolume_off Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Kur udhëtoni merrni me vete gjithçka ju duhet, por me siguri në listën e gjatë të gjërave nuk keni parashikuar dhimbjet e kokës, të vjellat, fryrjet e stomakut, etj. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se 30% deri në 70% e pushuesve përjetojnë atë që ekspertët e etiketojnë si “diarreja e udhëtarit” në varësi të vendit ku shkojnë. Ndaj, herën tjetër që do të udhëtoni, ndiqni këto këshilla për t’u mbrojtur nga “diarreja e udhëtarit”. Dietologët dhe ekspertët e sigurisë ushqimore tregojnë ushqimet që ju vënë në rrezik për sëmundje, sa herë ju udhëtoni. closevolume_off Ushqimet…

