Analisti, Halil Matoshi ka reaguar ndaj protestës së mbajtur dje në Prishtinë në mbështetje të kryeministrit, Albin Kurti, të cilët kanë kërkuar gjyq ndaj analistëve. Matoshi përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur budallë dhe mendjeshkretë me vulë, protestuesit e mbledhur në Prishtinë. Postimi i plotë: closevolume_off Derisa dobbudallë dhe mendjeshkretë me vulë, në Prishtinë kërkojnë nga Albin Kurti me thirrë nji gjyq të madh popullor për analistat, unë po e shijoj nji Perëndim fantastik dielli, matanë Kepit të Rodonit! P.S. Budalltë e sistemit dëshmojnë se iu prinë nji popullist autokrat, fatmirësisht pa thoj!?
Author: Hamdi Kumanova
Zbulohet arsyeja pse Gundogan ka numrin 22 në fanellën e Barcelonës. Ilkay Gundogan ka treguar se pse e ka vendosur numrin 22 në fanellën e tij me klubin e ri në Barcelonë, derisa për më shumë së një dekadë pati numrin 8 Një postim në Twitter ka shpjeguar se mesfushori gjerman dhe zgjedhja e numrit 22 është për nder të numrit që ai barti në fillim të karrierës së tij në FC Nurnberg kur kjo skuadër ishte në Bundesliga, i cili kishte këtë numër gjatë viteve 2009 dhe 2011. “Numri i vjetër dhe i ri i imi, 22. Kujtime të…
Disa e gjejnë njëri- tjetrin dhe përfundojnë në martesë, por është edhe ana tjetër, e atyre që ndahen. Dhe mes tyre apo kujtdo që refuzohet, ka nga ata që kthehen në ankthin më të madh të ish partnerit. Prokuroria numëron 164 persona të denoncuar për përndjekje nga njëri prej partnerëve, që ka vrapuar në polici duke rrëfyer se si nga ankthi ndryshoi stilin e të jetuarit. Por 66-vjeçari edhe pse i martuar akuzohet se e përndoqi një vajzë të re për 4 vite me radhë. Në disa raste ai i shkroi mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo krijonte…
“Kam humbur banesën, makinën, kompjuterin, celularin tim, gjithçka që kam pasur ndonjëherë për 40 vjet që kam jetuar në Lahaina”, thotë Tom Leonard, banor i qytetit Lahaina. Lagje dhe biznese të tëra janë rrafshuara dhe automjete janë djegur në të gjithë anën perëndimore të ishullit ndërsa zjarret prenë shumicën e rrugëve nga Lahaina, destinacioni më i madh turistik në Maui dhe zona e shumë hoteleve të mëdhenj. “Momentalisht jemi ende në fazën e vlerësimit. Ne jemi ende duke u përpjekur të vlerësojmë përmasat e dëmit. Por rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë”, tha zëvendës guvernatorja e Havait, Sylvia…
Ligji u miratua, por nuk zbatohet! Kjo periudhë ka bërë që përmbaruesit të nxitojnë me mbledhje të borxheve, kurse qytetarët thonë se do t’i padisin. Mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara aktualisht, si të qytetarëve si persona fizik, ashtu edhe të kompanive private si persona juridikë. Ligji i vjetërsimit të borxheve për llogaritë mbi 10 vjet nuk funksionon në praktikë sepse vetë përmbaruesit refuzojnë të shlyejnë borxhet. Nuk do të ketë vjetërsim dhe fshirje të borxheve të ndërmarrjeve publike, komunave dhe qytetarëve, pasi shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve me shumë paqartësi,…
Ndërsa turistët dhe qytetarët vazhdojnë të mbyten nga tymi i dendur që vjen nga deponia e egër e Bukovës, e cila po digjet vazhdimisht tashmë për dy javë, kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov thotë se po bëjnë përpjekje për të shuar deponinë duke hedhur dhe mbi të. Por si duket kjo nuk jep rezultate të mjaftueshme. Situata më kritike është në mbrëmje dhe mëngjes, kur tymi zbret në qytet. “Bëjmë përpjekje për fikjen e deponisë me hedhjen e dheut çdo ditë në sasi të mëdha. Lidhur me shërbimin e rojes, ata që duhet të kujdesen për sigurinë e deponisë…
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, këtë të shtunë ka reaguar në lidhje me rekomandimin e kryeministrit Albin Kurti,i cili kërkoi për një afrim dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë duke theksuar se më pak me Serbinë. Petkoviç është shprehur se kjo është një vrazhdësia dhe marrëzia e shumëfishtë, sepse deklarata të tilla bëhen në kohën kur haptazi angazhohet në destabilizimin e Maqedonisë së Veriut. Petkoviç ndër të tjera ka thënë se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike…
Forcat e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë rrëzuar dy raketa ukrainase mbi urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë, tha një zyrtar më 12 gusht. “Forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy raketa të armikut mbi Ngushticën Kërç. Ura e Krimesë nuk është dëmtuar”, tha Sergei Aksyonov, guvernator i instaluar nga Rusia në Gadishullin e Krimesë. Ai u bëri thirrje banorëve që të ruajnë qetësinë. Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shfaqën tym duke dalë në afërsi të urës. Në një deklaratë të ndarë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Kievi ka tentuar që të sulmojë urën…
Të rritur dhe fëmijë u bënë bashkë në Strugë për ta pastruar qytetin e tyre dhe për të përcjell një mesazh ndërgjegjësues te qytetarët, qofshin ata vendas apo të huaj. Aksionit iu bashkuan dhe persona që jetojnë jashtë vendlindjes. Kjo iniciativë sot u bë pjesë e shumë aksioneve ekologjike globale me të cilën u shënua Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, nën moton “Aftësitë e gjelbra për të rinjtë: drejt një bote të qëndrueshme”, shkruan Portalb.mk. Dhjetëra të rinj iu bashkuan një iniciative vullnetare për ta pastruar qytetin dhe në të njëjtën kohë të përcjellin një mesazh ndërgjegjësues, qoftë te banorët vendas qoftë…
Pika kufitare e Merdares është më e ngarkuara sa i përket fluksit të lëvizjeve. Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të Ministrisë të Punëve të Brendshme, pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, shkojnë deri në 340 minuta apo (pesë orë e 40 minuta). Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në një kilometër e 200 metra, derisa për të hyrë në vendin tonë, pritjet janë deri në 200 minuta apo (tre orë e 20 minuta). Më pak e ngarkuar paraqitet situata tek Dheu i Bardhë. Aty për të dalë nga Kosova pritjet zgjasin deri në një orë. Kurse, për…
Kryeministrin Albin Kurti sot ka qëndruar në Stubëll të Vitisë gjatë një feste që ka shënuar ky fshat. Prezentë aty ishin edhe klerikë katolikë, por edhe disa nga kabineti i Kurtit, përfshirë ministren Rozeta Hajdari, raporton Express. “Të dashur vëllëzer e motra, i nderuari Imzot Dodë Gjergji, jam fort i gëzuar, i nderuar e i kënaqur që jam këtu me rastin e 50 vjetorit të vegjetarisë”, tha Kurti para tyre. Bashkë me ta pranishmit, Kurti atje ia tha këngës. Kurti iu bashkua këndimit të një këngë arbëreshe e një për Adem Jasharin.
Sot janë mbushur 22 vjet nga masakra e Lubotenit, ku forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë të këtij fshati të Shkupit. Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, kur forcat policore dhe ushtarake maqedonase ndërmorrën një aksion në këtë fshat, ku lanë të vrarë 10 banorë lokal, mes tyre edhe një fëmijë 6-vjeçar Erxhan Aliu, burgosën dhe keqtrajtuan dhjetëra banorë të fshatit, por dogjën edhe 14 shtëpi, përcjell INA. Në mesin e të vrarëve të tjerë ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman…

