“Kam humbur banesën, makinën, kompjuterin, celularin tim, gjithçka që kam pasur ndonjëherë për 40 vjet që kam jetuar në Lahaina”, thotë Tom Leonard, banor i qytetit Lahaina.
Lagje dhe biznese të tëra janë rrafshuara dhe automjete janë djegur në të gjithë anën perëndimore të ishullit ndërsa zjarret prenë shumicën e rrugëve nga Lahaina, destinacioni më i madh turistik në Maui dhe zona e shumë hoteleve të mëdhenj.
“Momentalisht jemi ende në fazën e vlerësimit. Ne jemi ende duke u përpjekur të vlerësojmë përmasat e dëmit. Por rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë”, tha zëvendës guvernatorja e Havait, Sylvia Luke.
Skena të tilla shkatërrimi janë bërë shumë të njohura edhe në vende të tjera të botës gjatë kësaj vere. Zjarret, shpesh të shkaktuara nga i nxehti rekord, detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës. Në Kanadanë perëndimore, një seri zjarresh jashtëzakonisht të rënda dërguan re tymi mbi sipërfaqe të gjera të SHBA-së, duke ndotur ajrin./VOA