Kryetari i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani konfirmoi se afati i fundit për ndryshimet kushtetuese nuk është nëntori, ashtu siç kanë gënjyer qytetarët, mediat, Kuvendi, SHBA-të dhe partnerët dhe përkrahësit tanë të tjerë gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë se nuk ka fillim formal të negociatave me BE-në dhe hapje të klasterave.
“Për një vit Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani gënjyen, manipuluan dhe ushtruan presion të paparë për ndryshime kushtetuese dhe inkorporim të bullgarëve në Kushtetutë, si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, si parakusht i vetëm, por Bujar Osmani pranoi publikisht se afati është deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, pra deri në qershor të vitit 2024”, shprehet ai.
Ai ka thënë se është fare e qartë se bllokadën për BE-në nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por Qeveria.
Sipas tij, Osmani është në dijeni të njoftimeve nga disa shtete anëtare të BE-së, se edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka marrëveshje për fillimin e negociatave, për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të gjyqësorit jo të besueshëm dhe për shkak mungesës së shtetit ligjor si dhe për shkak të mungesës së reformave në administratën publike.
Pas një fiasko të tillë, e vetmja gjë që ka mbetur është përgjegjësia, dorëheqja e Qeverisë dhe caktimi i zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Këlliçi: Nëse mbron shqiptarët e Maqedonisë – shkarkohesh, nëse i quan idiotë bën karrierë
- VLEN: A po bëhet LSDM fytyra e dytë e BDI-së?
- (VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
- (VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…


