Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, Apple do ta prezantojë serinë e saj të iPhone 15 me 13 shtator.Raporti i ri citon disa burime me njohuri mbi çështjen që pretendojnë se operatorët amerikan të telefonave u kanë kërkuar punëtorëve të tyre që mos të marrin pushim me 13 shtator për shkak të një “prezantimi të madh të një telefoni të mençur”.
Sigurisht, kjo mund të jetë një lansim i cili nuk lidhet me Apple, por periudha kohore e bën të tingëllojë që kjo në fakt lidhet me gjigantin amerikan, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Thashethemet e fundit për iPhone 15 sugjerojnë se do ketë vija kufizuese më të holla dhe një kornizë titani në modelet 15 Pro së bashku me kamerat e reja dhe një modul periskopi në 15 Pro Max.
Modeli i thjeshtë iPhone 15 dhe modeli iPhone 15 Plus pritet të kenë prerje Dynamic Island, por ende nuk ka ProMotion 120 Hz.iPhone 15 Pro pritet të kushtojë 100 dollarë më shumë se paraardhësi i tij, duke filluar nga 1,099 dollarë, ndërsa 15 Pro Max supozohet se do të kushtojë 200 dollarë dhe mund të fillojë nga 1,299 dollarë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



