Author: Hamdi Kumanova

Një dibran gjatë është kapur me kokainë nga policia e Tetovës në orët e para të ditës së sotme, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se ai po qëndronte në një parking prapa një objekti hotelierik në Zherovjan të Tetovës. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Në portin detar të Durrësit vijon fluksi i udhëtarëve edhe në këto ditë të para të gushtit. Mbi 8.300 pasagjerë mbërritën në vend nga kjo pikë kufitare detare gjatë 24 orëve të fundit. Mëngjesin e sotëm me 3 tragete mbërritën 3 828 udhëtarë dhe 1 116 automjete, ndërsa në mbrëmje priten të vijnë dhe dy tragete të tjerë. Fluksi i udhëtarëve vazhdon të jetë në hyrje dhe shumica e tyre janë shtetas të huaj. Turistë dhe emigrantë nga vende të ndryshme vijnë të kalojnë pushimet veror në bregdetin shqiptar.

Lexo më Shumë

Në kufirin kroat, një nivel i lartë i një substance kancerogjene u gjet në patatet e skuqura me shije speci të prodhuara në Serbi, u njoftua në faqen e internetit të Komisionit Evropian. Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar nga dogana në kufi. Substanca Akrilamide nuk mund të gjendet në ushqimet e freskëta dhe formohet kryesisht gjatë përpunimit të ushqimit në temperatura mbi 120 gradë, si dhe në lagështi të ulët, që përfshin pjekjen, skuqjen dhe forma të tjera të përgatitjes.Zakonisht gjendet në bukë, patate të skuqura, drithëra mëngjesi, biskota dhe kafe. Siç njofton Agjencia Kroate…

Lexo më Shumë

Helmim nga ushqimi është raportuar në një resort për fëmijë në Ohër, njofton drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski. Sipas tij, pas raportimit të dyshimit është përcaktuar se ka helmim, ndërsa po vijon një procedurë e caktuar, ku po kryejnë aktivitetet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe AUV. “Kryesisht ka prodhime qumështi dhe mishi, përgatitje dhe përpunim të mishit dhe qumështit. Produkte që janë të lehta për t’u blerë. Duhet pasur kujdes për të parë nëse paketimi përshtatet kur blini. Duhet t’i kushtoni vëmendje edhe afatit të skadencës”, shton Babovski. Më shumë se 200 kilogramë ushqime që…

Lexo më Shumë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibish Zabelaj nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, sot i ka dhuruar 20 mijë kilogram miell, për familjet në nevojë. Këtë donacion, veterani Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në komunë, duke ja dorëzuar këtë donacionit, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që familjet përfituese të jenë nga lista e skemave sociale. Me këtë rast, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar veteranin e UÇK-së, Ibish Zabelaj, për këtë donacion, përmes së cilit do të përfitojnë familjet në nevojë, ndërsa e vlerësuar lartë këtë veprim të veteranit Zabelaj. closevolume_off…

Lexo më Shumë

Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet. Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës. Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime. “Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisim fokusin se kush hyn në Danimarkë,…

Lexo më Shumë

Një përleshje mes fiqnjësh ka ndodhur në Shuto Orizarë, ku përpos mjeteve të forta është përdorur edhe armë zjarri, ndërsa si pasojë është lënduar një 51 vjeçar dhe një i mitur. Policia për TV SHENJA, ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona. “Më datë 02.08.2023 zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.F (38) dhe S.N (31), që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në një parcelë në bulevardin ‘Brigada Maqedonaso-Kosovare” në Shkup kanë marrë pjesë në një përleshje fizike mes dy familjeve fqinje, në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit dhe…

Lexo më Shumë

Kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny pritet t’i shqiptohet të premten vendimi për akuzat e lidhura me ekstremizëm. Navalny është dënuar për përvetësim dhe aktualisht po vuan dënimin me burgim prej nëntë vjetësh, por akuzat e reja për terrorizëm rrezikojnë t’ia shtyjnë kohën në burg për dekada. Ai dhe mbështetësit e tij, i konsiderojnë të gjitha akuzat si të motivuara politikisht. Nvalny, 47-vjeçar ka thënë se pret “dënim stalinist” në gjyqin e 4 gushtit. Ai ka thënë se formula për ta kalkuluar dënimin e tij është e thjeshtë, pasi vetëm duhet marrë parasysh që prokurori ka kërkuar dënim prej…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e 18-vjeçares, e cila mbrëmë ka rënë nga lartësia e një objekti dhe si pasojë e plagëve ka vdekur. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “HETIM MBI VDEKJEN-Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Eshte raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartesia e nje objekti dhe si pasojë e plageve te marra ka nderruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,…

Lexo më Shumë

Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës shpalli rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të projektit rajonal EXPLO, i cili rezultoi në gjetje interesante pranë fshatit Lin, pranë Pogradecit, në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, njofton Flaka Nëpërmjet gërmimeve të kujdesshme dhe analizave të avancuara, ekipi i arkeologëve arriti në përfundimin se vendbanimi “Palafit” pranë Linit është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë. Profesor Hafner thotë se një nga rezultatet më të rëndësishme të projektit EXPLO është fakti se vendbanimet në rajonin e bregut të liqenit janë shumë më të vjetra nga sa pritej. “Këtë e kanë treguar…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet vlerëson se me dorëheqjet e ministrave nga BDI, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të amendamenteve kushtetuese, Mickoski dhe DPMNE menjëherë mund të bëhen pjesë e një qeverie në të cilën BDI nuk do të marrë pjesë, e më pas zgjedhjet e parakohshme. të jetë i organizuar. “Ata duhet vetëm të përfshihen në proces dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Përndryshe do të tregojnë se janë mendjelehtë dhe të papërgjegjshëm ndaj popullit të tyre dhe ndaj të ardhmes së vendit. Mickoski dhe DPMNE më shumë se një vit i kanë gënjyer qytetarët se gjoja…

Lexo më Shumë

Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani u turpëruan siç duhet për këtë Ilinden. E nderuan pa përmendur se është maqedonas dhe e keqpërdorën për të bindur popullin për ndryshimet kushtetuese, edhe pse mbi 80% e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese nën diktimin bullgar, akuzuan sot nga VMRO-DPMNE, percjell Flaka “Në vend që të shpenzojnë energji duke poshtëruar popullin e tyre, ata duhet të reagojnë ndaj mesazheve që vijnë nga Sofja në këtë ditë madhështore, të cilat janë krejtësisht negative për Maqedoninë dhe shtetësinë e saj. Pse heshtën Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani për festën e Ilindenit në Sofje, nga ku shtetarët më të…

Lexo më Shumë