Author: Hamdi Kumanova

Shumica kërkon nga opozita maqedonase t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese për shkak se janë plotësuar kushtet të cilat sipas tyre vetë Hristijan Mickoski i ka kërkuar. Nga LSDM-ja thonë se me dorëheqjen e ministrave të BDI-së, VMRO-DPMNE-ja është një hap larg pjesëmarrjes në Qeverinë e cila do t’i organizonte zgjedhjet e parakohshme. Para kësaj, opozita duhet të voton për ndryshimet kushtetuese. “Janë plotësuar të gjitha kushtet e parashtruara nga Hristijan Mickoski personalisht për ndryshimet kushtetuese. Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja munden menjëherë të bëhen pjesë e Qeverisë pa BDI-në dhe më pas të organizohen zgjedhjet e parakohshme. Gjithçka që duhet të bën VMRO-ja…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës, 32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka qenë për 2 mijë lekë. Reporttv thitë se dy autorët ia kanë kërkuar 32-vjeçares për të blerë ushqime por ka refuzuar. Në fillim e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur. Tre vajzat mes tyre dhe një 15-vjeçare do të hetohen në gjendje të lirë për…

Lexo më Shumë

Paris Saint-Germaini ia ofroi Barcelonës brazilianin Neymar si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Ousmane Dembeles në Paris.Futbollisti francez pritet të shitet nga Barça dhe ai e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Parkun e Princave”, gjë e cila pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.Kampioni francez pritet t’i paguajë 50 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit pasi e aktivizoi klauzolën “private” të lojtarit më 31 korrik, në ditën e fundit të afatit të saj.Sidoqoftë, mediumi spanjoll “Sport” raporton se Barçës iu ofrua ish-futbollisti i saj, Neymar, në formë huazimi nga PSG-ja, si pjesë e negociatave…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në lajmet e A2CNN në Shqipëri ka folur për dorëheqjet e dorëzuara deri tek kryeministri Kovaçevski nga ana e ministrave të BDI-së dhe ndryshimet Kushtetuese që pritet të ndodhin dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së me 18 gusht. Grubi ka thënë se vendi nuk e ka luksin që të humb këtë shansë dhe të pret 10-15 vite të tjera për integrim në Bashkimin Evropian, raporton indeks.mk “Mundësinë e kemi tani. Po i dorëzojmë dorëheqjet tona, le të votojë VMRO-DPMNE-ja. Në prill të vitit të ardhëshëm kemi zgjedhje presidenciale, në…

Lexo më Shumë

Kërkojmë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë. Paralajmërimi për rritje në shkallë prej 6,8 për qind është e padinjitetshme dhe ndihemi si qytetarë të dorës së tretë, thonë pensionistët e Prilepit që sot dolën në protestën e vetëinicuar para Shoqatës së Pensionistëve në qendër të Prilepit. Në rajonin e Prilepit ka afër 14.000 pensionistë, më shumë se gjysma e të cilëve kanë pensione më të ulëta se 15.000 denarë. “Kërkojmë rritje lineare, mjaft me përqindje. Nëse ata janë të kënaqur për veten e tyre me 78 për qind rritje, ne kërkojmë rritje për të paktën 3.500 denarë, së paku…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka hapur një rast në të cilin do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës dhe nenet 1, 2 dhe 3 të kontestuar në iniciativën e paraqitur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me nenet e kundërshtuara, siç thuhet në iniciativë, braktiset niveli i mbrojtjes që ofrojnë rregulloret ligjore pozitive dhe konventat ndërkombëtare dhe tentohet të vendoset një mekanizëm për të anashkaluar rregullat tashmë të vendosura. Parashtruesit e iniciativës deklarojnë se ekziston rreziku i trajtimit të pabarabartë të punëtorëve dhe diskriminimit nga ana e…

Lexo më Shumë

Nëna duhet të ketë mundësi që ta ushqejë fëmijën, t’i mundësohet gjidhënia gjithkund dhe gjithmonë, tha sot Mimi Kimovska Hristov. Në javën e gjidhënies Hristov apeloi deri te punëdhënësit që t’i mundësojnë nënave që të ushqejnë pa ndërprerje me gjidhënie fëmijët e tyre. “Është ilaç, është ushqim i pakrahasueshëm me asnjë formulë adaptuese. Është ilaç për fëmijët në botë. Ajo që duhet të bëhet te ne është ngritja e ndërgjegjes mjaftueshëm te të gjithë punëdhënësit, që të mundësohet gjidhënia e pandërprerë e gjidhënies së fëmijës nga nana e nënës së tij”, pohoi Kimovska Hristov. Doktoresha nga Instituti i Gjidhënies thotë…

Lexo më Shumë

Rusia e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”, duke pretenduar se ky shtet po i shënjestron diplomatët rusë jashtë shtetit. Një hap i tillë i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin. Qeveria ruse e ka publikuar urdhrin të enjten, përmes së cilit e kufizon në 27 numrin e stafit lokal që mund ta angazhojë misioni diplomatik norvegjez në Rusi. Në muajin prill, Norvegjia i ka dëbuar 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar për kryerje të aktiviteteve të inteligjencës, nën mbulesë diplomatike. Rusia është hakmarrë, duke i dëbuar 10 diplomatë norvegjezë, dhe ky hap për Norvegjinë…

Lexo më Shumë

Janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim dy të akuzuarit e Prokurorisë Speciale për pjesëmarrje në turma dhe në protestat e dhunshme të muajit maj në veri të Kosovës. Burgimi do të zëvendësohet me gjobë prej 7 mijë eurosh. Ivan Sekuliq është dënuar edhe me 2 mijë euro gjobë dhe afati i pagesës është 15 ditë. Më 31 maj, Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq janë kapur në piken kufitare në Jarinjë të cilëve iu kanë sekuestruar 4 sprejë, 1 piper sprej, 1 shufër metalike, 5 thika dhe një palë darë.

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike përmes konkursit publik do të përzgjedh logon partiake Lëvizja Demokratike nga sot i fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e konkursit të hapur për përzgjedhjen e logos partiake. Propozimet me logot duhet të dërgohen në formatin PDF në emailin zyrtar të Lëvizjes Demokratike – [email protected]. Potencojmë se nuk ka kufizime në ngjyra dhe përmbajtje, këtë do t’ia lëmë kreativitetit të vet qytetarëve” – thuhet në kumtesë.

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit dje mbajti fjalime në festën më të madhe kombëtare dhe shtetërore maqedonase, Ilinden, larg popullit, me siguri të fortë policore dhe mysafirë të përzgjedhur, akuzojnë nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, i cili së fundi u largua nga koalicioni qeveritar dhe kërkojnë që qeveria organizon zgjedhjet parlamentare. “Është tentuar të keqpërdoret kjo festë e ndritur, t’i apelohet Ilindenëve dhe kryengritjes, që gjoja të tregojmë guxim për ndryshimin e Kushtetutës, që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Është shumë e papërshtatshme që dikush të krahasohet me indianët ose me partizanët dhe t’i bëjë thirrje popullit, duke…

Lexo më Shumë

Në orët e para të së mërkurës është arrestuar një person në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë, pasi që të njëjtit i janë gjetur 788 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.“Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 02.08.2023 – 00:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin…

Lexo më Shumë