Paris Saint-Germaini ia ofroi Barcelonës brazilianin Neymar si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Ousmane Dembeles në Paris.Futbollisti francez pritet të shitet nga Barça dhe ai e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Parkun e Princave”, gjë e cila pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.Kampioni francez pritet t’i paguajë 50 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit pasi e aktivizoi klauzolën “private” të lojtarit më 31 korrik, në ditën e fundit të afatit të saj.Sidoqoftë, mediumi spanjoll “Sport” raporton se Barçës iu ofrua ish-futbollisti i saj, Neymar, në formë huazimi nga PSG-ja, si pjesë e negociatave që e kishin në qendër të ardhmen e Dembeles, përcjell “Gazeta Express”.PSG-ja e kishte blerë Neymarin për 222 milionë euro pikërisht nga Barcelona në verën e vitit 2017, ndërsa me atë rast katalunasit e kishin transferuar Dembelen në vend të brazilianit për 105 milionë euro nga Dortmundi.Neymar u rikthye sot në fushën e blertë duke shfaqur lojë fantastike në fitoren e PSG-së me rezultat 3:0 në një ndeshje miqësore parasezonale.Braziliani i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



