Dje gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij malazez ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj, ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu pas firmosjes së Memorandumit për Mirkuptim në fushën e digjitalizimit dhe siguris kibernetike, i pyetur për projektet në fushën e digjitalizimit në suaza të nismës “Ballkani i Hapur” deklaroi se procesi i Berlinit është një proces që përfshin të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithçka që është e dobishme nga bashkëpunimi në “Ballkanin e Hapur” nga aspekti digjital do të përdoret edhe për Procesin e Berlinit.
Ministri Aliu vlerëson që Procesi i Berlinit është ai eko sistem, në të cilin duhet investuar shumë si vend dhe si rajon me qëllim që të kemi transformim të suksesshëm digjital:
“Ne thamë së bashku me kolegun tonë, në takim, se transformimi digjital pa implementim të suksesshëm dhe komunikim me vendet do të jetë lokal dhe përveç zgjidhjeve në nivel lokal nuk do të jemi të dukshëm si rajon. Pra, unë jam për Procesin e Berlinit si i tillë dhe prandaj thashë se e tëra është kur ka gjithçka. “Ballkani i Hapur” është proces në të cilin janë aktive disa vende dhe gjatë asaj periudhe kemi pasur disa zgjidhje nga aspekti digjital. Në ato zgjidhje shpresoj se do të përfshijmë edhe shtetet tjera që nuk kanë qenë pjesë e atij procesi që të shfrytëzohen për procesin e Berlinit”- përfundoi ministri Aliu.



