Author: Hamdi Kumanova

MPB njofton se më datë 31.10.2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Prespanska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar R.L. (39) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti për disa vepra penale të kryera të “vjedhjes” dhe “vjedhjes së rëndë”. Ai është dërguar në Institucionin Korrektues – Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.

Lexo më Shumë

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha. “Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka filluar procedurë kundër një personi për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, sipas nenit 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari me qëllim i ka shkaktuar lëndime të rënda bashkëshortes së tij. Pas një debati të shkurtër verbal më 28 tetor në shtëpinë familjare, 67-vjeçari nga fshati Petrovec e ka sulmuar fizikisht gruan, duke e goditur me duar dhe me këmbë në gjithë trupin dhe në kokë, e ka mbytur dhe është përpjekur t’i lidhë këmbët…

Lexo më Shumë

Drejtori i një shkolle fillore në Binçë të Vitisë, është arrestuar më 29 tetor nën dyshimin se kishte ushtruar presion psikik ndaj nj gruaje për të votuar një kandidat të Listës Serbe. Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se i arrestuari është Dejan Kojiq. Derisa sipas Policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti është iniciuar si “Cenim i përcaktimit të lirë të votueseve”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar për një rast helmimi të një të mituri nga Gostivari, i cili si pasojë ka përfunduar në Qendrën Urgjente të Gostivarit. Sipas nënës së tij, alkoolin 16-vjeçari e ka konsumuar në objekt hotelerik në Gostivar. “Më datë 01.11.2025 në orën 02:45 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një i mitur i helmuar nga konsumimi i alkoolit. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një 16-vjeçar nga Gostivari, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, alkoolin e…

Lexo më Shumë

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike. Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg. Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Lexo më Shumë

Gjithsej 422 persona të sëmurë dhe të pamundur dhe tre të burgosur sot do ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë dhe rrethinën e Strugës Sipas tij, marrja e materialit zgjedhor zhvillohet pa ndërprerje, pas së cilës do të fillojë edhe votimi i personave të sëmurë dhe të pamundur në shtëpitë e tyre. Në territorin e Komunës së Srugës, qytetarët do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit në 101 vendvotime.

Lexo më Shumë

Mërgata kërçovare po i përgjigjet fuqishëm thirrjes për t’u rikthyer në vendlindje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Më shumë se 6.000 bashkatdhetarë pritet të jenë në Kërçovë deri të dielën për të marrë pjesë në votime informon Tetovasot. Ata do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili në raundin e dytë përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Kthimi masiv i mërgatës shihet si një shenjë mobilizimi dhe uniteti për të ruajtur drejtimin shqiptar të Komunës së Kërçovës, e cila prej vitesh ka qenë simbol i bashkëjetesës dhe angazhimit qytetar. Burime…

Lexo më Shumë

Defekti në rrugën “Indira Gandi” 101B është sanuar dhe furnizimi me ujë është normalizuar në orën 10:00, kumtoi NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup. Paraprakisht, për shkak të defektit të mbllësit F150mm në rrugën “Indira Gandi” 101B prej orës 9:30 pa ujë ishin konsumatorët nga rrugët “Indira Gandi”, “Guadalajara”, “Juri Rosenthal”, “Metohiska” dhe “Nov Zhivot”.

Lexo më Shumë

Ministria e Haxhit dhe Umrës e Arabisë Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës Sipas ndryshimeve, vizat e Umrës do të anulohen automatikisht 30 ditë pas lëshimit nëse pelegrini nuk ka hyrë në Arabinë Saudite brenda asaj periudhe, thonë burimet për Al Arabiya. Sipas të njëjtave burime, politika e re do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Vlefshmëria e vizës para hyrjes është reduktuar nga tre muaj në një muaj nga data e lëshimit, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë, nuk do të ketë ndryshim në kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit pasi pelegrini të mbërrijë…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën, më 2 nëntor, nga gjithsej 33 komuna ku do të zhvillohet votimi, vetëm tri gra janë kandidate për postin e kryetares së komunës. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), kandidate janë Sonja Stamenkova në Komunën e Maqedonska Kamenicës, e mbështetur nga koalicioni “Zgjedhjet Lokale 2025 – LSDM”, si dhe Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalija Dimitrieva në Demir Kapi, të dyja nga koalicioni “Maqedonia Jote – VMRO-DPMNE”. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, vetëm një grua u zgjodh kryetare komune –…

Lexo më Shumë

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 2 nëntor 2025 në orën 19:00, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet asnjë formë e paraqitjes mediatike zgjedhore. “Nëse gjatë ditëve të heshtjes zgjedhore mediat transmetojnë ose publikojnë çfarëdo informacioni, fotografie, materiali audio apo audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrës në zgjedhje; apo çdo formë raportimi që hapur ose fshehurazi mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si edhe të dhëna…

Lexo më Shumë