Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në seancën e djeshme të Qeverisë, prezantoi Raportin e parë për statusin e realizimit të projekteve nga Plani i Veprimit në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së. Raporti është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme, si koordinatore e procesit të përgjithshëm, bazuar në raportet tremujore për aktivitetet e kryera nga ministritë, institucionet dhe agjencitë qeveritare kompetente, njoftojnë nga MPJ. “Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që mbajti Dialog Strategjik me ShBA-në më 2 qershor të vitit të kaluar, në Uashington. Me këtë marrëdhëniet dypalëshe…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha derisa ka vlerësuar lartë aktin heroik të rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjskë, thotë se janë të përgatitur që t’i përgjigjen çfarëdo lloj sulmi. “Ne jemi të gatshëm për t’u ballafaqu me çfarëdo sulmi, si të kësaj natyre, por edhe tjera. A mund të ketë pasoja, edhe mund të ketë. Por ne jemi të përkushtum si Polici e Kosovës që t’i garantojmë Kosovës siguri, qoftë edhe me jetën tone”, thotë ai.

Lexo më Shumë

Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se flota ruse nuk është më në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi, dhe se gradualisht po largohet nga Krimea. “Deri tani, ne nuk kemi arritur kontroll të plotë të zjarrit mbi Krimenë dhe ujërat e saj fqinjë, por do ta bëjmë. Është vetëm çështje kohe”, tha Zelensky në një video fjalim në Samitin e Dytë Parlamentar të Platformës së Krimesë të mbajtur në Pragë, transmeton Telegrafi. Duke e përshkruar atë si një “arritje historike”, Zelensky tha se nuk ka “baza të sigurta” ose rrugë logjistike plotësisht të besueshme, për…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto me anë të një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit që vdiq në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Leshan. “Me një dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes. Kujtojmë se aksidenti i djeshëm ndodhi në rrugën rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan. Lëndime të rënda…

Lexo më Shumë

Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur në izolim, një ditë pasi aleatët e tij thanë se autoritetet ia kanë hequr të drejtën që të shkruajë materiale, që është mënyra e vetme që ai komunikon me botën jashtë. Përmes një postimi në llogarinë e Navalnyt në X – që më herët njihej si Twitter – u tha se kritiku i Kremlinit do të qëndrojë 12 ditë në izolim, pasi një zyrtar i burgut i ka shqiptuar atij dënim për një shkelje. Megjithatë, ende nuk është e qartë se për çfarë shkeljeje bëhet fjalë. “Jam rikthyer në qelinë e ndëshkimit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të martën për shtim të numrit të trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it. Në seancën e së martës është thënë se është ndryshuar vendimi sa i përket dërgimit të pjesëtarëve të ushtrisë së vendit për të marrë pjesë në operacionin e NATO-s, KFOR, duke rritur numrin për 35. Siç është bërë e ditur në faqen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO dhe konkluzioneve të arritura në mbledhjen e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të…

Lexo më Shumë

Përdorimi i “Chatbot”-eve si Chat GPT është një nga risitë që përdoren nga studentët e RMV-së për të gjetur informacione dhe për tu ndihmuar në sfera të ndryshme por, mundësia e keqpërdorimit të tyre për plagjiaturë hap debatin se a duhet lejuar përdorimi i tyre në universitete. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se nuk ka rregullativë ligjore për lejimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në arsim, ndërkaq të rinjtë me të cilët bisedoi Portalb.mk mendojnë se chatbot-et nuk duhet të përdoren për t’u shprehur dhe për të kopjuar ese dhe tekste akademike, por të shfrytëzohen si mjete për të marrë informacione gjatë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në dy ditët në vijim do të qëndrojë në Bruksel ku së bashku me rreth 20 shefa të shteteve nga vende të ndryshme të botës, do të marrë pjesë në Global getauej forum (Global Gateway Forum), nën organizimin e Bashkimit Evropian, ka njoftuar SÇE. Në kuadër të takimit të punës me Mbretërinë e Belgjikës, zëvendëskyeministri Mariqiç do të ketë takime dypalëshe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhej, me drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për politika të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian (GD NEAR) Gert Jan Kopman dhe me eurokomisarin për buxhet…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës, Vinicës dhe Zhelinës janë tri vetëqeverisje lokale që me kërkesën e tyre dhe me përkrahjen e pushtetit qendror do t’i shlyejnë detyrimet e tyre të maturuara dhe në këtë mënyrë do t’i përforcojnë kapacitetet e tyre financiare. Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe kryetarët e komunave – Bilal Kasami, Mile Petkov dhe Blerim Sejdiu nënshkruan sot marrëveshjen për shfrytëzimin e fletobligacioneve strukturore të emetuara nga Ministria e Financave për këto tri komuna, trasnemton Portalb.mk. Fletobligacioni strukturor është instrument i ri financiar, i cili u vendos me Ligjin e Financimit të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe u jepet…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se sot në periudhën nga ora 05:50 deri në ora 13:30 në zonën e Manastirit, Policia kriminale e SPB Manastir ka kryer 11 bastisje të banesave dhe lokaleve tjera për shkak të dyshimit për vepër penale, gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një peshore dixhitale, një grimcues, lëndë pluhuri, sende me gjurmë të lëndës pluhur, dy armë, pesë fishekë dhe mbi 20 mijë euro. “Gjatë këtij aksioni janë arrestuar B.P.(40), I.J.(42), V.M.(23), N.K.(43), G.B.(35), B.I.(31), K.T.(47), H.G.(28), R.M.(20), I.K.(22), V.K.(31) të gjithë nga Manastiri”. “Pas dokumentimit të rasteve do të dorëzohen raportet përkatëse”, thonë…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm dhe anëtari i lartë i BDI, Bujar Osmani ka komentuar funksionimin e koalicionit qeveritar dhe raporter me ASH-në. “Ne nuk kemi dallime në Qeveri, komunikojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrën më të përshtatshme. Nuk ka dallime në pikëpamje apo vërejtje për punën e partnerëve të koalicionit dhe kjo është e rëndësishme. Kemi marrëdhënie të mira ndërpersonal dhe bashkëpunim të mirë si ministra. Absolutisht nuk kam vërejtje dallime në veprime”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka konflikt në Qeveri mes partive të koalicionit. Ky prononcim i tij vjen pas…

Lexo më Shumë