Sindikata e Diplomatëve të RMV-së është e shqetësuar nga deklarata e fundit e ministrit Osmani për interesimin e tij të dukshëm vetëm për pagën e tij dhe në asnjë moment nuk i referohet pagave të ulëta që janë bërë standard në ministrinë që ai drejton. Nga atje thonë se është për t’u habitur që personit të parë të diplomacisë nuk i intereson se me sa të ardhura jetojnë diplomatët profesionistë. Ata shtojnë se Sindikata në disa raste ka paralajmëruar se paga mesatare në MPJ është nën mesataren në vend, e po ashtu është më e ulëta në krahasim me…
Author: Hamdi Kumanova
Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në qendrën tregtare East Gate në Shkup, konfirmon Ministria e Brendshme për A1on. Nga aty thonë se për momentin policia po kontrollon se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, ndërsa më shumë informacione do të kenë gjatë ditës. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin të shtëna në këtë qendër tregtare. Më 25 gusht të këtij viti, në garazhet e nëndheshme në East Gate po ashtu ndodhi një incident me armë.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po përpiqen të evakuojnë 5 shtetas tanë nga Gaza-një çift dhe një baba me dy fëmijë, njoftoi sot ambasadori jonë i ardhshëm në Izrael, Shpend Sadiku, përcjell TV21. Sadiku gjatë prezantimit të platformës së tij diplomatike në Kuvend tha se Shtabi i Krizës po përpiqet që të largojë shtetasit tanë, por që gjithçka varet nga hapja e pikës kufitare. “Këtë po e bëjmë çdo ditë. Ishin dy – një çift i martuar, ndërsa numri i fundit është pesë. Një baba dhe dy fëmijë të vegjël. Një pjesë e shtabit të krizës tani është përqendruar…
Një e treta e popullatës besoj që Maqedonia e Veriut nuk do të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, ndërkaq shqiptarët dhe maqedonasit janë të ndarë për çështjen më të rëndësishme të vendit – eurointegrimin. Këto janë vetëm disa konkluzat të cilat mund të nxirren nga të dhënat që “Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane” sot i prezantoi gjetjet nga hulumtimi anketues “EUROMETAR 2023”, e cila u zbatua gjatë shtatorit të këtij viti, njofton Portalb.mk. 30% e të anketuarve kanë deklaruar se RMV asnjëherë nuk do të anëtarësohet në BE, 17,9% vlerësojnë se për 10-14 vjet, 15,1% për 15-25 vjet, 12% prej 5 deri në 9 vjet, ndërkaq 10,2% për 5 vjet. 54,4% e të anketuarve vlerësojnë…
Policët nga SVR Kumanovë dje në ora 13:15 kanë privuar M.Z. (25) nga Kumanova dyshohet se në të njëjtën ditë ka hyrë në dy shtëpi në Kumanovë dhe ka marrë sende dhe para. Ministria e Brendshme bëri të ditur sot se disa prej objekteve u gjetën dhe iu kthyen pronarëve. M.Z. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.
Pensionistët e Tetovës sot kanë protestuar për herë të tretë dhe kanë bllokuar për gjysmë ore qarkullimin në hyrje të qytetit në udhëkryqet në bulevardin “Marshall Tito” dhe “Vidoe Smilevski-Bato”. Në protestë ata ripërsëritën kërkesat e tyre për rritjen e pensioneve minimale dhe rritje lineare të tyre. Nga Bordi iniciativës në Tetovë thonë se janë revoltuar nga, siç thonë ata, presioneve ndaj tyre se janë të motivuara politikisht. Letka Mishovska theksoi se nuk është kështu, por protestat po organizohen sepse pensionet e ulëta janë problem që pensionistët të ushqehen. “Kur hyjmë në dyqan, nuk na pyesin se cilës parti jemi.…
Deputeti Antonio Miloshoski nga OBRM-PDUKM para komisionit parlamentar, ku pas disa vitesh po i plotëson pozitat vakante të ambasadorëve në disa kryeqytete kyçe – Beograd, Tel Aviv, Pekin, Brasilia, Varshavë, Berlin dhe Bukuresht, tha se qëndrimi i Institucioneve shtetërore a përkon edhe me qëndrimin e Komisionit për Politikë të Jashtme në lidhje me ngjarjet tragjike në sulmin terrorist Izrael-Hamas, që ndodhi pak kohë më parë. Pjekuria në vetë shoqërinë tonë nuk krijoi kushtet për ndarje që ndonjëherë ndodhin në nivel të brendshëm, dhe ne shohim që ka tendeca që mosmarrëveshja globale izraelito-palestineze të bëhet një mosmarrëveshje vendore dhe e brendshme…
Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, informon se një përqindje e madhe e diplomatëve nga MPJ janë emëruar si ambasadorë. I gjithë grupi i drejtorëve në Drejtorinë e Ministrisë së Jashtme dërgohet në vende ku janë më të përshtatshme. “Një numër i vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, siç është ish-ministri i Drejtësisë Tupançevski i cili shkon në Beograd, si Ylber Sela që është gjerman folës dhe ka mbaruar në Vjenë dhe po shkon në Berlin. Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Krstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë diplomacisë, ndërsa të tjerët janë…
“NËSE VOTOJNË NDRYSHIMET KUSHTETUESE, DO T’I LËMË TË VENDOSIN KUR TË MBAHEN ZGJEDHJET” Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka dalë sot me një ofertë të re për VMRO – DPMNE-në. Ai tha se, opozita ka mundësi të zgjedh datën e mbajtjes edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare, por nëse i voton ndryshimet kushtetuese. Osmani vlerëson se, kjo mundësi është një ofertë fer nga ana e garniturës qeveritare. “Nëse i votojnë ndryshimet kushtetuese do t’i lëmë ata të vendosin kur do të jenë zgjedhjet. Kurdo që dëshirojnë. Sot, nesër, pasnesër – menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj se…
Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, informon se një përqindje e madhe e diplomatëve nga MPJ janë emëruar si ambasadorë. I gjithë grupi i drejtorëve në Drejtorinë e Ministrisë së Jashtme dërgohet në vende ku janë më të përshtatshme. “Një numër i vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, siç është ish-ministri i Drejtësisë Tupançevski i cili shkon në Beograd, si Ylber Sela që është gjerman folës dhe ka mbaruar në Vjenë dhe po shkon në Berlin. Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Krstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë diplomacisë, ndërsa të tjerët janë…
Gjatë ditës së djeshme mes fshatit Plasnica dhe Oraoec, komuna Makedonski Brod, ariu ka sulmuar një person të rritur, njoftuan nga Qendra e Menaxhimin të Krizave. “Personi është shpëtuar nga gjuetarët të cilët rastësisht kanë qenë në për gjueti në afërsi të vendit të sulmit, pasi kanë dëgjuar thirrje për ndihmë, kanë qëlluar disa herë në ajër, pas së cilës ariu ka ikur”, tha QMK. Personi i sulmuar është tmerruar dhe ka pësuar lëndime fizike.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,89 % në raport me vendimin e datës 19.10.2023. Nga data 25.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 84,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)

