Gjatë ditës së djeshme mes fshatit Plasnica dhe Oraoec, komuna Makedonski Brod, ariu ka sulmuar një person të rritur, njoftuan nga Qendra e Menaxhimin të Krizave. “Personi është shpëtuar nga gjuetarët të cilët rastësisht kanë qenë në për gjueti në afërsi të vendit të sulmit, pasi kanë dëgjuar thirrje për ndihmë, kanë qëlluar disa herë në ajër, pas së cilës ariu ka ikur”, tha QMK. Personi i sulmuar është tmerruar dhe ka pësuar lëndime fizike.
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,89 % në raport me vendimin e datës 19.10.2023. Nga data 25.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 84,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Në gjithë vendin nesër do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal. Në shtet kanë arritur 60.000 vaksina të cilat janë të dedikuar për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe punëtorët shëndetësor. “Për momentin për Tetovën kemi 2000 doza plus kemi me pagesë, për personat që nuk iu takojnë grup moshave të caktuara. Rekomandimi jonë është të vaksinohen, sepse mbron nga katër lloje të viruseve të gripit, dhe rekomandohet sidomos për personat me imunitet të dobësuar, po ashtu për personat që janë gjithnjë të eksponuar dhe e rekomandojmë”,…
Gjykata Penale Shkup, miratoi vendimin me të cilin, Muhamed Zekiri, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, menjëherë të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri. Në vend të kësaj, atij iu caktuan masa kujdesi, paraqitje në Gjykatë dhe marrje të pasaportës. Gjithashtu, për shkak ndryshimeve të Kodit Penal gjykata e rikualifikoi lëndën për Zekirin dhe filloi nga e para. Tani, në vend sipas nenit 353, paragrafi 5, ai do te gjykohet sipas nenit 353 paragrafi 4. Gjegjësisht, për dallim nga akuza e parë, tani akuzohet për vepër që dënimi është më i butë, njofton Portalb.mk. “Duke e pasur…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, mbrëmjen e djeshme ishte i fruar në emisionin “Click Plus”, ku ka biseduar për një mori temash, duke filluar nga aritjet e tij në krye të ministrisë deri te qëndrimet politike të ASH-së. I pyetur për partinë politike që është në pushtet gati 20 vjet, ministri Aliu tha se BDI tani më duhet të bëhet “update” dhe të kalojë në opozitë: “Nga aspekti teknologjik ju them se çdo sistem, qoftë ai operativ ashtu edhe ai aplikativ edhe pse janë shumë të sofistikuar ato prap kërkojnë ‘upgrade’…
Për shkak ndryshimeve të Kodit Penal gjykata e rikualifikoi lëndën për Muhamed Zekirin dhe filloi nga e para. Tani, në vend sipas nenit 353, paragrafi 5, ai do te gjykohet sipas nenit 353 paragrafi 4. Gjegjësisht, për dallim nga akuza e parë, tani akuzohet për vepër që dënimi është më i butë, njofton Portalb.mk. Për këtë është shpërbërë edhe këshilli gjykues dhe lënden e udhëheq vetëm një gjykatëse, ajo që ka qenë deri tani Fanka Jançuleva Mihailovska. Në ligjin e vjetër, në nenin 353 paragrafi 5, parashikohej se nëse keqpërdorimi i pozitës është kryer gjatë prokurimit publik, në dëm të…
Nga MPB njoftojnë se policia nga SPB-Kumanovë në afërsi të fshatit Ramanli kanë ndaluar J.S. (26) nga Goshinca të Komunës së Likovës. “Një sasi e madhe dru zjarri ahu është gjetur në kamion “Iveko” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, për të cilin nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Njëkohësisht nga kontrollimi i dokumenteve të bashkangjitura është konstatuar se numri në lejen e komunikacionit nuk përputhet me numrin e automjetit, për këtë arsye ekziston dyshimi se ka përdorur dokument të falsifikuar. Personi është ndaluar, ndërsa drunjtë i janë dorëzuar Policisë Pyjore Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër…
Procedurat gjyqësore pas padisë për shpifje të dorëzuar nga ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, duhet të zhvillohen në mënyrë sa më transparente, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. “Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) i bashkangjitet Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në dënimin e vendimit të gjyqkatëses Jovanka Spirovska Paneva, e cila më 13 tetor 2023, e mbylli seancën gjyqësore për rastin kundër IRL për publikun. Gazetarët e pranishëm dhe përfaqësuesit e publikut në këtë seancë gjyqësore, u detyruan të largohen nga salla e gjyqit. Poashtu, FEG mbështet procedurat ligjore të nisura nga…
MPB njofton se dje policia nga SPB Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara, me çka janë shqiptuar 252 masa. “Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup dje (23.10.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 177 masa për tejkalim të shpejtësisë, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë automjete automjete nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tre masa për kalim sinjali të mbyllur (drita…
Lufta madeonase është luftë për krijimin e një shteti evropian dhe avancuar, për integrim dhe standard më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët, një të ardhme progresive për të rinjtë, rhrkson LSDM. Sipas kësaj partie, lufta maqedonase nuk është për izolim, regres dhe shtangim, që është ofertë e patriotëve të rremë nga PDUKM dhe e Majta. “Patriotizmi i rrejshëm dhe bllokimi i rrugës evropiane çon në një eksod dhe emigrim të ri të të rinjve, në rrezikim të identitetit maqedonas. Prandaj, agjenda anti-evropiane është anti-maqedonase. LSDM së bashku me qytetarët do të sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë”,…
Ulja e temperaturave, sidomos gjatë mbrëmjes, ka bërë që shumë njerëz tani të kujdesen për mënyrën e ngrohjes, shkruan TV21. Çmimet e drurit për ngrohje lëvizin nga 75 deri në 80 euro për një metër kub, ndërsa një ton peleti kushton nga 240 deri në 330 euro. Qytetarët shprehen të shqetësuar për çmimet e larta të drurit, por edhe për koston e lartë të energjisë elektrike, sepse shumica ngrohen me rrymë. “Me rrymë, është shtrenjtë, kursejmë nga pak pasi që jemi vetë. Nuk është me ekonomike por, është me lehtë për na pleqtë dhe ma pak punë ka.” “Po i…
Është gjetur i vdekur një person në Istog. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. “Istog / 23.10.2023. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

