Dy persona janë arrestuar këtë të martë në Gjakovë, pasi dyshohen për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas policisë, të njëjtit në rrugën “Gaspër Karaqi” nga depoja e një biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshme në vlerë 100 mijë euro. “Me datën 24.10.2023 rreth orës 10:55, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën ‘Gaspër Karaqi’ në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro”,…
Author: Hamdi Kumanova
Një 47-vjeçare nga Draçeva e ka denoncuar vëllain e saj në Polici, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj, transmeton TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se “sot në ora 04:30 një grua 47-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 00:45 në shtëpinë në rajonin e Draçevës është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj Z.N”. Nga Policia thonë se po merren masat për zbardhjen e rastit.
D.J nga Shkupi (26) dje në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga një person, drejtues i autobusit privat. Siç njoftoi MPB-ja, D.J. dje pasdite, në ora 17:30 e ka lajmëruar rastin në SPB Shkup. Sipas raportit, sulmi ka ndodhur rreth orës 13:30 pas një keqkuptimi të mëparshëm. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes, Mark Shala, do të vazhdojë dëshminë edhe ditën e sotme, ku pyetjet pritet t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit të Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e viktimave. Ndryshe dje Mark Shala, ka thënë se gjatë kohës së luftës janë takuar vetëm dy herë me Pjetër Shalën. “Gjatë luftës jam takuar dy herë. Hera e parë ka qenë kur kemi ardhë në Kukës dhe jemi vendos aty. Dhe aty sipas informatave që kam pas ai ka qenë në…
Për të pestën herë sot do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Takimi i deputetëve do të mbahet në ora 13:00, në tentativë për ta krijuar Komisionin hetimor për dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore. Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, kundër…
Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Qëllimi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik, dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë. Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë. Iniciatorët te krijimit të saj u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit antifashist, SHBA dhe Britania e Madhe të cilët në pikën e 11 të Kartës së…
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosove. “Personat që janë larguar për në një shtet të tretë duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së. SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa…
Ngjarjet e 24 shtatorit përshkuan pothuajse të gjitha diskutimet në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilat u bë thirrje për vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Gjatë kësaj séance mori fjalë është ambasadori rus në OKB, ku kërkoi largimin e Njësisë Speciale të Kosovës dhe marrjen e veriut nën kontroll nga KFOR-i. E për këtë reagoi edhe profesori Enver Bytyçi. Ai në një shkrim në rrjetin social Facebook, tha se kërkesa e ambasadorit rus për largimin e forcave speciale është fjalë për fjalë e ngjashme me atë të Edi Ramës. “E tmerrshme! se…
Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të mbahet seancë gjyqësore për procesin ku ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk. Sipas paralajmërimeve paraprake, sot pritet të dëshmojnë Goran Anastasieviq dhe Bisera Zekiri, të cilët janë propozuar nga mbrojtja. Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa…
Komuna e Shtërpcës, paguan punëtorë për spitalin që nuk u funksionalizua asnjëherë. Madje kjo komunë, pas një dekade prej ndërtimit, ka vendosur ta rinovojë objektin që nuk ishte vënë në punë, meqë i njëjti është demoluar. Banorët e kësaj ane thonë se institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë sepse tash e shumë vite, punëtorët paguhen pa punuar fare. Qindra mijëra euro për pagat e 120 punëtorëve në shëndetësinë sekondare, ka planifikuar komuna e Shtërpcës në propozim buxhetin për vitin 2024-2026. Në tabelën që i përket shëndetësisë sekondare, për këtë vit, për punëtorët e këtij sektori ishin planifikuar rreth 166…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti e falënderoi Minxhozin për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij , si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme. “Ambasadori falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt”. “U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U…
Kryetari i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të hapë Konferencën vjetore për sigurinë kibernetike/TIK, e cila mbahet në Shkup në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, transmeton Portalb.mk. Siguria kibernetike/TIK dhe rritja e ndërgjegjësimit për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje të sulmeve kibernetike janë pjesë e prioriteteve në agjendën e Kryesimit të OSBE-së në vitin 2023. Konferenca e sivjetme e sigurisë kibernetike/TIK, e titulluar “Njerëzit, besimi, qëndrueshmëria: Ndërtimi i sigurisë kibernetike për të gjithë”, synon të forcojë sigurinë kibernetike dhe të ndërtojë një qasje kohezive politike midis aktorëve shtetërorë dhe palëve…

