Author: Hamdi Kumanova

Disa njerëz janë hospitalizuar në Austri pasi morën një version të falsifikuar të ilaçit për diabet Ozempik për të humbur peshë, thanë autoritetet, pasi Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar paralajmëroi për përhapjen e stilolapsave të rreme Ozempik në të gjithë Evropën. Zyra Federale e Krimit të Austrisë tha se nëse nuk do të ishin trajtuar menjëherë, personat që kishin marrë ilaçin e falsifikuar mund të kishin vdekur, transmeton Portalb.mk. “Shiringat mund të merren ligjërisht nga mjekët vetëm përmes farmacive ose mjekëve që kanë farmaci në shtëpi. Në këtë rast, shiringat me siguri janë marrë në një mënyrë tjetër”,…

Lexo më Shumë

Nga Doganat bëjnë të ditur se në veturën me targa të Suedisë janë konfiskuar 20.000 euro, të cilat sipas Doganave, shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka tentuar t’i fusë në vendin tonë pa deklaruar. “Gjegjësisht, më 22 tetor, shtetasi i Maqedonisë i cili drejtonte veturën me targa suedeze, në hyrje të vendit deklaroi se me vete kishte vetëm rreth 10.000 euro, edhe pse kishte gjithsej 29.950 euro. Për shkak të dyshimeve, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë zbuluar një sasi të madhe të monedhave pas mbrojtjes nga diellit të drejtuesit dhe në hapësirën midis sediljeve të përparme, të…

Lexo më Shumë

Në rrugën për në fshatin Vicë mëngjesin e sotëm është gjetur një ari i vogël, i cili ka ngordhur pas përplasjes, supozohet të një makine. “Mëngjesin e sotëm, në ora 08:25 në numrin 112 një person i punësuar në Parkun Nacional “Mali Sharr” ka lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Vicë , rreth 1 km para fshatit, ka ngordhur një ari i cili me shumë gjasë është përplasur nga një makinë”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Ndërkohë raportohet se një ekip I MPB-së ka inspektuar vendin e aksidentit dhe trupi i ariut i është dorëzuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski vlerëson se BE dëshiron që ta shikon Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane, duke vlerësuar se “ne jemi vendi më i mirë në rajon”. Për vizitën e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen e cila është paralajmëruar për në fund të këtij muaji, Kovaçevski tha se në takim do të bisedohet për procesin e skriningun, investimet, por edhe për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. “Ne jemi një vend që aktualisht është më i miri në rajon dhe sigurisht që Bashkimi Evropian, i cili tashmë ka nisur procesin e reformimit të vetvetes dhe…

Lexo më Shumë

Historia e suksesit të qendrës tregtare Palma Mall nga Tetova vazhdon. Kemi përfunduar 9 vite punë të suksesshme si lider në rajon me vënien në punë të kapacitetit të ri modern, më të madh, më bashkëkohor dhe me marka ekskluzive. Palma Mall si qendër tregtare, së bashku me pjesën e re që është aktualisht në ndërtim dhe do të hapet zyrtarisht për vizitorët ditën e premte më 27 tetor, mbulon 77.000 m2, nga të cilat 38.000 m2 janë me qira për klientët, 22.000 m2 janë parking të brendshëm. hapësirë në 2 nivele nën zero. Për kënaqësinë tonë dhe tuajën,…

Lexo më Shumë

Arben Fetai thotë se, Aleanca për Shqiptarët nuk ka hyrë në qeveri për tu akomoduar me BDI-në, por për t’i dhënë mundësi vendit dhe shqiptarëve “Arben Taravari si mjek dhe kryetar i ASh-së tha se BDI-ja është kancer i shoqërisë. Azir Aliu si profesor i IT-së dhe ministër i shoqërise informative tha se BDI-së i ka hyrë virusi. Më qartë nuk mundet. Secili në gjuhën e vet po thotë se BDI nuk guxon të amnistohet por se duhet të shkojë në opozitë. ASh ka hyrë në qeveri jo për t’u akomodu me BDI-në por për t’i dhënë…

Lexo më Shumë

Nga pushteti subjekti i ndryshimeve kushtetuese po anashkalohet sepse nuk kanë fusha suksesi. Nëse flasim për arsimin, nuk ka tekste shkollore, nëse flasim për pensionistët, ka pakënaqësi, nëse flasim për financat, ka shumë borxhe, nëse flasim për komunat, ka subvencione dhe mbështetje të dobët për komunat. Ata nuk kanë tema të tjera dhe ne nuk kemi ndërmend të votojmë për amendamentet kushtetuese siç janë ato nën shantazh nga shteti i tretë dhe mbesim në atë qëndrim, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski. Sa i përket zgjedhjeve, Miloshoski për “Kanal5” tha se OBRM-PDUKM propozon një zgjidhje të denjë, që ato të…

Lexo më Shumë

Që nga prilli ka një rritje reale të pagave. Efektet e krizave nuk i ndjejnë vetëm qytetarët tanë, por ndjehen edhe në Evropë dhe në botë. Sfidat ende mbeten sepse ka lëvizje gjeopolitike të cilat ndikojnë edhe ndaj tregjeve, deklaroi sot ministri i Financave Fatmir Besimi. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Besimi tha se që nga prilli pagat nuk po rriten vetëm në mënyrë nominale, por realisht, sepse inflacioni po ulet. Ajo që është më e rëndësishme, sipas Besimit, nuk është vetëm që pagat realisht të rriten, por rritja reale e pagave të jetë e qëndrueshme. “Në asnjë…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftojnë se paratë për kuponët fiskalë të skanuar gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator qytetarët do të mund t’i marrin në muajin nëntor, përcjell TV21. “Ju informojmë se pagesa nga “TVSH-ja ime” bëhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar fatura fiskale. Për tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator) 2023, pagesa do të bëhet në muajin nëntor”, thonë nga DAP për TV21.

Lexo më Shumë

“Maqedonia dhe Shkupi janë të pasigurt me Oliver Spasovski dhe LSDM-në. Nuk kalon asnjë muaj që të mos ndodhë ndonjë përleshje apo vrasje në qendër të Shkupit. Për shtatë vjet kirminelët e nëntokës përleshen në rrugët e Shkupit, në qendra tregtare dhe kafenetë e Shkupit dhe Spasovski jo vetëm që nuk bën asgjë për t’i kapur kriminelët, por edhe na bind se qytetarët janë të sigurt”, thuhet nga VMRO. “Maqedonia është i vetmi vend ku kriminelët mbrohen nga autoritetet, në vend që të sanksionohen prej tyre. Oliver Spasovski dhe MPB nuk mund të sigurojnë paqe. Edhe sa konfrontime kriminale dhe…

Lexo më Shumë

Nga të shtënat me armë në qendër tregtare East Gate Mall pasditen e djeshme kanë mbetur të plagosur dy persona, nga të cilët është goditur lehtë Rade “Shtekli”, ndërsa personi që ishte me të ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas informacioneve jozyrtare, personi i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën ka inicialet DT. me nofkën “Kolumbo” i lindur në 2002. Jozyrtarisht ai konsiderohet si “dora e djathtë” e 37-vjeçarit Rade “Shtekli”.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me Ministrat e Shëndetësisë dhe delegatët e nivelit të lartë nga 53 shtetet anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, si dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe shoqërisë civile takohen në Astana të Kazakistanit në Sesionin e 73-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën (RC73), i cili zhvillohet nga 24-26 tetor të vitit 2023. Në fjalimin e tij, d-r. Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropë, e vuri në dukje Maqedoninë e Veriut si shembull të suksesshëm të përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor. Me qëllim të përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor, duke e…

Lexo më Shumë